Preshevë: Kryebashkiaku punëson dhendrin, nipat, krushkun në bashki

20 Shkurt 2016, 13:04Rajoni TEMA

Presheva, qytet me popullsi shqiptare, nga më të varfërat dhe me papunësinë më të madhe në Serbi, sjell një rast nepotizmi sa qesharak edhe të dhimbëshm, për faktin se askush, nuk e denoncon, duke e trajtuar këtë anomalitet, si normalitet.

Burimet e dritare.net, në Preshevë, raportojnë se Kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa, ka punësuar jo pak, por pesë të afërm të tij në Komunën që drejton prej vitit 2003 -2016, me vetëm dy vite shkëputje. Nipi, dy kushërinjtë e parë , dhëndri dhe babai i dhëndrit, punojnë në Komunë, ndërsa vëllai i tij është i përfshirëe në cdo punë publike të Komunës.

Naser Kamberi, ndihmës i Kryetarit të Komunës, është djali i xhaxhait të kryetarit. Fatlum Mustafa, shef i kabinetit, është djali i vëllait, Besim Mustafa, shofer i Kryetarit është edhe djali i xhaxhait të tij. Ardian Aliu, zyrtar në Zyren për Zhvillim Lokal, është dhëndër i Kryetarit, ndërsa Rexhep Aliu, udhëheqës i Drejtorisë për Inspeksion është babai i dhëndrit, pra krushku i Kryetarit.

Dhe në fund, Selami Mustafa, inxhinier elektrik, i kudogjendur në punët e Komunës, si rikostruksione rrjetesh elektrike, ndricim publik etj, është vëllai i kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafës.

Njihet kujdesi i madh i shqiptarëve për të punësuar familjen dhe gjithë të afërmit, kur janë në pushtet, por rasti i Kryetarit të Preshevës është nga më flagrantët dhe nuk ka të krahasuar më asnjë në trojet shqiptare, në trajtimin e Komunës që drejton si biznes privat.

1 komente në “Preshevë: Kryebashkiaku punëson dhendrin, nipat, krushkun në bashki”

  1. Milaim Derri says:

    Kjo që ju po bëni publike është e njohur për vite dhe nuk gjindet dot njeri t’ua thot troç këtyre matrapazëve. Ishte Riza Halimi që me vite bënte të njëjtën gjë që tani po e bënë Ragmi Mustafa. Po dialogove me preshevarët ( nga fshati apo qyteti ), të gjithë i mallkojn politikanët, por akoma më keq është që sapo soditin Ragmiun apo Rizaun, i përkulen atyre, sikur t’shihnin perandorin japonez. Një mik imi m’u hidhërua shumë para ca javësh kur ia kujtova se kushëriri i tijë ( Ragmiu ) i dha mirënjohje Vuçiqit duke harruar largimin e lapidarit po nga ai ( Vuçiqi ), vetëm që të përfitoj nga simpatia eventuale e tijë dhe intersit material që i vie atijë nga refugjatët fatkeq, që bëjn një ndalesë të padëshiruar në Preshevë. Burrat dhe Zonjat që ia donin të mirën Preshevës dhe shqiptarëve, janë larguar që moti në drejtim të Prishtinës dhe Tiranës, duke mos dashur të jenë dëshmitar të “kanibalizmit politik” të luginës. Tani që “burrat” janë minoritet në luginë, luajn Ragminjt dhe Rizat ashtu si i pëlqen. Por jo vetëm te ata qëndron faji, por edhe te populli që ka futur kokën në rërë dhe po pret të vie ndryshimi nga kosmosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje