Lufta kundër terrorizmit, Mbreti Abdullah: Me Ballkanin në BE ia dalim

14 Shkurt 2016, 15:14Rajoni TEMA

Shtetet e dështuara, zonat e konfliktit dhe ndasitë fetare janë terrene pjellore për terrorizmin. Ky ka qenë thelbi i fjalimit të Mbretit Abdullah të Jordanisë, në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Mynih, ku monarku jordanez është ndalur edhe te Ballkani dhe sfida, që ai po paraqet.

Ndërsa flet për rreziqet që paraqet grupi i Shtetit Islamik, të cilit ai i referohet me termin “Daesh”, Mbreti Abdullah thekson se mundja e tij në Siri dhe Irak është interes strategjik dhe i përbashkët.

Terrorizmi, të cilin ai e quan një kancer, ka nxitur dhunën dhe mungesën e humanizmit në kufij, ndërsa po josh individë në të gjithë botën. Sidoqoftë nuk mjafton fokusimi vetëm te “Daeshi” në Siri apo Irak, ndërkohë që të tjera grupe terroriste forcohen në Afrikë dhe Azi.

Është koha për një nivel të ri global veprimi, – thotë Mbreti Abdullah. – Dhe të gjitha vendet duhet të punojnë bashkë, si një aleancë e vërtetë globale.

“Ne, si arabë dhe myslimanë, kemi përgjegjësinë dhe detyrën të jemi në krye të kësaj lufte, në krye të betejës kundër Islamit të jashtëligjshëm. Kjo është një luftë për të mbrojtur besimin, vlerat dhe të ardhmen tonë”, tha ai. E duke u ndalur tek Europa, Mbreti Abdullah thotë se është thelbësore të mos injorohet sfida që paraqet Ballkani.

Vendet me shumicë myslimane në Ballkan meritojnë mbështetjen tonë, në mënyrë që të parandalohet kërcënimi i terrorizmit. Këto vende janë vija kryesore e frontit në luftën kundër ekstremizmit, teksa janë gjithashtu linja e parë e mbrojtjes. Asgjë nuk mund të jetë më e kushtueshme për Europën, sesa rritja e destabilitetit dhe ekstremizmit në Ballkan.

Ndaj është thelbësore të goditen ekstremistët në të gjitha anët, që kërkojnë të mbjellin ndasi në këtë pjesë të Europës. Sipas mbretit jordanez, sfida më e madhe sot është aftësia e disa eksponentëve, që të veshur me petkat e Islamit përfitojnë për të avancuar axhenda politike në Ballkan, që nuk janë në interes të Europës.

Kjo është di?ka, që të gjithë së bashku duhet ta parandalojmë – thotë Mbreti Abdullah, i cili në vijim bën apel për të drejtuar sytë nga vende si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Sipas tij, këto vende dhe të tjera në rajonin e Ballkanit, duhet të jenë pjesë integrale e arkitekturës së Europës dhe shtylla të sigurisë dhe prosperitetit, raporton TCh.

“Afrojini këto vende më pranë jush, si modele të bashkëjetesës, moderimit dhe tolerancës, në mënyrë që ato të bëhen linja e parë e stabilitetit të Europës. Nëse nuk veprojmë tani, rreziqet vetëm do të rriten; nëse nuk veprojmë të bashkuar, do të humbasim mundësitë për sukses”, përfundoi ai.

4 komente në “Lufta kundër terrorizmit, Mbreti Abdullah: Me Ballkanin në BE ia dalim”

  1. adi says:

    po keta sunitet e kane ne gen trapllekun apo ju injektohet kur behen synet?????
    ky legen eshte kaq i mbaruar sa i bente pune dhe nje tank i ndryshkur, qe nuk e donte as delijorgji.
    tani del e ben edhe analistin nderkombetar per ceshtjet e europes dhe terorizmit.
    bravo abdullah!!!
    ti shume mire mund te ishe dhe rilindas.

  2. nikolla says:

    islami nuk ka vlera se ky qe sot bajne terroristat nuk qenka islam po qfar ashte kur vrasin ne emer te MUHAMETIT VETE MUHAMETI KA PRERE ME QINDRA MIJRA KRENA TE PA FAJSHEM ISLAMI ASHTE NJE KANCER QE DUHET ZHDUKE PREJ DHEUT POR NUK ASHTE E LARGE DITA KUR FEJA ISLAME KA ARDHE ME TERROR DHE ME TERROR DO TE IKUN

  3. albaniafirst says:

    adi-ku e sheh problemin ti me fjalimin e mbretit jordanez? Une shikoj realizem ne kete fjalim. Europa, historikisht ka qene kunder shqiptareve, boshnjakeve dhe turqve duke I hapur me shume vend rritjes se radikalizmit.
    Tolstoi I madh ka patur nje shprehje qe e perdorte shpesh:
    “po ti thuash dikujt derr cdo dite, do vije koha qe do behet vertet derr”.
    duke lene vendet e mesiperme jashte bashkesisie europiane, Europa u hap rrugen urrejtjes dhe ndasive qe e demtojne ate me shume se keto vende. PErsonalisht, mendoj se Shqiperise nuk I duhet hyrja ne BE, pasi me teper humbasim se sa fitojme. Europa do te ishte me e interesuar per hyrjen ne BE te vendeve Ballkanike

    1. tt says:

      C lodhesh kot duke ja shpjeguar nje debili fetare pune jevgjitesh njerez te mpleksur pas Fes copa injorantesh u ka mbetur ora akoma ne Mesjete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje