Drafti i Byrosë së Hetimit: Adriatik Llalla përplaset me Haki Çakon

20 Shkurt 2016, 09:12Politika TEMA

Drafti i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe referimet për korrupsion në Prokurori shkaktuan replika mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Gjatë analizës së vitit 2015, që Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi dje, dy drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese nuk kanë ndarë të njëjtin mendim sa i përket Byrosë së Hetimit.

Nga njëra ana, Prokurori i Përgjithshëm është shprehur se ka rezerva në lidhje me draftin e Byrosë, pasi, sipas tij, përmirëson ligjin e Policisë së Shtetit, por lë në hije forcën e prokurorit.

Llalla u shpreh se Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve, rreth një javë më parë

Ndërsa, nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka theksuar se autoriteti i Prokurorisë është primar edhe në Byronë Kombëtare të Hetimit. Llalla dhe Çako kanë mbajtur qëndrime të ndryshme edhe për referimet e Policisë, konkretisht të oficerëve të Antikorrupsionit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas kryeprokurorit, referimet e Policisë në Prokurori gjatë vitit 2015 kanë qenë të papërfillshme, ndërsa, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, janë dërguar mjaftueshëm dosje në Prokurori.

Byroja e Hetimit

Rreth një javë më parë, Unioni i Prokurorëve u shpreh kundër draftit të propozuar nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ata pretendonin se projektligji cenon rëndë pavarësinë e Prokurorisë, pasi nuk reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit 2015, që e cilësoi draftin në kundërshtim me parimet kushtetuese. Unioni kishte rezerva edhe për Komisionin e Pavarur të Rishikimit i përbërë nga ekspertë të vendosur nga misionet ndërkombëtare partnere.

Ky komision monitoron procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë, sikurse edhe vendimet për të larguar punonjësit e Byrosë. Kryeprokurori Adriatik Llalla u shpreh dje se ndan të njëjtin mendim me Unionin e Prokurorëve sa i përket Byrosë së Hetimit, raporton Panorama.

“Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve”, u shpreh dje Llalla.

7 komente në “Drafti i Byrosë së Hetimit: Adriatik Llalla përplaset me Haki Çakon”

  1. korçari says:

    Z. Llalla a nuk jeni i kenaqur me rezultatet e deritanishme per mbrojtjen e Berrishes&Co por doni akoma te sabotoni kete reforme jetike per te ardhmen e Shqiperise dhe te femijve tane .ZOTI paste meshire per ju.

  2. KOZi says:

    Ore perse kemi kaq probleme ? A thuhet qe SHIK eshte si CIA dhe Byroja qe flitet eshte si FBI. Nga kush mvaret FBI atje te kete varesine Byroja ketu. tung

  3. maks says:

    e keqja nuk vjen nga policia por gjyqsori sepse policia i kap keqberesit po prokuroria mshef faktet gjykata e korruptuar i nxjer keqberesat dhe puna e policis behet nul

  4. Tomorri says:

    Ti or qytetari Llalla po te them me plote gojen te lumte,te lumte se kur nuk te vijne aty ne zyre dhe te bejne ate formalitetin shqiptar te them perseri te lumte,por nga ky formalitet nuk do shpetoshe kurre as ti dhe as Berishizmi,kete vereni vath ne veshe se historia ketu do te behet dhe ketu do te lexohet.More mbrojtes i krimeve te tuat dhe te berishizmit a kujton ti se nuk do te kete drite jeshile per ate popull,jo more hirre se ai popull edhe ne ditet me te veshtira te jetes ka mbijetuare dhe jetuare por ti mor vemje çfar po ben nuk po e kupton ose te ka vene litarin ne fyte Berisha qe te vuri ne ate vend.Nje gje duhet te dishe mire ti vemje se ti dhe te tjere si ti kurre nuk kane per te perfaqsuare drejtesine e atij populli kete ne e kemi shume te qarte dhe presim me urtesi dhe mençuri shporrjen tende dhe te berishizmit ne shqiperi.Kjo e tere per ne popullin shqiptar do te kaloje si nje enderr e keqe qe u zgjat shume ne kohe prej 23 vjetesh,por çdo gje qe fillon edhe mbaron dialektikishte.

  5. albgraffity says:

    Kush polic do hetoj Sajmir Tahirin aman. Kta policat e shkret qe i ze gjumi ne autobuz?? https://youtu.be/wufz2NRKTLQ

  6. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    rrofte
    sali llalla
    lul berisha
    sali luli
    mut njeri pleh tjetri

  7. LORA says:

    Kur te qerohet kryeorokurori “uji me kos” do te nis te besoj se po hidhen themelet e sigurta te funksionimit te shtetit te se drejtes,,,,per shqiptaret e etur per drejtesine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje