Përplasje e frikshme trenash në Gjermani: 8 të vdekur dhe 150 të plagosur

9 Shkurt 2016, 12:01Bota TEMA

Një përplasje ballore mes dy trenave në Bavarinë e Epërme ka shkaktuar të paktën 8 të vdekur dhe 150 persona të plagosur.

Ky është bilanci paraprak i policisë gjermane.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Kompania hekurudhore Meridian ka shpjeguar se aksidenti ka ndodhur në një pjesë të rrugës që kishte vetëm një binar.

Ende mister se si ndodhi ky aksident.

Aksidenti ndodhi 50 km larg Mynihut mes trenave të të njëjtës kompani.

Disa vagonë të trenave janë shkëputur duke dalë nga binarët.

Nga përplasja janë dëmtuar edhe disa vetura.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Përplasje e frikshme trenash në Gjermani: 8 të vdekur dhe 150 të plagosur”

  1. Kritiku says:

    Mesoni te shkruani ju gazetare analfabete. Nuk shkruhet perplasje e frikshme, kur kemi te bejme me te vdekur. Nuk shkruhet “nje binar” dhe me poshte shkruani qe disa vagone kane dale nga binaret(shumes).
    Ku e keni mesuar kete metode te shkruajturi fjali-bllok? Nuk keni sjelle as edhe nje shkrim pa gabime drejtshkrimore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje