Një elefant ka dalë nga kopshti zoologjik dhe ka shkallmuar 15 vetura.
Pasi ka dalë nga “Elephant Valley”, ai ka dëmtuar çdo makinë që i dilte para.
U desh pak kohë që ai të kapej nga punonjësit e kopshtit zoologjik në provincën Xishuangbanna.
“Elefanti sapo kishte humbur duelin me një elefant tjetër pasi u ndeshën për një elefant femër. Ishte i irrituar dhe i stresuar”, tha një punonjës i kopshtit zoologjik.
Për fat të mirë asnjë person nuk u plagos nga elefanti.