Greqia në alarm, arrestohen dy xhihadistë të ISIS

14 Shkurt 2016, 12:04Rajoni TEMA

Dy persona të dyshuar si xhihadistë të ISIS janë arrestuar nga policia greke në Aleksandropolis.

Të dyshuarit janë dy qytetarë britanikë me origjinë nga Iraku, të moshave 28 dhe 22 vjeç.

Ata u arrestuan pasi policia u gjeti më shumë se 20 mijë plumba dhe një duzinë me armë në një kamper, në Faros, pranë stacionit të trenit të qytetit.

Një nga të dyshuarit rezulton se ka hyrë në Greqi në fillim të shkurtit dhe tjetri të premten.

Sipas alexpoli.gr, autoritet kanë arrestuar edhe një person të tjretë, edhe ai me origjinë nga Iraku, i cili ishte gjithashtu në një kamper dhe kishte me vete armë dhe municione. Sipas mediave greke, autoritetet po kryejnë hetime të tjera pasi besohet se ata do të ndërmerrnin sulme në Greqi.

1 komente në “Greqia në alarm, arrestohen dy xhihadistë të ISIS”

  1. undefined says:

    Ja nga ku vjen rreziku ore jevgjiter dhe jo nga opozitaret iranian qe do marre Shqiperia ore pushta vetem per poshteresira ju punon mendja ore skutha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje