8 mln dollarë shpenzime në 2015: Ja si i shpenzoi SHISH

14 Shkurt 2016, 09:19Kronika TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror është institucioni që merret me ruajtjen e sigurisë kombëtare. Në dosa raste, ky institucion i drejtuar nga Visho Ajazi ka bërë kërkesë që të ketë fond më të lartë.

Gazeta “Shqip”, gjatë një vëzhgimi ka zbuluar se SHISH gjatë vitit 2015 dhe dy muajt e 2016 ka shpenzuar 8 milionë Dollarë përmes transaksioneve. Me të gjitha këto shpenzime, SHISH ka blerë lavatriçe, zgara metalike, bileta avioni dhe produkte të tjera. Kështu, për muajin janar 2016 është shpenzuar 310 milionë Lekë për furnizim dhe shërbimin e mensave.

Shuma më e madhe e shpenzimeve është bërë për mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike dhe pajisjeve të punës.

Në muajin janar të 20616, është bërë një pagesë 42 milionë Lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve, 50 milionë Lekë u paguan më 24 dhjetor 2015, më 11 dhjetor të vitit të kaluar u paguan 98 milionë Lekë.

Sa i përket udhëtimeve jashtë vendit, janë bërë disa tendera për të blerë bileta avioni. Për këtë janë shpenzuar 7 milionë Lekë të vjetra. Gjithashtu, në fund të vitit të kaluar, SHISH bleu dy lavatriçe 7 dhe 8 kilogramëshe.

2 komente në “8 mln dollarë shpenzime në 2015: Ja si i shpenzoi SHISH”

  1. sopiqoti says:

    Me i lumte SHISH-it.Keto shpenzime qe evidentohen keto “tregojne qarte” punen cilesore,preokupacionin,devotshmerine e ketij institucioni per sigurine kombetare.Vazhdoni o babam,vazhdoni keshtu edhe kete vit.Me ju lumte.

  2. kuq e zi says:

    janar te 20616 ??????
    ckeni pi kepurdha???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje