LSI ka vendosur që për një periudhë disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane e quajtur, Global Security and Innovative Service.
Ajo do këshillojë LSI-në për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, politikat e zhvillimit bujqësor, etj.
Sekretari i Pergjitshem Petrit Vasili tha se:
“Ne kemi marrë një vendim i cili është në faqen tonë online dhe të cilin ju keni pasur vëmendje që ta konsultoni. LSI është e vetmja parti politike në vend , e cila ka iniciuar një proces transparence të financave të saj, të cilat janë publike në faqen zyrtare të LSI-së.
Për shkak të kësaj transparence ju jeni të njohur me buxhetin e LSI dhe zërat e ndryshëm të tij. Në këtë kuadër, ju bej me dije se ka pasur një ndryshim të buxhetit të LSI-së brenda ekuilibrave të buxhetit që ne kemi. LSI ka vendosur që për një periudhë të shkurtër disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane, Global Security and Innovative Service. Kjo kompani do të këshillojë LSI-në për një periudhë të shkurtër, në mënyrë të veçantë për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, që janë një shqetësim i madh mbarëbotëror, çështje që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit bujqësor, politika të zhvillimit të transportit”, – u shpreh z. Vasili, duke shpjeguar se LSI ka vendosur të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm për çështje të rëndësishme.
“Janë çështje që kërkojnë një asistencë dhe një këshillim të kualifikuar. Për këtë LSI ka vendosur që të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm dhe për këto arsye brenda buxhetit që ajo disponon, ka vendosur që të vërë një pjesë të këtij buxheti, ta shpenzoje për këshillim te kualifikuar dhe sondazhe mbi çështje me ndjeshmëri të lartë publike.
Keta te LSI jane koke me vete , nuk ju pelqejne specialistet e Evropes e Amerikes por do marrin te tyre
LSI me konsulence Amerikane????!!!!!!
Te fort ju te Tema-s,…Sa shum keni ndryshuar!
Ajo qe ju po beni aktualisht, te qenit kunder interesave te qytetarve, , eshte gjeja me e lehte..
Sa per kujtes, LSI e mori pergjigjen e Konsulences Amerikane te FBI per videon Meta- Prifti……dhe sipas FBI, Ilir Merta eshte nje Krye i Korruptuar……
Tani, per cfar dreqin i duhet nje kompani private, paguar me para te dyshimta, kur kemi Ambasadorin Amerikan qe po perpiqe te bej dicka per reformen ne Drejtesi?????
Sigurisht, LSI po mundohet te krijoj mjegull, pasi eshte e qarte si Drita e Diellit se Reforma ne Drejtesi, e drejtuar nga Ambasada Amerikane, e con Kreun e Kopese LSI ne Burg..
Ju te TemA-s vazhdoni tymnajen mediatike…
Perse duhet kjo konsulence? Per ti shpjeguar LSI-se vendimet e komisionit te Venezis?!
Duket hapur qe kemi nje qeveri me dy koke