Flet ish-gardisti i 21 Janarit, sot në krye të PS: Urdhëruesit janë në ish- kupolën e shtetit!

15 Shkurt 2016, 09:15Kronika TEMA

“Nuk ka ekzistuar ‘grupi i zjarrit’. Ai u shpik pas 21 janarit”. Agron Malaj, ish-komandant i Gardës, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve, flet për herë të parë pas 5 vitesh.

Në një intervistë për “Panoramën”, Malaj thotë se emërtimi “grup zjarri” është krijuar dhe përdorur nga ata që janë përgjegjësit e vërtetë të vrasjes së 4 personave në bulevard, më 21 janar të vitit 2011.

Sot Malaj është drejtori i OSHEE-së për Divizionin e Burrelit dhe kryetar i Partisë Socialiste Mat, i anatemuar nga politikanët dhe media për ngjarjen e 21 janarit, por dhe emërimin e tij në këto detyra.

Megjithëse Malaj flet për herë të parë pas një periudhe 5-vjeçare, sërish ai tregohet i rezervuar për shkak të faktit se kjo ngjarje po hetohet nga drejtësia shqiptare.

Kryefjala e prononcimit të gardianit Malaj është fakti se, më 20 janar 2011, nuk ka dokumente të shkruara për “grupin e zjarrit”, ndërkohë që kjo është “shpikur” më 24 janar nga drejtuesit e Gardës së Republikës.

Dhe në fund akuza: “Urdhëruesit dhe përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit janë në ish-kupolën e strukturave të larta të shtetit”

“Duke marrë shkas nga debatet e fundit në Parlament, dua të informoj gjithë shqiptarët se “grupi i zjarrit” nuk ka ekzistuar më 21 janar 2011.

Kjo gjë mund të verifikohet “Nuk ka ekzistuar ‘grupi i zjarrit’.

Ai u shpik pas 21 janarit”, shprehet ai.

“Është vërtet për të ardhur keq se si ky repart apo ky grup është etiketuar “grupi i zjarrit”, nga persona dhe caqe të caktuara, për të shmangur gjithë atë situatë. Kjo bëhet nga njerëz që janë përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit.

Unë kam pasur në vartësi grupin e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve. Më 21 janar, ky seksion ishte në mbështetje të njësisë së dytë, te godina e Kryeministrisë”- thote ai

6 komente në “Flet ish-gardisti i 21 Janarit, sot në krye të PS: Urdhëruesit janë në ish- kupolën e shtetit!”

  1. adi says:

    rrofte rilindja
    nese ndonje cope mishi kishte ndonje dyshim tashme eshte cdogje e qarte
    kur u mor vesh se qeveria i kishte dhene delijorgjit 15.000 euro per stres ne burg , shkruajta me shaka mos u cudisni kur rilindja ti japi ndonje leke edhe agim llupos si i akuazuar per vrasjet ne bulevard.
    dhe kryetari i rilindjes nuk zhgenjen emeron kryesocialist ish komandantin e atyre qe qellaun mbi socialistet ne 21 janar
    nuk keni pare asgje akoma
    kujtoni se e tha per ata te PD ?????
    jo jo jo. per socialistet e kishte llafin.
    komandanti i grupit te zjarit te saliut ne 21 janar tashme ka rilindur si kryetar PS
    ose psh. Benet Beci drejtori i fondit shqiptar te zhvillimit ,ne zgjedhjet e 2013 ishte kandidat i PD per deputet ne shkoder
    vazhdoj ta shof akoma ne tv ne krah te rames prape si drejtor i fondit te zhvillimit. e sigurt qe edhe ky ka rilindur
    ku eshte problemi ketu???????

    1. Pilo Lala says:

      Do zbardhet se s’ben 21 Janari, se kriminelet jane ne Parlament.
      Kjo deshmi eshte shume domethenese. I lumte ketij djalit qe po jep te dhena, si u mbulua krimi nga Berisha.
      Grushti i atij Komandantit te Prendi te Mirdites, eshte fakt i dhunes qe ushtruan Bodyguardet e Berishes ndaj Gardes, per te vrare njerez te pafajshem.
      Njerezit u vrane 50 metra larg gardhit.
      Kriminelet jane Berisha, Kulici, Prendi, Basha.

