Kore e Veriut vijon "shfarrosjen" e gjeneralëve

13 Shkurt 2016, 09:12Bota TEMA

Një tjetër gjeneral në Korenë e Veriut është ekzekutuar nga regjimi i Penianit, bën të ditur një agjenci koreano-jugore lajmesh.

Sipas burimit, Ri Yong Gil, shef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Koreane, është ekzekutuar për korrupsion.

Që kur ka marrë detyrën e liderit, të trashëguar nga i ati në fund të vitit 2011, Kim Jong Un ka “hequr qafe” të gjithë gardën e vjetër të gjeneralëve.

Një fat të tillë pësoi edhe Hyon Yong Chol, ministri i Mbrojtjes i ekzekutuar me një raketë për mosbindje dhe tradhëti.

Media të ndryshme, përfshirë ato perëndimore si CNN, e komentojnë këtë fushatë të liderit të ri si një përpjekje në rritje e tij për të ruajtur pushtetin, raporton TCh.

Analistët shtrojnë pyetjen, edhe sa do të durojë ushtria e vendit më të izoluar në botë këtë represion të Kim Jong Un? Për herë të fundit gjenerali Ri ishte parë në publik më 5 janar.

1 komente në “Kore e Veriut vijon “shfarrosjen” e gjeneralëve”

  1. Treviso says:

    Nuk kemi goje qe te flasim per kete femije nga trute, se kemi kryekriminelin tone qe ka 25 dhe akoma vazhdon me keq se ky. Ka nje dallim mes presidentit Koreano Veriore me kryekriminelin verior te tonin se, Ai i ben vrasjet publike, ndersa i joni i ben nefshehtesine me te madhe dhe shkon i qan diten neper varrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje