Hyn në fuqi ligji për punëkërkuesit “dembelë”

24 Shkurt 2016, 09:33Sociale TEMA

Çdo punëkërkues i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë.

Tashmë ka hyrë në fuqi ligji “Për punëkërkuesit” i cili synon të nxjerrë nga skema punëkërkuesit që nuk duan të punojnë duke iu ofruar atyre mundësi për t’u kualifikuar profesionalisht për t’i bërë ata të aftë për të qenë pjesë aktive e tregut, raporton Monitor.

Në zyrat e punësimit aktualisht janë të regjistruar 152 mijë punëkërkues.

Nga këta, 43 % janë përfitues të ndihmës ekonomike dhe 5 % janë përfitues të pagesës së papunësisë.

Me anë të këtij ligji do të bëhet e mundur që të të identifikohen dhe të ndahen grupet e punëkërkuesve, të cilët janë vërtet të interesuar për t’u punësuar, dhe ata, që u intereson regjistrimi thjesht për të përfituar nga skema të ndryshme, siç është ndihma ekonomike apo edhe karta e shëndetit. Kjo është pjesë e nismës së qeverisë kundër informalitet.

Ligji parashikon edhe procesin e regjistrimit të punëkërkuesve të papunë.

Për çdo person, i cili do të paraqitet në zyrën e punësimit për të kërkuar punë, zyra e punësimit do të bëjë verifikimet përkatëse në organet tatimore, nëse personi rezulton i punësuar apo i vetëpunësuar, dhe brenda një muaji kalenderik, nga data e paraqitjes, vendos për dhënien apo jo të statusit të punëkërkuesit të papunë.

Punëkërkuesi i regjistruar duhet të paraqitet çdo muaj në zyrën e punësimit, apo sa herë t’i kërkohet një gjë e tillë nga kjo zyrë.

Punëkërkuesve, të cilët paraqiten në zyrën e punësimit për regjistrim, pas intervistimit dhe vlerësimit të karakteristikave profesionale dhe individuale të tyre, bazuar në gjendjen e vendeve të lira që disponohen, u ofrohen oferta pune të përshtatshme.

9 komente në “Hyn në fuqi ligji për punëkërkuesit “dembelë””

  1. Katunari says:

    Vetëm një propozim dhe nuk njihesh???
    Edhe komunizmi nuk ishte kaq !

    1. sit .back. _and_ relaks says:

      ne nje vend ku nuk ekzistojne sindikatat dhe ku punetoret jane te paorganizuar qeveria ben si ti doje trapi. keni degjuar ndonje proteste nga sindikatat e punetoreve apo edhe e te papuneve? jo. sepse sindikatat ashtu si partite politike ne shqiperi i kontrollon ish nomenklatura. prandaj dhe ai muhabeti qe sa here shikoj dele me kujtohen shqiptaret eshte mese i sakte.

  2. wiena says:

    Ky ligj bie ne kundershtim me te drejtat e njeriut .Nje ligj i tille nuk eksiston ne Europe , Si mund te pranohet Shqiperia ne BE ????
    Shteti ka si detyre te hap shkolla profesionale , 1- 2 .Vjecare per kualifikimin e te rinjve te cilet jane te papune dhe po kthehen si kafshe qe vetem hane nje cope buke . QEVERIA DUHET TI SHIKOJE GABIMET TEK VETJA .
    TE GJITHE TE PAPUNET QE PARAQITEN PRANE ZYRES SE PUNES , DUHET QE KJO QENDER TI DREJTOJ DREJT KURSEVE ,APO SHKOLLAVE PROFESIONALE .
    ME QELLIM QE TE PLOTESOHEN KERKESAT E PUNEDHENESVE .

    1. Alba says:

      E ke gabim, ne Zvicer, France apo Itali,(keto sisteme njoh), nese refuzon pa arsye nje vend pune penalizohesh me gjobe e deri ne heqje te statusit te kerkuesit te punes. E per me teper, qe si thuhet ne artikull, punekerkuesve do tu ofrohen kurse profesionale.
      Eshte llogjike dhe e drejte.
      Nderkohe nuk e di si eshte ne shqiperi, po puna e propozuar duhet te jete brenda spektrit e kushteve te punekerkuesit. Pra nje juristi nuk mund ti propozohet nje pune si murator, nje muratori si hidraulik, apo nje personi qe jeton ne Vlore, nje vend pune ne Tropoj.

      Besoj e uroj te kete kushte edhe ne propozimet e punes.

  3. bile jeni says:

    more bile , me fal wiena di te lexosh shqip apo jo , lajmi thote qe sipas ligjit te ri kur i ofrohet nje vend pune e pershtatshme per nje pune kerkues sipas te dhenave qe ai ka dhene , per aftesine qe ai ka , plus qe vete shteti ofron kurse profesionalizimi te ndryshme per te qene te afte , por pasi ai njihet me oferten e nuk e pranon pasi ai sipas kushteve te ofertes eshte i pershtatshem e nuk e pranon atehere ai del nga skema e te papunesuarit , sepse kishte nje opurtinitet qe nuk e pranon i hap rruge dikujt tjeter qe e pranon e fillon me pagesa detyrimesh taksore shteti e jeton sipas kesaj mireqenie qe kemi sepse duhet te ishim me mire , por qeverite e politikanet tane bisnesmene e kaluan pasurine per llogarite e tyre bankare ne kajman .

  4. spartaku says:

    Vendimi i qeverise mua me duket shume i drejte.Kur te jepet nje pune,dhe ai qe ka vertete nevoje per pune, duhet te shkoi e te punoi.Te mos i duket e embel ajo asistence qe i jepet si i papune,por puna eshte ajo qe te krijon te ardhura per jetese.Nuk mund te punesoi qeveria te gjithe ne pune zyre.Ne ketej qe punojme ne emigracion,pranojme çdo pune,madje punojme dhe kur vjen fundi i muajit,pronari nuk te jep pagen,nuk kame kete muaj por do ta jap muajin tjeter.Keshtu kalojne muaj pas muaji dhe ai nuk te paguan deri sa punetori largohet per te gjetur nje pune tjeter.Por shqipetret duan pune afife,te rehatshme,ky eshte gabim.

    1. sit .back. _and_ relaks says:

      njerez si ty i duhen partise o bir

  5. qiresi i bytheve te demokratve says:

    ik er pirdhu!
    kjo Europa kurv po na kthen ligjet e enver hoxhes.
    kurva plak
    edhe shan enverin edhe don ligjet e tij

  6. ble-ta says:

    .INSTAT mbs tremuajsh do raportoje papunesia 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje