Quo vadis Kosova? Pavarësia nën hijen e luftës për pushtet

17 Shkurt 2016, 09:16Rajoni TEMA

Korrupsioni, lufta për pushtet, dhuna dhe varfëria dëshmojnë paaftësinë e elitës politike të Kosovës. Por kësaj here zgjidhja e problemeve duhet gjeneruar nga vet politika dhe shoqëria, shkruan Vilma Filaj-Ballvora.

Quo vadis Kosova? Kjo pyetje shtrohej në fundshekullin e kaluar kur popullsia shqiptare nën Serbinë konfrontohej me shtypjen, privimin nga të drejtat si pakicë brenda një shteti të madh dhe luftën për mbijetesë. Shpresat e pasluftës në vitin 1999 u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë nga Serbia më 17 Shkurt 2008. Euforia dhe zelli për një fillim të ri në shtetin e Kosovës ishin të pamasa: mijëra mërgimtarë në Perëndim u kthyen në Kosovë për ta jetuar e ndihmuar shtetin e tyre që të rimëkëmbet. Por ylli i shpresës u shua shpejt. Pavarësia e fituar me mbështetjen e shumicës së shteteve perëndimore, por e kushtëzuar dhe nën mbikqyrjen ndërkombëtare, kompromiset e dhimbshme, por të domosdoshme për ta mbajtur në këmbë shtetin e ri multietnik, mungesa e përvojës dhe paaftësia e elitës politike për ta menxhuar pavarësinë, vështirësitë ekonomike dhe korrupsioni mbytës i zhgënjyen shumë kosovarë. Dëshpërimi arriti kulmin verën e 2014 me zgjedhjet parlamentare, rezultati i të cilave fliste qartë, se asnjëra nga partitë nuk mori besimin e plotë të zgjedhësve për të qenë mazhorancë solide qeverisëse. Arsyeja: asnjëra parti nuk ka ofruar deri më sot alternativë bindëse për zgjidhjen profesionalisht të problemeve në dobi të qytetarëve. Muajt e vakuumit të pushtetit deri në krijimin e qeverisë që me shume ishte nje „pazar” sesa marrëveshje e mirëfillë politike, patën efektin fatal me largimin e dhjetra mijëra qytetareve e qytetarëve nga vendi me shpresën për një jetë më të mirë sërish diku në Perëndim.

Braktisje dhe paralizë

Sot tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë pra shteti i ri konfrontohet me braktisjen prej popullsisë dhe paralizimin e jetës parlamentare. Prej muajsh kuvendi nuk funksionon normalisht. Madje siç po duket edhe zgjedhja e presidentit së shpejti – edhe kjo pjesë e pazarit politik – mund të katandisë me votimin në ndonjerin nga ankeset e sallës plenare. Ajo që është edhe më zhgënjyese është dhuna e përdorur për bllokimin e seancave parlamentare. Veprime këto të dënuara jo vetëm nga opinioni në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht. Është e pajustifikueshme që në shekullin e 21-të në një vend që pretendon të jetë pjesë me të drejta të barabarta në BE reagimi i të zgjedhurve nga populli është deri i dhunshëm duke hedhur gazlotsjellës e duke lënduar deputetët për të shprehur kundërshtinë ndaj marrëveshjeve të arritura midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Është po ashtu e pafalshme që mazhoranca nuk është në gjendje të gjejë gjuhën e duhur për ta ulur opozitën në tryezën e bisedimeve. Krijimi i fronteve të tilla nënkupton fatkeqësisht vetëm luftë kryeneçe për pushtet e aspak zell për të qenë në shërbim të popullit.

Dhe sërish pyetja: quo vadis Kosova? Ndryshe nga koha e luftës si dhe tetë vjet më parë kur zgjidhjet u arritën me mbështetjen e fuqishme nga jashtë dhe Kosova u fut në rrugën që kish dëshiruar, sot kësaj pyetjeje mund dhe duhet t’i përgjigjet në mënyrë imediate dhe absolutisht vetëm elita politike e vendit si dhe shoqëria civile kosovare. E vetmja alternativë mbetet apeli: kuvendoni së bashku e gjeni zgjidhje nëse e doni vendin dhe shtetin tuaj. Askush tjetër nuk mund ta zgjidhë “nyjen e re gordiane kosovare” të krijuar nga vet të zgjedhurit në Kosovë. Që shteti më i ri në Evropë të konsolidohet lipset funksionim i strukturave të shtetit ligjor demokratik. Këto struktura mund të funksionojnë vetëm nëse forcat politike në mazhorancë apo opozitë janë të afta të dialogojnë dhe të përballen me argumenta profesionale në kuvend.

Pra ku po shkon Kosova? Në kushtet se si Kosova arriti të pavarësohet – e besoj fort që për këtë të gjitha palët janë e në mos qofshin duhet të jenë të vetëdijshme, se kjo pavarësi mund të menaxhohet e konsolidohet vetëm duke integruar me të gjitha të drejtat pakicën serbe në Kosovë. Në këtë kontekst detyrimi më delikat para Kosovës është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe respektimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga Brukseli. Rruga është e pakthyeshme dhe kompromiset janë të pashmangshme, sado të dhimbshme qofshin ato. Demokraci do të thotë përballje argumentash, gjetje zgjidhjesh dhe kompromise. Dhe është pikërisht kuvendi tribuna e debatit dhe gjetjes së zgjidhjeve në dobi të qytetareve e qytetarëve të vendit.

Një detyrë imediate për t’iu afruar standardeve të BE-së mbetet aktualisht për Kosovën konsolidimi i jetës parlamentare. Në radhë të parë janë qytetaret dhe qytetarët e Kosovës ata që presin nga politikanët koncepte dhe zgjidhje të problemeve e jo konfrontime për përfitime dritëshkurtra dhe intersa pushteti. Sa mirë do të qe që ky sinjal ujdije të jepej si dhuratë në ditën e pavarësisë!

Evropa e vetmja alternativë

Tetë vjetori i pavarësisë, siç ka paralajmëruar opozita, sivjet do të kremtohet me protestën masive për rrëzimin e qeverisë. Nëse protesta do të artikulojë paqësisht në këtë ditë të shënuar kërkesat dhe pakënaqësitë, kjo është e drejtë legjitime në demokraci. Nëse protesta devijon në dhunë, – siç druajnë shumë në Kosovë – atëherë sërish shtrohet pyetja: quo vadis Kosova? Në tetë vjetorin e pavarësisë elita politike si dhe qytetarët e qytetaret e Kosovës duhet ta japin bashkarisht përgjigjen, se ku duan ta çojnë Kosovën. Unë e kam një përgjigje: alternativë nuk ka, jo dhunës, po dialogut, sepse Kosova është dhe duhet të jetë në Evropë. Në komunitetin e vlerave mund të bëhesh pjesë e barazvlefshme vetëm duke përqafuar dhe mbushur me jetë vlerat e demokracisë evropiane.

4 komente në “Quo vadis Kosova? Pavarësia nën hijen e luftës për pushtet”

  1. don baba i cubelit says:

    haa haaaaahaaaaaaaaaaaa!!!!!
    pse,ala shpreson perndimi se shqiptarqinjte e kosoves dhe shqiptarinjte e shqipnis do bejn shtet?
    ore!
    do vij milenijumi I ardhshem dhe titujt e gazetave do jen “ne kosov u vodhen zgjedhjet”
    “ne shqipni korrupsjoni ben hatan”!
    dhe ambasadoret e demokracies do sillen verdall duke deklaru “jeni ne rrugen e duhur”!!..haaaa haaaaaaaaa hhhaaaaa!!!!!!…….
    aqsa bohet jevgu mret
    po aq bo shqiptari shtet! ka thon Qinan Tafani nga manhatani
    aqsa hyp dhelpra n hardhi
    aq ben shqiptari shqipni!
    tha darvin skuth bupth zdrkukth popth lopthi ,ky shkrimtar I shquar nobelist perkrah is kadar karit
    sa rrjedh lumi per s perpjet
    aq ben dhe kosovsi shtet!
    tha americo vespuci nga kuci ky luftetar azgan qe luftoj me ballaban
    Kosovar o vlla I karit
    ke mesy ne perendim
    je vellau I shqiptarit
    binjak me manallin tim!
    thoshte gjergj fishta nga kallamishta me nji tuf ballista dhe zogista duke bo disa kanistra
    dhe shqiptari
    ky rrot kari
    qytetar
    prej katunari
    nga mengjezi ne agim
    fresk I bon
    hajdarit tim
    nga janari ne dhjetor
    I mshon karit vec me dor
    edhe sot e mot perjet
    e fshin sumen me gazet
    fry nga barku si thes bosh
    tasi supes mush me grosh
    me gamor ne autostrad
    e gjith bota shef estrad
    me qeleshe
    si klluf kari
    ngrefu shkrefu
    malokari

  2. Arti says:

    Nuk eshte me mire qe te jepni sa me pak lajme per Kosoven se na helmuan edhe ne keta mostra

  3. Alpet Blu says:

    Vdekja Kosoves i vjen pikerisht nga pseudointelektuale te tille, si kjo Vilma Filaj Ballvora, nga pseudogazetare te tille, si kjo Vilma Filaj Ballvora, nga keta moralizues pa moral te tille, si kjo Vilma Filaj Ballvora, nga keta kodosher te ceshtjes kombetare shqiptare, si kjo Vilma Filaj Ballvora, nga keta papagaj mercenare te ringjalljes dhe rikthimit te te drejtave te Serbise ne Kosove, si kjo Vilma Filaj Ballvora e DW-es, nga keto gjuheneperkat e lobeve proserbe te Brukselit dhe Washingtonit, si kjo Vilma Filaj Ballvora.

    Edhe luftetari i rradheve me te fundit te UCK-se se lavdishme shqiptare, edhe fshatari me i humbur ne fshatin me te thelle te Kosoves, edhe qytetari me paditur dhe me i pa informuar i ndonjeres nga qytezat me te thjeshta te Kosoves, e di, por sidomos, e ndjen me mire, me qarte, me ndershmerisht se sa kjo Vilma Filaj Ballvora, se cfare i duhej dje dhe cfare i duhet sot Kosoves, se cfare eshte Pazari i ndyre i Zajednices serbe- si varri i hapur i pavaresise se Kosoves, si monedha e kembimit dhe placka e tregut qe Evropa i paguan Serbise, Pansllavizmit dhe Panortodoksise per te mikluar dhe blere reportet e tyre me Rusine.

    Zonja Vilma Filaj Ballvora, leri per nje cast sherret, dhunen, protesten dhe gazin lotesjelles ne Parlamentin e Kosoves.

    Hidhi syte perqark neper bote, ne Lindjen e Mesme dhe te Larget, ne Afrike, ne Paqesorin Lindor dhe ne kufinjte lindore dhe verilindore te Evropes, aty ku fillon Perandoria e ringjallur Ruse, perfshire edhe metropolet e Bashkimit Evropian ku ndeshen te djathtat ekstreme ksenofobe, islamofobe dhe emigrantofobe, te ringjallur nga hiri dhe germadhat e ideoligjike nazi-fashiste.

    Cfare shikon e dashur zonjeza Vilma Filaj Ballvora, pikerisht tani, ne shekulli e 21-te?

    Pertej retorikave fallco dhe tryezave formale, mund te shohesh rikthimin e Luftes se Ftohte, vatra perveluese dhe vdekurprurese te luftrave reale, armatosjej, tanke, kryqezore, raketa, avione dhe drone, rikthimin, persosjen dhe sofistikimin e arsenaleve berthamore.

    Ne kete kuader kaq re trazuar, te neverit dhe te cgenjen tablloja qe zonjeza Vilma Filaj Ballvora na jep per Kosoven dhe sidomos, pershkrimi qe ajo i ben proteste se opozites kosovare ne parlament duke i meshuar formes se protestes dhe jo permbajtjes se saj, duke na sugjestionuar me shekullin e 21-te, me Kosoven “multietnike” me mbi 95% shqiptare dhe, me kerbacin e ndeshkimit e te mbeturit jashte BE-se nese, pulat kosovare nuk pranojme ne kotec ujkun serb te makiazhuar nga lobet proserbe Europiane.

    Do te doja shume ta kisha kete zonjezen Vilma Filaj Ballvora ne nje tryeze informale per nje interviste me vetem nje pyetje:
    – Shkruan keshtu sepse vertet mendon keshtu dhe ne rast se po do kishim rastin klasik te nje bibe gazetare torollake.

    -Apo shkruan keshtu sepse shefi yt I DW-es te ka dhene detyren te shkruash keshtu dhe ne kete rast do te kishim rastin klasik te shqiptarit qe per pese kacidhe eshte i gatshem t’ja ngule thiken mu ne zemer ceshtjes shqiptare.

  4. Alpet Blu says:

    Moderator,
    Cfaqe komentim që kam postuarqe mbrëmë në darkë.
    Nuk vlen dhe nuk i shërben debatit që ta postosh komentin mbasi ta fusësh shkrimin e zonjëzës Vilma në arshivë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje