Rreth 2000 vullnetarë kanë marrë pjesë në atë që është cilësuar si testi simulues më i madh në Europë. Testi është zhvilluar në Dartford, në Mbretërinë e Bashkuar dhe konsiston në situatën emergjente të krijuar pas përplasjes së dy trenave. Ky simulim synon trajnimin e punonjësve të shpëtimit, ambulancave dhe policisë. I gjithë ushtrimi duhet të zgjasë katër ditë.