Tiranë, nisin parkimet me lekë. Ja sa paguhet sipas zonave

24 Shkurt 2016, 18:06Sociale TEMA

Rruga ‘Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, dhe Bulevardi Deshmoret e Kombit jane dy rrugët e para që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetar që nuk është banorë i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi.

Kjo do të thotë se nëse një qytetar i Tiranës nuk është rezidentë dhe parkon makinën për 8 orë, atëherë ai do të paguajë 800 lekë të reja në rrugën Gjin Bue Shpata.

Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve, dhe ata qytetarë të cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi.

Bashkia është në proces për nxjerrjen e kartës për banorët rezidentë, të cilët nuk do të paguajnë për të parkuar makinën, në gjithë lagjen dhe zonën e tyre. Parkimi do të jetë me pagesë nga ora 8:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Aktualisht bashkia ka ngritur një kabinë pranë stadiumit “Dinamo”, ku një punonjës jep biletat për çdo makinë që parkohet. Nëse tejkalohet orari për të cilin është paguar, apo nuk është vendosur bileta në xhamin e parë të makinës, atëherë vendoset gjobë 3 mijë lekë. Policia Bashkiake e cila do të monitorojë makinat e parkuara, ka të drejtë t’i vendosë bllokues të goma, çdo makine që nuk paguan.

Në Tiranë do të jenë 71 rrugë me pagesë, ndërsa rrugët e lagjeve do të jenë për të parkuar makinën vetëm banorët rezidentë. Tarifa për zonën B do të jetë 40 lekë ora, ndërsa për zonën C 20 lek ora.

Rrugët që do të jenë me pagesë

Çamëria

Asim Vokshi

Bulevardi Gjergj fishta

Bulevardi Zogo i I

Ibrahim Rugova

Dedë Gjo Luli

Rruga e Kavjës

Rruga Fortuzi

Frederik Shiroka

Kont Urani

Muhamet Gjollesha

Muhedin Llagani

Myslim Shyri

Pandi Dardha

Sami Frashëri

Teodor Keko

Astrit Balluku

Nikolla Jorga

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Katër Dëshmorët

Rruga 5 maji

Aleksandër Moisiu

Bulevardi Zhanë D’ark

Ferit Xhajko

Hosha Tasin

Luigj Gurakuqi

Myslim Keta

Odhise Paskali

Qemal Stafa

Reshit Petrela

Rruga Bardhyl

Rruga e Barrikadave

Rruga e Dibrës(segmenti Siri Kodra-5 maji)

Rruga e Dibrës (segmenti Rr.Bardhyl-Myslim Keta)

Rruga Tafaj

Rruga e Dibrës-Ferit Xhajko

Ferit Xhajko-Preng Doçi

Tefta Tashko Koco

Papa Gjon Pali II

Jul Variboba

Mustafa Matohiti

Petro Nini Luarasi

Themistokli Gërmenji

P.N. Luarasi-Konti. L.Bertold

Konti L. Bertold-Teodor Muzaka

Ismaili Qemali

Ali Kelmendi

Blv. Bajram Curri

Brigada e VIII

Ibrahim Rugova

Janos Huniadi

Emin Duraku

Gjin Bue Shpata

Hamdi Pep

Komuna e Parisit

Liman Kaba

Llambi Bonata

Nikolla Tupe

Pashko Vasa

Perlat Rexhepi

Petraq Leka

Pjetër Bogdani

Prokop Mima

Sami Frashëri

Dëshmorët e 4 Shkurtit

Skënder Luarasi

Sulejman Delvina

Report TV

21 komente në “Tiranë, nisin parkimet me lekë. Ja sa paguhet sipas zonave”

  1. peshkopi says:

    haa!
    filloji ekonomija e tregut me I nxjerr dhembet e saj te mprehta
    shif kur t ngrihen shqiptart ne protesta kunder kapitalizmit tash
    komunizmin e hudhen
    kapitalizmit nuk ja dun taksat
    po ca kari dun ?!

    1. loli says:

      po mire mo lali eri, ne qe jemi te lagjes ku ta marrim karten se ne bashki na thane qe ska e do behet list wtj etj. gjate kesaj kohe te hajme gjoba apo te paguajme parkingun??

  2. asd says:

    E cfare do te beni me keto para ? Doni te na i merrni qe te na i jepni prape ?
    Per kete e quani veten Rilindje ju … rr k…

  3. Kosta says:

    I lumte Bashkise.
    Pasi ti zere hapsirat per parkingjet me pagese (100 leke/ora), do krijoje mundesine per banoret (tani quhen rezidente) qe te parkojne pa pagese, PO QE SE GJEJNE VEND TE LIRE.
    Kesisoj ndihmohen bizneset e kateve te para, restorantet, lodrat e fatit, etj qe klientet e tyre te gjejne vend parkimi te lire (pasi kush drekon 3-4,000 leke te reja, mund te harxhoje exhe 200 leke per 2 ore parkim dhe ra kete afer automjetin kur te mbaroje dreka).
    Banoret (rezidentet) te presin oren 20:00-8:00 per parkim, ose te punojne per te.

    1. eni says:

      ata qe parkojne aty ku ka biznese, kane parkuar gjithmone aty. Perkundrazi tani mund te rrallohen ca perderisa duhet te paguajne perkimin e banoret e lagjes kane me shume shanse te gjejne vende te lira. Te pakten pas ores 20:00 e kane te garantuar vendin e lire.

  4. bimbashi says:

    Ne gjithe boten eshte ky sistem. Ata qe jane rezidente te lagjjes paguajne nje takse mujore, por ne Tirane e paskan falas. Nuk ka asgje te keqe, vec te shikojme PD ne protesta tani …

    1. J. says:

      Pse flet genjeshtra ti Bimbashi (ca emri ore!)i! NUK KA VEND TE BOTES QE TE BEN TE PAGUASH PARKIMIN.
      KA ZONA ME PAGESA PO jooooo TE GJITHA. Mos ja fusni kote! ATEHERE TA BEJNE TE GJITHA QYTETET QE KUR TIRANASIT
      TE VENE ME PUSHIME, SIC BEJNE CDO FUNDJAVE, TE PAGUAJNE PER PARKIM. POPULL DELE.bEEEEEE

      1. ani says:

        Amon na e thuaj ne ca vendi te botes eshte pa pagese te ikim atje se ne skemi parkuar kurre pa pagese.

  5. Shoku shpati says:

    PSE o bimbash aq budallaqe e di PD.
    I plasi asaj se te ripet kuleta ty
    I me FAL ti ske makine
    Ty te ka nxjerre lali te KOmentosh
    Po keshtu si e keni zene
    Shqiperia do mbese nje fshat i braktisur.

    1. Idealisti iKotë says:

      Mire e the, me pelqeu shprehja “Fshat i braktisur”. Dhe une qe jam kunder largimit qe ketu, keta te tundojne te largohesh, sic te tundon nje femer e keqe.

  6. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Filloi te na rrjepe ish-shitesi I fiqve.
    Si duket kur shiste fiq xhaxhi Eri , nuk nxirrte aq leke sa I duheshin , dhe ka vendosur ti rikuperoje tani.

    Kjo eshte nje rrjepje e qytetareve.
    Imagjinoni , ta kesh punen diku larg shtepise do te shkosh me makine.
    Prane vendit te punes , e parkon makinen dhe meqe nuk je resident , do paguash 100 leke ora , pra per 8 ore pune I bie 800 leke ne dite.
    I bie qe dikush qe e ka rrogen 40.000 leke ne muaj , gjysma e rroges I iken me parkime.
    ( Kemi llogaritur vetem parkimin per punen , se po te shtosh edhe parkimet e tjera , te ngelet rroga vetem per 1 cope buke ).
    Apo le te marrim nje rast tjeter
    Te vjen nje mik apo motra , vellai qe banojne ne nje qytet tjeter apo lagje tjeter te Tiranes.
    Do parkoje para pallatit tend , dhe meqe nuk jane resident do paguajne 100 leke ora.
    Keshtu qe do tu thuash : ” Te keqen vellai , rri ne makine se po ta nxjerr aty llokumen dhe rakine , bejme 5 minuta muhabet dhe ik sa pa ardhur punonjesi I bashkise te te vere bileten.

    Bravo xhaxhi Eri.
    Deri tani 2 sallame na I ke futur pa mbushur vitin si kryetar bashkie :
    – U betove qe s’do kete rritje cmimi te biletes se autobuzit. Por pastaj e rrite dhe na the qe nuk eshte rritje por indeksim. Ne fakt ti kujton se ne jemi budallenj dhe na thote kete fjale te madhe “indeskim” dhe kujton se e mbylli ceshtjen. Edhe nje femije klase e pare e kupton se nese cmimi ka qene 30 leke dhe u be 40 , eshte rritur me 10 leke.

    – Sallami I dyte eshte kjo puna e parkimeve , nje vendim I miratuar nga keshilltaret e majte ne mes te nates , dhe me keshilltaret e djathte qe bene sikur e kontestuan. Na e futen te 2 palet.

    Bravo I qofte shitesit te fiqve , kur na gjen ne budallenj qe ngrihemi vetem per te thirrur per partite , dhe rrime urte kur na e fusin .

    1. hajrie hom'ni says:

      Shyqyr me se fundmi, se u beme me stres nga gjithe keto makina e me kancer nga ajri qe leshojne. Hajt shkoni n’kome ose me bicikleta neper punera!!!! Tirona eshte sa nje lagje e Vjenes , plus rruget jane te projektuara me teper per kembesoret, pasi jane rruget e diktatures, katunaret e ardhur duan me shku n’pune me maqine.

      Ca me bo, kon shit gamoret ene kon ble maqina, katnaret.

  7. !!!!! says:

    behu gati per sallamin e trete like xhani: parkimin pa (me) pagese per banoret e lagjes: tarifen e marrjes se vertetimit qe je banor I lagjes qe do paraqisesh ne bashki, ene tarifen vjetore te pulles qe do vesh ne xham e qe do vertetoje se je banor i lagjes. Besoj e kupton se pulla nuk printohet falas! Nga prill-maji behu gati per sallamin e katert: futjen omel e omel te fatura e ujit e tarifes se baneses, qe per nje hapesire mesatare shtepie do shkoje diku te 60-80 mije leke te vjetra ne vit. Pensionistet e shkrete nuk do dijne ca te paguajne me pare: dritat, ujin, telefonin, ushqimet, apo ilacet! Per sallamin e peste, gjashte e me rradhe… ke kohe ?

    1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Kemi qeshur para ca vitesh me shprehjen e asaj zonjes ne Berat , por te gjithe e pohojme dhe zbatojme ne heshtje :
      ” Ne buke ‘spo ju kerkojme , ne uje s;po ju kerkojme , ne drita s’po ju kerkojme. Vetem ju politikanet te keni unitet e te mos grindeni”.
      Ne fakt ne te gjithe po e zbatojme ne heshtje pjesen e pare te kesaj shprehje , por te pakten edhe politikanet ta zbatonin pjesen e dyte.
      Zihen gjithe diten ne parlament dhe keshillin bashkiak , dhe te nesermen nxjerrin ndonje ligj qe ia fusin popullit.

      1. mico says:

        I duan te gjitha falas. HAHAAAAA ,Popull parazit qe s ka punuar asnjehere ne jeten e vet,por kane menduar vetem per te vjedhur. kur vini neper bote pse nuk ankoheni per parkimet dhe tarifat e tjera qe ju ofrojne,apo ato i ka bere i huaji jo shqiptari. po ju jap nje shembull; nje ore parkim ne qender te torontos eshte 8 dollare ora.,dhe neper lagjet e banuara =2 dollare per ore. nqse ju nuk doni te paguani , eshte shume e thjeshte; shisni makinat ,. popull parazite.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Provincialve” i bie te paguane shuma te medha lekesh,per rrogat e majme te bashkise se Tiranes !
    Kjo sjell vetem korupsion ose “arestime” !
    Po kur te shkojne ne rrethe,per fund jave,duhet te shkojne me tren,se vetura do t’ju kushtoj sa frengu pulen.
    Bashkise ne I duhen lek,te ndertoj terminale,parkingje dhe mos dale si pronare e rrugeve,ku populli ka paguar dhe qimet e kokes.
    Pse rruget e Tiranes jane ndertuar me fondet e lagjes?!
    Korça po rinderton dhe riparon objektet me leket e qarkut, t’ju marre lek perseri qytetarve te jashtem,se nuk banojne aty?!
    Thirri mendjes o kryetar i bashkise se Tiranes !

  9. Tjetri says:

    Po si ka mundesi me 100 leke te reja ora more?! Kjo s’ka bythe ku te rrije!!! 8 ore pune, i bie gjysem rroge ne muaj? Keta qe thone keshtu e ka dhe bota, a mund te na thone nese dhe gjysma e pages se botes shkon per parkim? Ne do paguajme parkimin sikur jetojme ne Amerike (madje me shume) nderkohe qe paguhemi si ne Afrike. Jam kurioz te di nese kete perdhunim bashkiak (perveç militanteve) e pranojne dhe qytetaret qe s’e kane lidhur jeten me politiken apo jo? Populli me dele ne histori

  10. kjo eshte Titana Jone , me te gjithe Politikanet me radhe nga i pari deri tek i fundit , vetem te pangopur .
    po si mundet te hapesh nje parking me pagese , si ne mesjete akoma me kioska dhe pervetesime , nuk e di po ne europe rezidentet qe disponojne nje mjet ne pronesi i drejtohen , bashkise ose minibashkise dhe paisen kundrejt pageses minimale me nje pulle ne xham dhe keshtu askush nuk abuzon dot , per te tjeret eshte me kohe te limituar parkimi ne zona t tilla por tirana , u kethye perseri ne mesjete si ne vitet 93_96 ne kioska te shkruara Arka e tjer . dhe qe nga neser do degjojme u arestua filani se skishte derdh leket e biletave te parkingut . lum ai qe do punoje aty . por dhe mjer .po per ti punesuar njerezit a keni menduar ndonjehere , … leqe harova une Tirana eshte ne vitin 1999 me kete kryetar .. sa me ardhka keq ..

  11. Burrelsi says:

    O Vilajet Qyrku smunde ta bojshe 08:00 deri 18:00 siq e ka gjith Bota pak a shum? Apo mba Gomari ( Populli)

  12. iris says:

    Turp tu vij parafolseve te cilet vetem shajne. Ne e doni Shiperine si Europa , ja keto jane standartet. Edhe ketu ne USA do te pagosh per parkime. Sa here vete ne spital pagoj 4 dollare nese kaloj me shume se 1 0re paguaj me shume. Njehere nuk pagova me erdhi gjoba 10 fish. Provo mos e paguash por te hiqen detyrime te tjera. ka shtet dhe jo si ne Shqiperi qe duan te vjedhin , te zhvasin e t emos kontribojne. Kam jetuar 8 vjet ne pallat dhe si banore kishim nje pulle qe vertetonte se ishim banues te atij pallati , vizitoret duhet te paguanin ose t eparkonon ne parkinge publike qe ndonjeher jane larg qendrave te banimit. Ne se secili nga ne ndjek ligjet dhe eshte pjesemars aktiv me shtetin cdo gje esht e mire per femijet dhe brezat e ardhshem. Cfare duhet te beje Bashkia , te shikoje tarifa te uleta pasi dhe jetesa eshte e ulet e s”mund te krahasohet me vendet e tjera, pasi si parim cfare ate ajo po ben eshte ne perputhje me zhvillimin e vendeve te tjera.

  13. ska rendesi says:

    ore ta bejne me leke sa te duan, po na jepni ato kartat njehere se na shkon muaji 360mije leke !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje