Rritet ndikimi rus në Ballkan, por...

14 Shkurt 2016, 09:22Rajoni TEMA

Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kulturore ruse kanë shtuar praninë në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Pjesa më e madhe e vendeve kanë aspirata integrimi perëndimor, por ndikimi rus në rajon po shtohet përmes investimeve të Rusisë në miniera, hotele, fabrika dhe në media.

Një këngë e re, mjaft e suksesshme maqedonase i kërkon Presidentit rus Vladimir Putin të vijë në Maqedoni dhe ta shpëtojë vendin nga BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara. Kënga mori shumë popullaritet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe luhet shpesh në radio dhe median sociale.

Rusia dhe Perëndimi kanë synime krejt të ndryshme lidhur me Ballkanin, thotë Janusz Bugajski i Qendrës për Politika dhe Analiza Evropiane në Uashington:

“Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s do të donin të shihnin antarësimin e secilit vend në këto organizata, sapo të përmbushin standardet, Rusia ka synimin e kundërt, do t’i mbajë këto vende jashtë NATO-s dhe BE”,- thotë zoti Bugajski.

Analisti thotë se edhe nëse Rusia nuk mund t’i integrojë këto vende ballkanike në organizata të kontrolluara nga Moska, si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ajo do që ato të qëndrojnë neutrale dhe të mos lejojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së.

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Paul Goble është i të njëjtit mendim. Ai thotë përmes Skype-it se Moska po bën ç’të mundet për të ndryshuar opinionin në Ballkan:

“Por mendoj se përpjekjet e Moskës për të ndryshuar kahjen themelore të popujve të Ballkanit deri tani kanë dështuar. Nuk jam aq i shqetësuar sa janë disa të tjerë”.

Z. Goble thotë se, kriza e refugjatëve po vonon përpjekjet e Ballkanit për integrim dhe shton se Evropa ka kaq shumë probleme të vetat për momentin, sa që nuk e ka të lehtë të integrojë anëtarë të rinj:

“Janë hedhur ide se një ndër arsyet për formën dhe përmasat e krizës së refugjatëve në Evropë është se Moska ka bërë sa ka mundur për ta nxitur dyndjen e kësaj vale njerëzish me qëllimin për të dobësuar Evropën që të jetë në pozitë më të fotë për të ndikuar në Ballkan dhe në Evropën Lindore”, raporton VOA.

Anketat e opinionit publik tregojnë se ndikimi rus po forcohet në Ballkan. Në Serbi një anketë tregon se 72% e popullatës ka pikëpamje pozitive për Rusinë dhe institucionet e saj.

9 komente në “Rritet ndikimi rus në Ballkan, por…”

  1. adi says:

    kur amerika e perdor shqiperine si hale te madhe
    qe do te depozitoje armet kimike te gjithe jevgjve te botes
    muxhahedinet e mbledhur nga gjithe jevgjiteria e botes
    me qeveri e qeveritare qe sillen me keq se nje pushtues
    patjeter qe cdo njeri qe i peshon truri te pakten 2 gr do shofi mundesi te tjera.
    (kur thashe cdo njeri nuk e kam fjalen per jevgjitet qe gezohen qe do ju vijne vellezerit e nje gjaku, dhe atyre qe mendojne akoma qe me armet kimike shqiptaret do mund te lanin duart)

  2. abc. says:

    Ku i pate Investimet, Organizatat, Shoqatat Kulturore Ruse ne Shqiperi !!!!!! Perse krijoni kete Ruso Fobi tek populli Shqipetar, keto jane shenjat e para te rikthimit te Diktatures (me diktatin se cila eshte e mira dhe cila Jo), perse nuk lejojne levizjen e lire te mendimit dhe Ideve !!!

    Edhe po ka ndikim Kulturor Rus, c’far te keqe ka pare Shqiperia nga Kultura (shkrimtaret, poetet, artistet, shkencetaret, turistat Rus), pervec perfitimeve.

  3. Leone-53 says:

    Une jam i pari (ne ndonje anket) qe do te kerkoja frenimin e kurves amerik ne Shqiperi sepse kudo qe ka shkelur ka mbjell terror.
    Sigurisht nuk do te kerkoja te afroesha me Rusine por do te pelqeja nje NEUTRALITET qe Shqiperise te pasur me det, lumenje, miniera, turizem etj. etj. do ti shkonte pershtat nje status i tille.
    Poshte politika e ndyre e politikanve skllever shqiptare!…

    1. Karatafutis Pashas Bushates says:

      Rusia po falimenton, keshtu tha Georg Sorros, ruset gjate sankcioneve po vuajn per buk,
      7 dit mbrenda javes ushqehen me qorben e tyre te famshme soljanka dhe kumpira te kalbet, vodken po e zavendesojne me ‘hladna voda’ dhe qaj rusi!

  4. Kevin says:

    Shkrim idjotesh per te kenaqur idjotet.

    Perse nuk thoni te verteten qe USA dhe perndimi Po na perdor si Kazan plerash dhe qe pas renejes se komunizmit kan kaluar 26 vite por demokracia mbeti nje mirazh.
    Apo qe shume vende europiane deshirojn te dalin nga NATO dhe nga monedha euro. Por rrin te deturuara nga presionet e USA

  5. Vetem te Bardhet jane te rendesishem says:

    Ky popull bojkaf Ballkanik nuk duhet lejuar ne Evrope. Nuk e kuptoj perse bojkafet e Shqiperise nuk i duan “jevgjit” muxhahedine? Per ne Norvegjezet Shqipetaret, Serbet, Greket, Arabet, Turqit, Iranianet njesoj jane. Eshte qesharake kur degjon bojkafet Shqipetar qe “shajne” Arabet si jevgj. Kujtoni se po ju kemi ne rrefene, ne Evropianet e Bardhe? Vazhdoni genjeni veten.

    1. Karatafutis Pashas Bushates says:

      Hahahahahaha, kur magjupi ngjyros floket blond, mendon qe u bo skandinav, edhe nese dhjete passporta skandinave t’i keshe, s’te bojne pune, magjup ke lind dhe ashtu do vdesish, andaj kot e ke!

      1. Vetem te Bardhet jane te rendesishem says:

        Vazhdo merru me magjypra apo jevgj. Per ne Sudezet njesoj jeni.

  6. “MonkeyDonkey-t” jan Sllavortodoks , jan anti-shqiptare dhe duke qene se ne pamje te jashte USA eshte proshqiptare ata e shikojne si rrezik per vendin e tyre . Plus qe jan te lodhur me politiken e BE . Nuk e di a e dini por MonkeyDonkey e ka marr statusin e vendit kandidat per BE qe ne 2005 , pra 11 vjet me pare dhe ende ska levizur gje per shkak te ngatrrimeve me Greqine .

    Serbia dhe Mali i Zi jan bere shtete fale Majka Rusise , normal qe e duan nenen e tyre . Plus dhe ata e shikojne USA si proshqiptare dhe anti-serbomalazeze.

    Shqiperia eshte fukaresha ne ket mes.

    Si i thone nje fjale ” Qingji i urte i pi dy nena” . Kshtu ishte politika e Tito Bossit qe i beri Jugot shtet .

    Ne s’dime ta bejme sepse kemi Lavire dhe Pedera injorante dhe idiote ne ate kurvament te degraduar .

    Prandaj edhe Amerika nuk na sheh me seriozitet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje