Dhëndurët që ndotin gjithçka

22 Shkurt 2016, 09:47Politika TEMA

“Aktivistë të shoqërisë civile përleshen me policinë për të mbrojtur pemët e parkut të Tiranës”.

Në pamje të parë, tituj të tillë me aromë prej “Gezi parku” që mund të shfaqen në media, të vendit apo të huaja, do ngjallnin simpatinë e audiencës për protestuesit dhe antipatinë, më e pakta, për “ata që presin pemët”. Por ngjarjet e djeshme në parkun e Liqenit Artificial në kryeqytet kanë një sfond jo kaq semplist.

E thjeshtë në këtë histori është vetëm dënimi i rasteve të dhunës së policisë, që në disa momente ishte e panevojshme dhe siç tregoi reagimi i ministrit të Brendshëm, e dënueshme.

Do ndërtohet një “park brenda parkut”, për fëmijë të të gjithë grupmoshave. Këtë thotë bashkia e Tiranës.

Do betonizohet parku, thonë protestuesit, dhe më shumë se ata, thotë opozita e PD-së, nxitëse dhe protagoniste kryesore në këtë protestë, e cila ‘mori flakë’ me aktin e prerjes së disa pemëve për të zbatuar projektin, në fund të të cilit sipas bashkisë do mbillen edhe më shumë pemë. Kë të besojmë në këtë përplasje?

Ajo që duhet të shqyrtojmë me qetësi, është cv-ja e benzinë-hedhëses.

Një protestë e nxitur nga dy dhëndurët e familjes Berisha, njëri politik dhe tjetri familjar, për mbrojtjen e mjedisit, do ishte e barazvlefshme me një protestë të shoqatës së kasapëve kundër therrjes së kafshëve.

Vetëm pak dhjetra metra larg prej ngjarjes së djeshme, poshtë digës së liqenit, janë ende hapur gropat e super-pallateve me lejen e Lulzim Bashës, atij që për të perifrazuar një titull të DITA-s, “i premtoi Tiranës tramin dhe i dhuroi…”.

Lulishtari Basha, planin e gjelbërimit në kryeqytet e kishte menduar jo duke mbjellë pemë, por duke gjelbëruar me vazo tarracat e pallateve. Ndërsa dhëndrri Malltezi aq merak e kishte ruajtjen e mjedisit, sa nën “logon” e BB-së plaçkiti dhe masakroi trojet e bregdetit të jugut. Pa folur për vjehrrin e të dyve, që dha liçenca hidrocentralesh edhe për currila uji, ndërsa situatën mjedisore në vend, më e pakta, e çoi në pikën që moratoriumet për gjuetinë dhe prerjen e pyjeve të jetë urgjente, të domosdoshme dhe afatgjata.

“Epidemia” e kopjimit të protestës është sëmundje e vjetër në PD. Një herë “do jua bëjmë si në Ukrainë”, pastaj “si në Gjeorgji”, e kështu me rradhë. Kjo e fundit, protesta mjedisore, është rekord akoma dhe për Partinë Demokratike. Duhet të jesh në pikë të hallit si opozitë, që pasi ke rrafshuar e masakruar një republikë, me pyje e gëmusha, lumenj e dete, të kesh kurajon të ulërasësh për 10 pemë.

Ne dimë atë që dinë të gjithë: Në parkun e liqenit do përshtatet një mjedis lojrash për fëmijët. Nëse protestuesit e shoqatave mjedisore dinë diçka më tepër, le t’ua thonë të gjithëve. Dhe të protestojnë edhe më fort. Por të mos e ndotin reagimin e tyre me dhëndurrë e baxhanakë të partisë, sepse edhe kjo lloj ndotjeje është e rrezikshme, jo vetëm për mjedisin…./ Dita

5 komente në “Dhëndurët që ndotin gjithçka”

  1. Lennard says:

    Artikulli e shtron drejt problemin.Dhendrushi i Sale Vucidolit nuk ka surrat per te protestuar per mjedisin e aq me teper per nje vend pushimi per femijet e Tiranes

  2. Harillaqi says:

    Le te bejne çfare te duan maskarenjete pd-ke,kendi lojrave per femijet duhet te behet patjeter,se eshte per femijet tane,qofte te djathte,qofte te majte.Protestat nga pd-ke,jane te padrejta.Bashkia te vazhdoi punen e nisur.Se po u ngitem neve ne proteste kundra pd-ke le te gjeje vende te futet Basha dhe Berisha me gjithe dhendurret,piderast.Nuk doni ju te pd-ke dhe na plasi b…a.Cdo gje qe eshte per te miren e popullit,do behet patjter.

  3. Ai pis, palaco, hajdut, dhenderri I nje krimineli, po shpreson se Salia, do behet prap kryeminster E DO FUSIN DUART E PISTA, AI ME FAQEDJEGMEN, QE ZOTI E BERI ME SHENJE QE KUR LINDI, SI BIJE E NJE KRIMINELI E HAJDUTE, VODHI TRECEREKUN E DURRESIT, TANI SHPRESOJNE LIQENIN. SHEQERJA ME GJITHE RAM BERISHEN JA KANE DHUARUAR SHQIPERINE KETYRE KRIMINELEVE, GJAKPIRESVE. HARRAM JU QOFTE CDO VJEDHJE QE KENI BERE, CDO PERVETESIM TOKE JA U SJELLTE ZOTI TERS JETEN JUVE E PASAREDHESVE TE JUAJ. SI JA BETE SHQIPTAREVE JU JA U BEFTE ZOTI JUVE.

  4. Emigranti says:

    Ne tere boten, vecanerisht ne vendet perendimore, ska qytet pa parqe dhe park pa kend lojrash per fekijet e gjithe moshave.Kjo ndothte vetem ne vendin tone, dhe sidomos ne parkun e madh te kryeqytetit qe frekuentohet nga gjithe qytetaret. Faleminderit keshillit bashkiak dhe zotit Velia qe menduan per nje kend te tille. Pore e turpeshme eshte se eksponete destruktive te PD, e sidomos ata qe spajtohen me punerat e mira qe po ben zoti Velia jane hedheur ne sulm, vetem e vetem te krijojne trazira e pakenaqesira ne popull. Flamurin e ketesaj proteste dhe nxitjenper te ere zhurme dhe pakenaqesi e kane mare dhendri i saliut Malltezi, i biri qe na u be dhender perte dyten here SHkelzeni, sic i shikojme ne foto. Lereni kryetarin dhe nja dy tre honxho ponxho te tjere qe kerkojne te ritin kredibilitetin e saliut dhe Bashes, pore nuke e dine qe e varosin me keq pd. Edhe pse protestat jane te ligjeshme, sduhet te shendrohen ne te dhuneshme dhe te demtojne prone private apo publike. Ne keto raste duhet te mbahet qendrim, duke i hetuar e denuar personat pergjegjes. Demokracia nuke eshte anarshi. Pergezime zoti Velia qe po i ndryshon pamjen per mire, kryeqytetit per ta bere ate si kryeqytetet e perendimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje