Shqipëria është në listën e 50 vendeve botërore më të lira për të jetuar. Por, e krahasuar me vendet fqinje ballkanike, Shqipëria duket më e shtrenjtë, e renditur e 28-ta në këtë listë..
GoBankingRates ka kryer këtë renditje, shkruan gazeta prestigjioze Time.com, duke marrë në konsideratë 4 tregues të përballueshmërisë: fuqia blerëse, indeksi i qirasë, indeksi i çmimit të ushqimeve dhe i shërbimeve e të mirave, krahasuar me standardin e NewYork.
Sa i përket vendit tonë, fuqia blerëse është 58.8 % më e ulët, qiraja 90.8 % më e lirë, ushqimet 72 % më të lira dhe shërbimet e të mirat 64.4 % më të lira.
Shqipëria përshkruhet si një shtet i cili ndodhet në veri të Greqisë, sipas Time.com, me popullsi rreth 3 milion dhe e lokalizuar në Mesdhe.
Industritë më të mëdha të saj janë ajo ushqimore, cigare, tekstile dhe veshje.
Totali i çmimeve sipas artikullit shkon rreth 630 dollarë.
Por, një tjetër garë rajonale e humbur. Maqedonia shfaqet më e lira në rajon, e renditur e 10-ta më e lira në botë dhe e para në Ballkan, ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina e 11-ta, Serbia e 18-ta, Mali i Zi i 26-ti, raporton Monitor.
Në tërësi të listës, vendi më i lirë për t’u jetuar është Afrika e Jugut, ndjekur nga India.
Go banking rates nuke eshte gazete prestigjoze ne radhe te pare por portal mediatik, biles gati gati so ajo daily mail, qe eshte tabloid.
Nuk eshte shprehur asnje fakt ne lidhje me renditjen me siper, dhe nuk ka sesi afrika e jugut te jete vend me i lire per te jetuar, duke qene se 50% e popullsise vuan per buke.
Renditja me siper nuk sqaron se ne cfare bazohet? Bazohet ne lidhje me te ardhurat e vendasve apo te huajve?
Nese krahasohet me New York, nuk ka ses i serbia apo mali i zi te jene me te lire, sepse gjerat kushtojne goxha me shtrnjete ne mal te zi, sidomos drita e ushqime, kjo eshte 100% e sigurt.
Si e kemi arritur kete perparim ne shqiptaret, qe te ardhurat per fryme i kishim me te ultat ne rajone kurse cmimet me te shtrenjta ne rajone.
Kush ta ka thene ty kete?
Shqiperia ia ka te ardhurta per fryme me te larta se Bosnja, Kosovo, FYROMi dhe nje njesoj me serbine. Buulgaria dhe mali i zi i kane me te lartra, por cmimet me te larta gjithashtu.