Mes tensioneve politike brenda dhe jashtë sallës, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë plenare dy ditë pas festimeve dhe protestave të 8-vjetorit të Pavarësisë.
Jashtë godinës, Parlamenti është rrethuar nga një numër i madh forcash policore, ndërsa brenda tij ka prani të fortë të sigurisë.
Megjithatë, gjithë këto masa sigurie nuk penguan opozitën që të lëshonte gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, ndërkohë që pati edhe përleshje fizike në sallë.
Por pavarësisht gazit lotsjellës në sallë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli vazhdoi seancën duke lexuar deklaratën e rezolutës me anë të së cilës Kuvendi dënon dënimin e disa ish-eprorëve të UÇK-së nga ana e Serbisë.
Pas miratimit të kësaj rezolute, Veseli ndërpreu seancën, ndërkohë që në sallë punonjësit e sigurisë ishin të pajisur me maska kundër gazit.
Këtë të premte, në Kuvend paraqitur për shqyrtim 22 çështje, por jo ajo që ka të bëjë me zgjedhjet e Presidentit të Republikës, ku dy partitë qeverisëse, PDK dhe LDK pritet të dalin me emrin e Hashim Thaçit për këtë post.
Lidhur me ngjarjet reagoi zv.kryeministri Hashim Thaçi. Ai foli edhe për deklaratën e bërë në përvjetorin e Pavarësisë për protestën e opozitës kur tha se opozita u largua “me bisht ndër shalë dhe si qyqare”.
“Jam keqkuptuar për këtë deklaratë. Deklarata ime i referohej drejtuesve të opozitës”, tha ai.
“Këto janë veprime distancuese në raport me ligjin, demokracinë, qytetarët dhe rrugën tonë demokratike. Veprimi i sotëm është kundër perspektivës europiane të Kosovës, pasi në rendin e ditës kemi çështje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ne e ftojmë opozitën për përgjegjshmëri dhe sjellje etike. Do e çojmë deri në fund rendin e ditës. Zgjidhja e vetme është normaliteti”, shtoi Thaçi.
Cilin ka per Saliberishe opozita e Kosoves ?
Beni krahasim kosoven e titos me kosoven e talebaneve. Kur ishte me mir jeta ? Sinqerisht thoni !