  2. Shpresa V. says:

    O gazetar, sipas jush ai ka qene “gardian” d.m.th. roje burgu, apo “gardist” pra pjesetar i Gardes.

    1. Iliria says:

      Shpresa V.

      ne Albanistan nuk ka gazetare, por gazetashites.

  3. Bazar says:

    Eshte turp dhe njekohesisht per te ardhur keq qe mbas 5 vjetesh ky legen thote “diçka” duke mos thene asgje per ngjarjen e 21 Janarit 2011. Mbasi u manipulua nga krye pergjegjesi i 21 Janarit Edi Rama dhe me pas u perdor si nje vegel qorre nga ky i fundit po ne 21 Janar 2011, ky legen dhe kokkrra e legenit kujtohet mbas 5 vjetesh te na tregoje se kush jane urdheruesit e vrasjeve te 21 Janarit. Ky duhet te jete pa dyshim personi i pare qe duhet te hyje ne burg per shume aresye qe lidhen me kete ngjarje. Si shpjegohet qe personi qe opozita e atehershme e kerkonte me kembengulje te dorzohej ne prokurori si pergjegjes per vrasjet bashke me 5 te tjere ne ate kohe ne krye te gardes, tani ndodhet ne krye te PS-se ne rrethin e Matit, dhe gjithashtu drejtor i OSSHE-se per divizionin e Burrelit. A nuk duket kjo si shperblim i “besnikerise” qe tregoi ky legen ndaj krytarit te opozites se atehershme. Nuk ka se si te jete ndryshe. Po ta shohesh ngjarjen jo si militant i forcave politike, por si nje njeri krejtesisht indiferent ndaj politikes ne vend, duhet te analizosh dy gjera. Interesin per ta bere nje veprim te tille pra te vrasesh njerez ne mes te bulevardit, dhe pasojat qe vijne nga ky veprim. Po te analizojme qeverine e asaj kohe, une them pa piken e medyshjes se interesi i saj per te prodhuar nje ngjerje te tille ishte zero, ndersa pasojet do ishin maksimale. Ndersa per Edi Ramen(jo per PS-ne ne teresi) interesi ishte maksimal sepse mbas kesaj do mund te realizonte endrren e tij per tu bere k/minister, ndersa pasojat per te ishin zero. Pra duke e pare ne kete kendveshtrim, kujt i interesonte qe te prodhohej pa tjeter nje ngjarje e tille? Nuk ka asnje dyshim qe askujt tjeter veçse Edi Rames, po gjithmone duke gjykuar jo si militant por si nje njeri qe i dhimset vendi dhe njerezit e ketij vendi. Te dy pergjegjesit kryesor te ngjarjes, sot jane ne postet me te larta te drejtimit te shtetit, edhe pse ne pamje te jashtme duket sikur çdo gje shkon “vaj” midis tyre, ne brendesi jane dy armiq te perbetuar per njeri-tjetrin. Per hir te se vertetes, duhet thene se Ilir Meta eshte pegjegjesi pasiv i ngjarjes, sepse vertet ngjarja ndodhi per shkak te vjedhjes se tij me bllok ne dore, por duhet thene qe ky ishte vetem shkaku qe Edi Rames i duhej per te prodhuar ate qe tashme te gjithe e dime, ngjarjen makabre te 21 Janarit 2011 vetem e vetem per te realizuar endrren e tij per tu bere k/minister, dhe me pas per te na thene te gjitheve:”Prisni se nuk keni pare gje akoma”.
    E kam te qarte qe militantet e PS-se nuk do jene dakort me çfare kam shkruar, por shpresoj qe me nje llogjik te ftohte te fillojne ti therrasin aresyes. Mos me akuzoni per Berishist, sepse nuk jam i tille. Jam per nje zgjidhje ne te mire te popullit shqiptar. Kjo zgjidhje per mendimin tim mund te vije vetem duke i nxjerre jashte politikes tre forcat politike aktuale, si pergjegjese kryesore per gjendjen katastrofike ne te cilen ndodhet Shqiperia dhe shqiptaret.

  4. Alb says:

    Po deri dje ku ishte ky mostra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje