A mundet ‘Rruga e re e mëndafshtë’ të shpëtojë ekonominë greke?

14 Shkurt 2016, 12:51Rajoni TEMA

Tetë mijë kilometra të kulturave antike lidhin djepin e qytetërimit perëndimor dhe lindor. Pikërisht mes këtyre rrugëve – që për herë të parë u quajt Silk Road (Rruga e Mëndafshit) në vitin 1870 – Genghis Kahn mbërriti në Europë dhe Aleksandri i Madh arriti pothuajse provincën kineze të Xinjiang. Bota helene dhe Europa Lindore përgjatë këtyre gjurmëve kanë ‘gdhendur’ matematikën dhe gjuhën indoeuropiane, ndërsa ‘fuzioni’ greko-budis influencoi zhvillimin e artit dhe filozofisë në Kinë dhe Indi.

Sot, Kina është tepër e angazhuar që t’i rikthejë Rrugës së Mëndafshit prestigjin e saj të mëparshëm. Projekti One Belt One Road (OBOR) përfshin më shumë se 140 miliardë dollarë në investime, i cili synon të lidhë më shumë se 20 vende përmes ndërtimit të korridoreve të reja të infrastrukturës detare dhe tokës midis Kinës dhe Europës. Një studim i fundit Carnegie-Tsinghua shtron çështjen nëse kjo urë e lashtë kulturore do të mundet të ndikojë pozitivisht Eurozonën, duke nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë greke.

Pavarësisht kolapsit të investimeve ndërkombëtare, Kina ka vazhduar të tregojë se nuk ka hequr dorë nga Greqia. Në të vërtetë, Greqia përfaqëson për Kinën, sikundër është përcaktuar nga ‘New York Times’ dhe ‘Wall Street Journal’, një nga nismat e saj më të suksesshme të tregtisë së jashtme.

Porti grek i Pireut është ndalesa e parë në Europë për pasagjerët e shumtë dhe Greqia mburret me flotën më të madhe tregtare në botë, që llogarit 60% të eksporteve kineze në mbarë botën. Që nga viti 2000, falë Cosco, Kina ka shfrytëzuar në mënyrë efektive madhësinë dhe rëndësinë e portit të Pireut, që kontrollon dy të tretat e trafikut të saj të përgjithshëm. Në vitin 2013, Pekini ra dakord të investojë 258 milionë dollarë në zhvillimin e portit, duke rritur fitimet greke me 12% dhe duke lehtësuar valën e privatizimeve që synonin e ashtuquajtura Trojka e FMN-së, BQE-ja dhe KE-ja.

Bankat kineze kanë përcaktuar edhe kredi në shifra të konsiderueshme për pronarët grekë të anijeve, të cilët kanë rënë dakord për të ndërtuar anijet e tyre të reja në Kinë. Bashkëpunime të tjera inkurajojnë programet kërkimore detare dhe të zhvillimit mes universiteteve të dy vendeve.

Ndërkohë, përmes kompanisë së ndërtimit të anijeve ‘Fujian Shipbuilding’, Pekini ka për qëllim të sigurojë akses në teknologjinë europiane, sidomos atë ushtarake, duke financuar marrëveshjet detare të armatimit vlerësuar në më shumë se 3 miliardë dollarë, që në këtë rast përfaqësojnë 7% të PBB-së greke dhe sigurojnë 190,000 vende pune.

Kina ka investuar gjithashtu 6.7 milionë dollarë në rikonstruktimin e aeroportit të Athinës dhe 1 miliard dollarë në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të Kretës, i cili do të bëhet aeroporti i dytë më i madh në Greqi. Ndërkohë janë rritur turistët kinezë në Greqi, ‘duke kërcyer’ 70% vetëm në vitin 2014, në 100,000 vizitorë.

Porti i Pireut, së bashku me aeroportet greke, përfaqësojnë një mundësi të madhe që Kina të zgjerojë praninë në Europë. Duke pasur parasysh përmasat e këtyre projekteve, qeveritë janë të detyruara të zbatojnë politika të hartuara për të rritur bashkëpunimin dhe bashkëfinancimin mes kompanive, aktorëve turistikë dhe aksionerëve ndërkombëtarë që synojnë fonde të Bankës Europiane të Investimeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që, pavarësisht presionit nga Uashingtoni, Banka Aziatike e Investimeve të Infrastrukturës ka fituar bekimin e Brukselit.

Projekti i ri, Silk Road, përfshin edhe ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lidhë Portin e Pireut me Europën Qendrore. Sipas studiuesve Zhang Lihua dhe Vasilis Trigkas, ky projekt do të financohet bashkërisht nga fondi i BE-së për investime propozuar nga presidenti i Komisionit Europian Junker dhe Fondi i Rrugës së Mëndafshit njoftuar nga presidenti kinez,Xi Jinping. Ky veprim jo vetëm që do të rrisë PBB-në greke, por gjithashtu mbart potencialin për të ripërcaktuar marrëdhëniet gjeopolitike në Europën Qendrore dhe Lindore.

Kjo është një zonë me interes të madh strategjik në Kinë, sikundër u demonstrua nga Samiti Kinezo-Ballkanik në Beograd pak më shumë se një vit më parë. Hekurudha e re do të ndikonte pozitivisht ekonomitë e Ballkanit dhe do të rilidhte korridoret infrastrukturore që do të përshkojnë Ukrainën dhe Rusinë nga lindja.

Rusia po rrit investimet në Greqi, për të krijuar një tubacion që do të përfitojë nga depozitat e mëdha të gazit në Detin Egje. Kryeministri grek, Alexis Tsipras, duket se ka qenë në dijeni të këtyre tendencave, dhe është fokusuar në një politikë të jashtme më agresive, duke ndërhyrë fuqishëm mbi rinegocimin e marrëveshjeve të rëndësishme mes institucioneve publike dhe investitorëve europianë, amerikanë, kinezë dhe atyre rusë.

Pavarësisht dështimit të këtyre bisedimeve dhe dorëheqjes së mëvonshme të kryeministrit (pasuar nga rizgjedhja e tij), prania e Kinës në Greqi dhe në Europën Lindore vazhdon të rritet. As dobësimi i fundit i renminbi (monedha zyrtare e Republikës së Kinës) nuk duket se ka ndikuar investimet e huaja të Pekinit atje.

Për më skeptikët, strategjia kineze kërkon të shfrytëzojë dobësitë europiane në mënyrë që të rrisë praninë e saj dhe të pengojë procesin e integrimit. Për më optimistët, nga ana tjetër, siç pasqyrohet në partneritet strategjik Kinë-BE, Kina dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj, por ajo ka nevojë për një Europë që është në gjendje të bashkohet dhe të jetë e pavarur nga SHBA në mënyrë që të mund të sigurojë konsensusim e Uashingtonit.

OBOR i Pekinit, jo vetëm që ka potencialin të stimulojë rimëkëmbjen në Greqi dhe në Eurozonë, por gjithashtu mund të ketë pasoja të rëndësishme për dialogun europian me Rusinë mbi situatën në Ukrainë dhe me SHBA-në, në lidhje me negociatat për Tregtinë Transatlantike dhe Partneritetit në Investime.

Për më tepër, rruga e re Silk Road bazohet në të ashtuquajturin Rritja paqësore e Partisë Komuniste që duke predikuar për harmoni neoliberale të interesave thekson se si paqja është mbrojtja më e mirë për investimet e saj. Investimet të paktën tani për tani dhe në teori, janë një nxitje e madhe për një euro të paqëndrueshme.

Icarus fluturoi larg nga labirinti i Kretës, Minotaur me krahë që Daedalus ia bashkëngjiti trupit të tij duke përdorur dyllë. Kushedi nëse Athina do të vendosë të fluturojë kaq lart dhe nëse flatrat e ofruara nga Pekini do të përfundojnë, si në mit, të shkrira nga dielli./Monitor

15 komente në “A mundet ‘Rruga e re e mëndafshtë’ të shpëtojë ekonominë greke?”

  1. kuq e zi says:

    te kesh floten me te madhe nuk don te thote te trasportosh me shume
    po jap nje shembull
    flota e peshkimit te greqise eshte 20% e totalit te flotes se BE-se por peshkimi qe ajo ben eshte 2%
    ndersa flota e peshkimit te danimarkes eshte 4% e totalit te BE-se por peshkimi i saj arrin 14% te peshkimit total te BE-se
    pra flota e greqise nuk i sjell asnje te mire arkave te shtetit meqe ato jane jashte taksave shteterore ketu pasurohen njerzit qe kane parate ne zvicerr e shtete te tilla

    1. abc. says:

      E kishe degjuar ne Albanistan o Koqe-Zi per floten detare Greke qe eshte e Para ne Bot, e kishe degjuar per respektin dhe admirimin e Botes per Antikitetin Lavdishem qe perfaqeson Hellada, …. keto dhe shume te tjera (si burimet minerare, energjtike, gjeopolitike…) do ti besosh kur ti thote Bota, se ketu ne kete Provinc te Ndyre Turke vetem Helino-Fobisma do te degjosh. Ja perse “goditen” Vellezrit tane Helen, per ate THESAR qe mban toka dhe historia e Shenjte Helene.

      SOLIDARIZOHUNI dhe pritjani gjuhen e gjarprit c’do kujt qe do te Helmoj Vllazerin tone shekullore. Dy gjera jane o do jetojme te lumtur ne Paqe duke u bazuar ne te vertetat Historike, o do te jemi nje Jete vegla te Islamizmit Otoman.

      1. Zigur Qarri says:

        Komentuesit te cilit ti pergjigjesh mor pleh,ka dhene vetem disa statistika,nuk ka
        ofendur,kurse ti ke zbrazur te gjith vrerin dhe arsenalin ofendues kunder shqiptareve,
        dhe me poshte thua “SOLIDARIZOHUNI dhe pritjani gjuhen gjarprit”,pa e kuptuar qe
        ne kete rast gjarpri je ti.Mjafton vetem ti mor pleh,mjafton vetem urrejtja jote,qe te
        bindesh qe greket dhe grekofilet jan armiqt kryesore te shqiptareve.Ik e lexo historime
        me pare mor debil,para se te shkruash.Deri sa te permbyset Bota nuk do te kete
        miqesi me greket,me ata qe jan munduar ta zhdukin nga faqja e dheut kulturen dhe
        shtetin shqiptare.Ik ore skuth,produkt anadollak!

      2. Nallbani says:

        @abc, ti magjupi i Kappodakia-s krenohesh me kulturen helene? Ti s’je asgje tjeter perveq nji turku pordhodox, qe per t’u dallua nga turqit sunit, e vjerre kryqin ne qafen
        e zeze qe ke, phyyyyyy race muti, lexoi veprat e J.Ph. Fallmerayer, aty do gjeshe identitetin tend!

    2. abc. says:

      Te renqethet trupi kur degjohen te tilla te verteta
      “pergjat ketyre gjurmeve Bota Helene e Aleksandrit te Madhe ka gdhendur matematiken dhe Gjuhen Indo Europiane, ndersa Filozofia Greko-Budiste ka influencuar zhvillimin e Artit dhe Filoofis ne Kine”

      Keto ti lexojne mire Arnautet Koqe-Zinjte, kur flasin per Shovinizma Alla Turke dhe per gjuhet e “Lashte” (e leshit) Shqipen, qe as “Mesharin e Gj. Buzukut” shkruar perpara 400 vitesh nuk mudet te lexojme.

      Lavdi Hellades se pa Vdekshme, te vetmit Komb 3.5 mije vjecar, qe njeh sot Bota, ne te njejten Teritor, me te njejten Gjuhe, me te njejten emertim Helada, me te njejten Kultur + Krishterizmin qe adoptoj dhe perhapi ne gjthe boten.

    3. Jorgo says:

      Greqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e nxirë, e zgjebosur, e sëmurë, me leprozë, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, e pafytyrë, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, tradhëtarja e Europës, e ndyrë, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, me borxhe, e pavarur ndihmojeni të gremiset.

      1. Kaqaki Senior says:

        T’a krahasosh Gerqine me Jugosllavine e viteve te 70dhjeta eshte ofendim, aso kohe ketu ne Peje kam pase rast te njoftoje autorin e njohur anglez Marvin Johns i cili kethehej nga Gerqia, e pyta se si eshte standarti i jetes atje ne kahasim me kete te Kosoves, m’u drejtua dhe shkurt tha: Kosova eshte Kaliforni ndaj Gerqise!

  2. tr says:

    Jo Kina por Zoti nuk ka cben me ne ate vend me 500 miliarden borxh

    1. abc. says:

      5oo miljard boxhe do te shuhen brenda 1 nate, ashtu sic ju ndgarkuan brenda 1 nate popullit Vella Grek (vella me ata Shqipetare qe kane ruajtur Identitetin e Primarit tone Skenderbe, dhe Jo me Hibridet Islamike qe kane zaptuar Arberin). Nuk eshte cudi keto qe them, keto kohet e fundit jemi mesuar me cudira me te medha.

      Mos u gezoni o Kerma, se nuk ka Mortje Hellada, ka mbijetuar 3.5 mije vjet dhe jo tani.

      1. tr says:

        Hahahaha mos u acaro o b…shitur se po na dhjet nga goja hahahaha o mjerim o mjerim

  3. Zigur Qarri says:

    Rruga e mendafshit eshte ne funksion vetem te ekonomise kineze,dhe ka te beje
    me shume me pjesen e mbrendeshme te Azise,per ti shpetuar nje bllokade te
    mundeshme(nga rruget detare) amerikane per lendet energjitike qe importon
    Kina.Ne plan afatgjate,tregu i eksporteve kineze dhe mineralet e shumta qe kan
    keto vende,ish republikat e BRSS si edhe Mongolia,Pakistani,Afganistani dhe Irani.
    Kina nuk eksporton teknologji moderne(ajo blen teknologji moderne ne Perendim),
    por mallrat e saj me çmime ekstrem te lira,mallra qe kan rrenuar shume ekonomi
    ne te gjith Boten.Eksportet e çelikut kinez ne Europe,jan shitur nen vleren e punes
    (subvencionuar nga shteti),kjo per te rrenuar kete industri ne Europe,megjithese
    teknologjia kineze ne kete drejtim eshte 100 vjet mbrapa asaj Europiane.Kjo do te
    thote,qe perfitimi nga investimet kineze eshte afatshkurter.Nje largim i mundeshem
    i kinezeve me pas nga keto vende(si rasti i Greqise), le shkretetire.Ballkani dhe Europa
    lindore kan nevoje per teknologji moderne dhe jo tregeti te perkohshme bakalli.
    Dhe kjo vjen nga reformimi i shkollave,ku nxenesit duhet te kalojn ne site,sidomos
    ne Shqiperi.Qe ne vitet 90-te,kam pare mijera studente kineze dhe iraniane ne
    Universitet Europiane qe studionin ne profile inxhinierike,ndersa nga vendet ballkanike
    dhe Europa lindore,studionin per ekonomi,shkencat sociale dhe arte!!!

    1. abc. says:

      Hajde te bindesh o Zigurr Qiri 1.5 miljard Kinez dhe nje 2 miliard te tjere qe Megas Alexandros (i biri i Fil-ipos) eshte Shqipetar dhe Jo Grek.

      Ne kete Burdello Turko-Islamike qe Jetojme vetem Genjeshtra dhe Mashtrime Historike mund te mesohen tek Shqipetaret, sidomos te Viktimat e brezit te Ri.

      1. Zigur Qarri says:

        O koqe kandari(qe mesa duket je lindur i tille),komento shkrimin e Gazes Tema,
        komentin tim(dhe mundesisht konkretizoje me ndonje pasazh ku nuk je dakord),
        ose shkruaj ate qe mendon ti!Kuptove o koqe?Ik e futi nje te pellitur tani!

      2. zz says:

        Ku ka me viktime se ry ore debil por ti nuk e kupton hahaha

  4. Akilis says:

    Po per Albanistanin cdo behet, se ajo eshte moderne, vetem 100 vjet shtet, produkt I tre Perandorive, Helene te Aleksandrit te Madh,700 vjet Perandori e Romes,1000 vjet Perandori Greke e Bizantit,500 vjet Turkye, vellazeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje