Sulm me bombë në Siri: 46 të vdekur

21 Shkurt 2016, 15:00Bota TEMA

Të paktën 46 persona janë vrarë nga një sulm i dyfishtë të një shpërthimi makinë bombë në qytetin sirian Homs, njofton BBC.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e viktimave janë civil.

Nuk është ende e qartë se kush ishin sulmuesit e këtyre shpërthimeve, por i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS), tash e sa kohë ka vënë në shënjestër këtë zonë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje e përkohshme më Rusinë për një armë pushim të pjesshëm të konfliktit.

Kerry tha të dielën se ka arritur të bie dakord për kushtet e ndërprerjes, por theksoi se detajet për këtë armëpushim ende nuk janë zgjidhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje