Blerjet online janë shtuar masivisht vitet e fundit por jo gjithmonë të vjen i njëjti mall që sheh në foto, sidomos kur vjen nga Kina.
E njëjta gjë i ka ndodhur një britanikeje që porositi fustanin e dasmës online në një kompani kineze.
Ajo porositi një fustan i cili dukej fantastik në foto por në fakt i erdhi një fustan tejet i shëmtuar dhe jocilësor.
Pjesa më interesante?
Kompania nuk i përgjigjet emaileve apo telefonatave të blerëses fatkeqe.