Anglezi që luftoi për UÇK-në merr certifikatë veterani lufte

25 Shkurt 2016, 11:02Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dha një certifikatë veterani lufte për Jonathan Harrison, një ish-ushtarak britanik që iu bashkua vullnetarisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999.

Mustafa ia dha certifikatën e veteranit të luftës ish-vullnetarit të UÇK-së, Harrison, të martën në një festë në Londër për të shënuar tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës i dinë vlerat dhe kontributin tuaj dhe ne jemi shumë krenarë për njerëzit që, në kohët më të vështira, dolën në anën e Kosovë. Do të mbeteni gjithmonë një mik i Kosovës,” i tha Mustafa ish-ushtarakut britanik në këtë festë në ambasadën e Kosovës në Londër.

Harrison iu bashkua Brigadës së 138 “Agim Ramadani” të UÇK në vitin 1999 dhe guerilasve të stërvitur nga njësia e tij Delta, të cilët po luftonin në zonën e Koshares, edhe pse ai vetë nuk mori pjesë në luftime.

Një veteran i Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë, i cili luftoi gjithashtu në konfliktet në Kroaci dhe Bosnje, Harrison tha pas luftës se ai donte të ndihmonte njerëzit e Kosovës të fitonin lirinë e tyre.

“Unë linda në liri. Pse të mos ndihmoj dikë që kërkon atë liri?” tha ai.

Në vitin 2007, Harrison u dekorua gjithashtu me çmimin Adem Jashari nga presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu.

Certifikata e veteranit të UÇK-së teorikisht i jep të drejtë Harrisonit të kërkojë një pension në Kosovë, nëse ai është i papunë.

Një veteran lufte i papunë i regjistruar nga autoritetet, merr një pension prej 170 eurosh.

Në janar, ministri i punës në Kosovë lajmëroi se 14, 923 veteranë të UÇK-së kishin marrë pensionet ndërsa 3,000 persona të tjerë që kanë aplikuar që të regjistrohen si veteranë janë duke u shqyrtuar.

3 komente në “Anglezi që luftoi për UÇK-në merr certifikatë veterani lufte”

  1. Klimax says:

    Mire e ke ti more britanik i lire, por perse nuk e dhe ndihmen tende edhe per vorio-irlandezet, edhe ata lirine kerkojne, ate liri qe ke dhe ti, por vazhdon i lufton si terrorista??!!

    1. zz says:

      Nuk e duan te gjithe verio-irlandezet “lirine” nga Anglia por vetem ata te Fese Katolike qe jane ne minoritet si ju kurvat e 300 te Janulles prandaj mos bastardo te verteten ore hale

      1. xaku says:

        Dhe me nje ndryshim ata e kerkojn lirin por kane kapur armet si burrat kurse keto ruspijet tona b…shitura si ky zagari Klimax me lart e duan “lirin” nga shqiptaret qyl tua fali dikush sepse nuk kane b…por llapin si kurva tretuaresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje