A do të lidhet Shqipëria me Kroacinë nga ajri dhe deti (?)

16 Shkurt 2016, 09:38Rajoni TEMA

Takimi iministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto me ambasadoren e re të Kroacisë në TiranëSanja Bujas Juraga, fundjavën e kaluar tërhoqi vëmendjen e medias kroate, pasi u hodh ideja për vendosjen e një linje detare mes 2 vendeve, por edhe mundësia e një linje direkte ajrore, mes Zagrebit dhe Tiranës.

Portali “Total-croatia-news” në një artikull ngriti pikëpytjen nëse mund të lidhen me dy rrugë : ajrore dhe nga deti.

Turizmin i Kroacisë po lulëzon. Vendi po përfiton nga rritja e numrit të linjave ajrore të drejtëpërdrejta me rajone si Amerika e Veriut, Azia, por edhe Lindja e Mesme, qe shërbejnë për të ndihmuar transportin e turistëve në qytete dhe në plazhe.

Një vend qëështë afër Kroacisë dhe që ka lidhje të varfëra është edhe Shqipëria, e cils duhet të përmirësojë bashkëpunimin. Shteti i vogël i Ballkanit, Shqipëria ka brigje të njëjta detare dhe në mes ndodhet Mali i Zi.

Transporti mes dy vendeve ( Shqipërisë dhe Malit të Zi) është i kufizuar. Një udhëtim mund të zgjasë nga 6 deri në 12 orë, në varësi të trafikut në Mal të Zi dhe të pikave kufitare.

Sipas marrëveshjes për të cilën biseduan ministri Edmond Haxhinasto dhe ambasadorja Sanja Bujas Juraga, bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të ndryshojë në shtator, jo vetëm sa i përket linjës direkte të fluturimit mes Tiranës dhe Zagrebit, por edhe asaj detare.

Të dy palët ranë dakord për të ngritur një linjë të re direkte që do të lidhë Portin e Durrësit me pjesën jugore të portit të të Dubrovnikut të Kroacisë”, shkuan“Total-croatia-news”, raporton Monitor.

3 komente në “A do të lidhet Shqipëria me Kroacinë nga ajri dhe deti (?)”

  1. perkthysi says:

    lidhuni me tynel
    le ta quajm “tyneli I kombeve”

  2. Genti says:

    Shqiperia dhe Kroacia duhet te bashkepunojne per te zhvilluar dhe promovuar trashegimine ilire dhe turizmin e perbashket ne bregdetin Adriatik. Duhet te fillojme te rrisim bashkepunimin kulturor, te organizohen ekspozita dhe kerkime shkencore-historike te perbashketa. Si fillim duhet te bashkepunojne shoqatat e historianeve dhe arkeologeve dhe pastaj ministrite e turizmit per te zhvilluar nje oferte te perbashket turistike qe mbulon historiografine e bregdetit ilir.

  3. katnari prej kaljari says:

    Futini edhe nji teleferik…
    Do knoqen gjindja tuj flutnue
    mal m mal e koder m koder
    m hu n sum e n dor nji loder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje