“Bomba ruse mbi spitale”: Tension i lartë mes Ankarasë dhe Rusisë

15 Shkurt 2016, 15:36Bota TEMA

Rritet tensioni në Siri. Akuzat e “Mjekëve pa kufij” drejt Rusisë rrezikojnë të përshkallëzojnë një konflikt që është tashmë i ndezur.

Sipas Observatorit sirian sulmet ruse kanë goditur një spital dhe një shkollë në Siri.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar Turqia që ka sfiduar hapur Putinin.

Por pala ruse thotë se nuk ka prova që të tregojnë se Rusia ka goditur spitalin fushor të “Mjekëve pa Kufij”.

Turqia këmbëngul se spitali është qëlluar me një raketë ruse.

Spitali ndodhet në qytetin siran Azaz ku Turqia ka kryer disa sulme ditët e fundit.

“Rusia dhe Siria po dhunojnë rëndë të drejtat e njeriut”, ka thënë kryeministri turk Davutoglu.

Ai shtoi se ashtu si kurdët e PYG, edhe Rusia me Sirinë po veprojnë si organizata terroriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje