Lufta e dhunshme për të cilën askush nuk flet

18 Shkurt 2016, 13:53Bota TEMA

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë alarmante, me të cilën paralajmërojnë botën se në Jemen po zhvillohet “një nga katastrofat më të mëdha humanitare”, raporton Reuters.

Më shumë se 21 milionë banorë të Jemenit jetojnë nën nivelin e varfërisë, të shkëputur nga bota dhe në pamundësi të marrjes së ndihmave humanitare, transmeton Telegrafi.

Kreu i ekipit humanitar të OKB-së, Stephen O’Brien, ka deklaruar se Jemi ka nevojë për ndihmë, dhe ka akuzuar Arabinë Saudite se me bombardimet e saj disa mujore, po i pamundëson OKB-së të shpërndajë ndihma humanitare për popullatën.

“Që nga marsi i vitit 2015 kur Arabia Saudite filloi bombardimet, janë vrarë më shumë se 6.000 njerëz, duke përfshirë 700 fëmijë. Të paktën 7.6 milionë njerëz nuk kanë asgjë për të ngrënë, kurse më shumë se 3.4 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë. Përveç kësaj, sauditët nuk po i ndalin sulmet ajrore”, ka deklaruar O’Brien.

3 komente në “Lufta e dhunshme për të cilën askush nuk flet”

  1. katarakti says:

    Nuk flet njeri se keshtu i intereson Perendimit. Lufta ne Jemen behet ndermjet shiteve dhe suniteve. Arabia Saudite ka derguar trupat e saj atje per te mposhtur shitet, qe kane si aleat te tyrin Iranin. Prandaj edhe “bota” hesht. Kur u vra nje demonstrues ne sheshin Majdan ne Kiev e mori vesh halemi dhe kalemi. Se duhej permbysur me çdo kusht regjimi prorus ne KIev dhe duhej zevendesuar me nje regjim pro perendimit. Dhe u be hataja ne radio, gazeta, televizione dhe internet. Edhe ne Egjipt po behet nami. Klika ushtarake po vret dhe pret kundershtaret e saj njelloj si Pinoçeti dikur. por te gjitha kalojne ne heshtje!!!

    1. Genti says:

      Dhe kjo tregon qarte se mediat perendimore jane te kontrolluara dhe censuruara.

  2. grupi says:

    Cfar behet keshtu , prandaj o popull mos u qani ,ka dhe me keq .Keta duhet Europa ti marri sa me pare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje