Negociatat mes Partisë Socialsite dhe Partisë Demokratike për ligjin e dekriminalizimit po shkojnë drejt përfundimit pas bisedimeve të zgjatura mes Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi.
Taluant Balla i ka konfirmuar gazetës “TemA” se gjithçka po shkon drej konsesusit dhe palët janë marrë vesh për cështjet e mbetura pezull.
Zgjidhja ka ardhur mes thjeshtimit të formularit, meqë PD nuk pranonte formularin e Partisë Socialiste.
Thjeshtimi i formularit hoqi pikat ku ndaheshin dy palët.
Një nga pikat ku kishin ngecur negociatat ishte deklarimi i emrave të përdorur.
Përfaqësuesi i mazhorancës Taulant Balla dhe ai i opozitës, Oerd Bylykbashi kanë negociuar paradite bashkë edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Palët nuk kanë gjetur kompromisin për formularin e vetëdeklarimit,
Sipas afatit që ka përcaktuar vetë në ligj, Parlamenti duhet të nxjerrë brenda datës 6 mars aktet nënligjore që mundësojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Kështu, varianti i PS-së përmban në total 10 pyetje, ku fillimisht personi që është objekt i vetëdeklarimit dhe kontrollit të ligjit pyetet nëse është dënuar me burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj (sipas listës së vendeve të huaja bashkëlidhur këtij formulari), dhe për veprat penale që listohen në aneksin e këtij formulari.
Më pas, individi objekt i vetëdeklarimit pyetet nëse është dënuar ndonjëherë me jo më pak se 2 vjet burg për ndonjë krim të ndryshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë të një autoriteti gjyqësor shqiptar ose të huaj.
Gjithashtu, zyrtari pyetet nëse është dënuar ndonjëherë me jo më pak se 6 muaj burg për ndonjë krim të ndryshëm nga ata të listuar në aneksin e këtij formulari me vendim gjyqësor të formës së prerë të një autoriteti gjyqësor shqiptar ose të huaj. Po ashtu, ai pyetet edhe nëse është i dënuar me vendim gjykate jopërfundimtare si dhe a është aktualisht në hetim ose gjykim përpara një autoriteti gjyqësor të huaj për vepra që gjithashtu listohen në këtë formular.
Pyetësori i PD-së përmban 11 pyetje, por ndryshe nga socialistët ai kërkon të detyrojë zyrtarët që të japin të dhëna edhe më specifike dhe që nuk përfshihen në ligj.
Kështu, në pyetjen e parë demokratët kërkojnë të dinë nëse zyrtari është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë dhe nëse po, brenda apo jashtë Shqipërisë? Ndërsa në pyetjen e dytë demokratët pyesin nëse zyrtari ka qenë ndonjëherë i proceduar penalisht?
Pikërisht këto dy pyetje kanë përbërë thelbin e gjithë debatit të djeshëm, pasi socialistët e kanë konsideruar informacionin e kërkuar si një kërkesë që del jashtë kornizës ligjore.
Sipas tyre, ligji nuk parashikon që të merret informacion edhe për ndalimin apo arrestimin e një zyrtari, përsa kohë ai nuk është akuzuar apo dënuar nga ndonjë gjykatë për një vepër penale që hyn te veprat ndaluese.
Po mire, me kete formular, Fatmir Mehdiut i bie te lere mandatin e deputetit me daten 7 mars 2016 sepse eshte denuar ne Itali 4 vjet burg. Si do ja bejme?
Eshte mire dhe nuk ka asgje te keqe qe te shtohen pyetjet e PD-se ne Formular. Pyetje te tilla i gjen edhe ne disa formulare amerikane. Pse trembeni nga te vertetat. Shteti nuk ndertohet me mashtrim. Te dyja palet duhet ti thone korrupsionit, mjaft eshte mjafte, ose populli do ta thote nje dite fjalen e tij, “pa formulare”. Populli u duroj sa si shume. Ka arritur deri aty ku nuk mban me.