Pandeli Majko bën humor me lajmin e humbjes së palltos: U zgjua në një shtëpi tjetër

12 Shkurt 2016, 20:43Politika TEMA

Pas lajmit të publikuar në media se Pandeli Majko ka humbur pallton gjatë një takimi me të rinjtë, deputeti socialist ka bërë një sqarim me humor.

Duke përdorur nota humori, deputeti Majko thotë se “jo pallto, por xhupi u zgjua në një shtëpi tjetër”.

Lexova në median e shkruar që më kanë vjedhur pallton.

Sqarim: Kam ca vite që nuk vesh pallto.

Humor: Meqë në këtë vend vjedhja është një akt shumë, por shumë “pak” i përhapur, jam i prekur që dikush bën një publicitet të tillë.

Një xhup im, gjithsesi, i turbulluar nga ligjëratat e takimit “u zgjua” në një shtëpi tjetër.

Si lexues i faqes “jeta osh qef”, ky është ai momenti kur kupton se e majta ka detyrim rishpërndarjen e të mirave material”, shkruan Majko.

1 komente në “Pandeli Majko bën humor me lajmin e humbjes së palltos: U zgjua në një shtëpi tjetër”

  1. A.P.S Katharina die Große.Madona prej says:

    Pandeliu osht shum burre i drejt,i padjallzuar si kalam,tipik katunar qi i thot gjonat ashtu pa u mendu shum,i pals ne mes te tavolines pa e vra trunin shum dhe te bon te dhjesesh nga e qeshmja.
    Me pak fjal eshte kandidat ma i pershtatshem per drejtor te estrades se Tirones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje