Turpi i forcave speciale franceze: Qeni “hero” Diesel u vra nga vetë francezët!

15 Shkurt 2016, 15:00Bota TEMA

Qeni “hero” i nuhatjes së eksplozivëve, i cili humbi jetën gjatë një aksioni të profilit të lartë antiterrorist në Paris, pas sulmeve të 13 nëntorit, ishte vrarë nga vetë trupat speciale, u konfirmua të dielën.

Trupat speciale jo vetëm që kishin vrarë Diesel, qenin që u bë i famshëm pas vdekjes në të gjitha raportimet në mbarë botën për sulmet terroriste të Parisit, por kishin plagosur fqinjë të pafajshëm dhe kishin rrezikuar jetën e pesë policëve të tjerë që po merrnin pjesë në aksion, sipas “Daily Mail”.

Mburojat e policëve ishin qëlluar të gjitha nga plumbat “Brenneke” që u përdorën nga forcat speciale franceze gjatë sulmit në një apartament në lagjen Saint­Denis në periferi të Parisit, në muajin nëntor.

Aksioni çoi në vdekjen e të paktën dy terroristëve që kishin marrë pjesë në sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 njerëz. Por ata që ishin brenda apartamentit kishin pasur vetëm një pistoletë automatike dhe nuk ishin në gjendje për të përballuar aksionin.

Publikimi i raportit për ngjarjen është një turp për trupën elitë të policisë franceze, RAID, të cilët kanë marrë nderime të mëdha për aksionin dhe profesionalizmin gjatë sulmit, raporton Panorama.

“Diesel u vra me Brennekes”, tha Jean­Michel Fauvergue, i cili komandoi operacionin nga RAID. Ekipi i tij përdor plumba “Brennekes” të prodhuara nga kompania gjermane “Brenneke GmbH”. Komandanti Fauvergue ka pranuar se të shtëna të shumta u përdorën për të vrarë Abdelhamid Abaaoud, liderin 26­vjeçar të terroristëve të Parisit dhe sulmuesin tjetër, Chakib Akrouh, 25 vjeç. Por kush­ Wrira e Abaaoud, Hasna Ait Boulahcen, edhe ajo 26 vjeçe, ishte bërë shoshë nga plumbat dhe humbi jetën gjatë sulmit, ndërsa përpiqej të dorëzohej.

Familja e saj ka nisur procedurat kundër RAID për vrasje, ndërsa të paktën dy fqinj të pafajshëm që janë goditur nga plumbat po konsultohen me avokatët e tyre mbi masat që duhet të marrin ndaj trupave speciale. Ata janë të huaj që jetojnë në Paris, por nuk kishin asnjë lidhje me terroristët.

1 komente në “Turpi i forcave speciale franceze: Qeni “hero” Diesel u vra nga vetë francezët!”

  1. Fotaqi says:

    Turpi ju mbulofte o police palaco

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje