Mbyllja e pjesshme e kufijve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Austria, të cilat u lejojnë kalimin vetëm sirianëve dhe irakianëve, po e zhyt ne kaos Greqinë.
Bazuar në faktin se afganët përfaqësojnë rreth 30 përqind të të ardhurve në Greqi, brenda pesë ditësh të gjitha qendra e pritjes në territorin grek do të mbushen me emigrantë, tha për Zërin e Amerikës përmes Skype-it Gemma Gillie e organizatës Mjekët pa Kufij, e cila ndodhet në një kamp refugjatësh në Idomeni.
Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes shteti helen dhe Maqedonisë pas nisjes së zbatimit të kufizimeve të dielën. Organizata e bamirësisë thotë se ka mjekuar me qindra njerëz që pretendojnë të jenë plagosur në përleshjet me policinë maqedonase – duke përfshirë këtu dhe kafshime nga qentë.
Emigrantët refuzojne të kthehen dhe arsyetimi i tyre është fare i thjeshtë. Në Siri luftohet prej 5 vjetësh, shprehen ata, në Afganistan ka luftë prej më shumë se tre dekadash. ISIS ekziston në Siri por ekziston dhe në Afganistan. Cili është atëherë dallimi mes afganëve dhe sirianëve, raporton TCh.
Kryeministri grek paralajmëroi më herët nuk do të lejojë që vendi i tij të shndërrohet në një “depo shpirtërash”. Shumica e vendeve të BE-së vitin e kaluar votuan në favor të shpërndarjes së 120,000 refugjatëve në të gjithë bllokun. Por disa shtete të Evropës Lindore kanë refuzuar të pranojnë kuotat, ndërsa fluksi i të ardhurve me shumë gjasë do të vazhdojë. Sipas vlerësimeve të brendshme të qeverisë të raportuara në mediat lokale, deri në 2020-tën Gjermania pret qe të akomodojë rreth 3.6 milion refugjatë.
shqiperia te mbaje qendrim te perbashket me austrine.Ne raste se greqia i lejon refugjatet per ne shqiperi’atehere ne shqiptaret te futemi ne çameri.
Faleminderit Greqia,ju jeni fqinj i mire,e ke treguar per mijra vjetesh.
Ik ore legen bq qeshkruan me googletranslator
Morsef !Kur te afermve te tu dhe 1 milione shqiptareve te tjere Greqia u hapi kufijte,per te mos ngrene njeri-tjetrin ne Shqiperi,ti kete mendim kishe?Apo Shqiperia te pranoje vetem kriminelet muxhahedine qe urdheron Amerika?Refugjatet e sotem jane viktima te luftrave qe ben kriminelja Amerike kudo ne bote.Mos harro Morsef se 30 perqind e shqiptareve jane refugjate dhe po shtohen cdo dite.