Gazeta “Shqip” nuk do të dalë më në treg çdo ditë sikundër ka qenë deri më tani.
Drejtuesit e saj kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, me përjashtim të fundjavës, kur do të ketë një numër, raporton Lapsi.al.
Ndërkohë gazeta do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.
Ky vendim vjen pas rënies së lexuesve dhe rrjedhimisht uljes së tirazhit të gazetës, ndërsa kostot ishin të larta.
Numri i parë i “Shqip” ka dalë në vitin 2006. Kjo gazetë është pjesë e grupit mediatik Top Media, në pronësi të Vjollca Hoxhës.
numri i pare ka dale ne 2016?????………..ju jeni media online qe beni gafa edhe kur artikulli eshte 2 rreshta lulezoni…………….kurse Shqipi ku punonin……me qindra punetore te kualifikuar…….mbyllet
A i ke dy klase shkolle o mik. Lexoje mire, shkruan 2006 e jo 2016.
adeco e kane korigjuar me vone, se kur doli ne fillim ishte 2016, e pashe edhe une.
Viti u korrigjua pas verejtjes se mesiperme. ..
Or Ardec ku eshte gabimi i “vk”, se kuptoj?Ai mund ta di se viti 2006 me 2016 nuk ka asnje ndryshim ,ndaj lere ta shijoje!
“Tema” është një fletushkë ndërsa “lapsi.al” është versioni online i gazetarisë së rrugës, ku nuk funksionon asnjë parim moral apo kod etik gazetarie. Si të tilla, do jetojnë se përkojnë me psikologjinë fshatareske e lumenproletarve. “Shqip”-i ka qenë e do mbetet gazetë elitë, opinionformuese dhe zgjedhje informimi mbështetur në të vërtetën. Nëse versioni “Print” mbyllet, kjo i përgjigjet zhvillimeve të teknollogjisë së komunikimit. Ata që vazhdojnë të mbajnë gazeta me humbje nuk nisen nga biznesi si funksion, por se e duan atë si armë politike
Keshtu do ta pesojne te gjitha mediat qe i bejne fresk pushtetit dhe nuk mbrojne interesin publik.