Pas Patozit flet dhe Genc Ruli: PD duhet të jetë e qartë kundër aleancës me LSI

6 Shkurt 2016, 19:16Politika TEMA

Genc Ruli, gjykon se demokratet duhet te shkojnë ne zgjedhjet e ardhshme, vetëm me aleatet tradicionale. Ndersa Lulzim Basha ka qene evaziv ne pergjigjen e tij tek Zona e Lire per nje aleance me LSI, duke kundershtuar vetem nje aleance me PS, Ruli perserit kritikat e Patozit, per nje “Jo” te prerendaj kesaj tendence. Ne nje interviste ne Vizion Plus,  Ruli tha se opozita ka vetëm nje rruge per fitoren, rruge ku partia e udhëhequr nga Ilir Meta, nuk ka vend.

“Unë se di kush e ka shtruar çështjen për koalicion, dua te them për me tepër PD është nje force politike historike, ne pushtet ka ardhur dhe është mbajtur ne pushtet me votën qe ka marre nga elektorati i saj dhe per me tepër ne kete komplikim, po e quaj ne thonjëza komplikim qe i është bere skenës politike shqiptare ku kemi 3 faktorë, kemi PD, LSI dhe PS. Unë do thoja qe do ishte mire te shkëputeshim nga nje fenomenologji qe ka nisur nga 2009, te treja këto forca te konkurronin me flamurin e tyre dhe te merrnin votat qe u takon dhe jo te dilnin para elektoratit me formula koalicionesh. PD padyshim do dali e vetme para elektoratit, e vetme me te gjithë aleatet e mundshëm qe ajo do mund te grumbulloje, partitë qe kane qene tradicionalisht aleate te saj dhe te matet para shqiptareve me besim, unë kam besim, te matet pikërisht me votën e saj ne skenën politike”, shprehet Ruli.

Por përtej koalicionit, hartimit te programit apo edhe denoncimit te problemeve te qeverise, per Rulin Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, duhet te zgjidhe disa problematika brenda vetes:

“PD vjen nga 2013 ku pësoi nje humbje elektorale, te cilën duhet ta lexoje se per cilën arsye elektorati, nuk e votoi. Pra e thënë ndryshe, PD duhet t’u tregoje shqiptareve qe jo vetëm është ndryshe nga modeli Rama i qeverisjes, por qe PD ka reflektuar dhe është ndryshe edhe nga ajo qe ka qene para 2013”, thotë ai.

A e ka treguar këtë ne fakt ?

“Besoj se po e bën. Unë dua te insistoj qe kjo duhet bere, këtu duhet te ketë fitimin e nje besimi te sinqerte nga elektorati”, shprehet Ruli

Por cila është rruga sipas Rulit?

“Rruga është pikërisht sjellja politike qe ke, fjala politike qe thua dhe bindja qe fiton mbi bazën e saj. Duhet te jete me konsistente ne disa qëndrime te nisura prej saj dhe ne pothuajse kemi hyre ne fushatën elektorale, edhe një vit e pak na ndan nga ajo, duhet te jete me dinamike ne organizmin e brendshëm te saj, te zgjidhi problemet e lodhjes se brendshme, brenda per brenda qe ka pasur ne keto 2 vjet, ne mënyrë qe te jete një detachment i përgatitur per nje beteje te vështire, siç do jete fushata e ardhshme elektorale”. 

Por qe prej 2013 kur humbi betejën e zgjedhjeve te përgjithshme, sipas Rulit demokratet ia kane dale te sqarojnë njerëzit përballë propagandës mashtruese te qeverise, qe tenton te zbukuroje nje realitet qe është i nxire duke parashtruar edhe alternative e saj se si zgjidhen problemet, e ne këtë beteje 2-vjeçare te opozitës, Ruli vlerëson nje arritje te rëndësishme”

“Po te marrim ka qene iniciativa e PD e konkluduar me sukses deri ne nivel ligji për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës, ndërsa une shoh shume pak vullnet nga mazhoranca per ta realizuar, kjo besoj qe është nje nga kontributet me te mëdha qe eshte dhënë nga opozita ne këto vite”.

Edhe pse zgjedhjet jane qershorin e vitit te ardhshëm, qe prej nisjes se 2016, PD po punon per një aksion disa planesh nga hartimi i programit, tek turi qe kryetari Basha pritet te nise neper Shqipëri, e deri tek protestat qe demokratet do zhvillojnë ne çdo qytet.

3 komente në “Pas Patozit flet dhe Genc Ruli: PD duhet të jetë e qartë kundër aleancës me LSI”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vetem aleanca PD-PS,demton LSI-ne,por kjo me sa duket s’ka per te ngjare.
    Ne politikat e ndjekura,PD-ja eshte stermunduar te duket “prostitute e ndershme”,duke ju “mbushur” mendjen nderkombetarve se po lufton krimin dhe korupsionin.
    Me elektoratin e saj besnik, eshte munduar ta karikoi duke e futur ne protesta te dhuneshme,kurse me shumicen e pa angazhuar ,eshte prej kohe e distancuar,duke pritur te bjere ne shporten e saj,si fik i pjekur.
    PD-ja brenda vendit nuk ka moral te denoj krimin me kriminel ne tribune,te denoj korupsionin me hajdute ne strukturat e saj drejtuese.
    Populli nuk genjehet me “mbeshtetjen” e nderkombetarve,perkudrazi,kujtoi deklaraten e Arvizut,per “burrin e shtetit”,solli aq shume zemrat,sa dhe sot nuk eshte larguar!
    PD-ja me shume se kur, ka nevoj per vetpastrim te rradheve te saj !

  2. wow says:

    O Genc a e dini qe no one u beson se ju jeni ndryshe nga viti 2013 perderisa nuk distancoheni publikisht nga ish kryetari i juaj Sali Profet Berisha. Ne arritem vendin e dyte ne zhvillim por aman gjithmone ngelem ne trazicion dhe me reforma te pa nisura e te paperfunduara.

  3. zoterinj bandite,kriminele ,antishqiptare,hajdute ,mizerje shqeto dhe Hiroshima e Shqiperise ;

    juve bleni nga nji pale dylbi dhe defreni me to duke e pare pushtetin vetem me to !se pushtet nuk merrni dot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje