Koço Kokëdhima nuk ja fal "Ujësjellësin" Veliajt. "Shekulli" në sulm

3 Mars 2016, 17:58Sociale TEMA

Prej dy ditësh, faqja e parë e gazetës “Shekulli”, në pronësi të Koço Kokëdhimës, është çelur me deklarata kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për shumë njerëz kjo mund të duket si çudi, se si gazeta e një deputeti të PS-së të sulmojë kryebashkiakun socialist.

Aq më tepër, duke i dhënë zë fort dhe një hapësirë të gjerë disa tregëtarëve që kanë kundërshtuar hapur taksat e vendosura nga bashkia për zënien e hapësirës publike.

“Taksat e larta, paditet Veliaj, bashkia tenton tërheqjen”, shkruan sot gazeta “Shekulli” në faqen e saj të parë, duke u përpjekur ta shesë marrëveshjen e Veliajt me bizneset si një humbje të kryebashkiakut.

Por, me sa duket, pas këtij sulmi dy ditor që nuk është çudi të vijojë, fshihet pakënaqësia e Kokëdhimës ndaj Veliajt për shkarkimin e Drejtorit të UKT-së, Neritan Gjojdeshi, disa ditë më parë, pas abuzimeve të kryera me mbifaturimet e ujit të pijshëm.

jojdeshi njihet si një nga njerëzit më të afërt të Kokëdhimës.

10 komente në “Koço Kokëdhima nuk ja fal “Ujësjellësin” Veliajt. “Shekulli” në sulm”

  1. Tarrasi says:

    Pa dashur, ju te Temes, zbuluat nejte vertete te hidhur qe ka te beje me shtypin:
    Qe ne shtypin shqiptar nuk i jepet hapsisra e duhur qytetareve qe mbrojne nje te drejte neperkembur nga pushtetaret e krahut qe ju “i beni fresk”.

  2. zhaneta Spaho says:

    Kokedhima eshte shume larg Erjon Velise dhe nuk na çudit aspak qe e ka zili vetem per ate shpirt luftarak per te bere te bukur çdo gje…Kokedhima i perket nje brezi bashibozukesh qe vuajne nga deliret e nuk duan qe nje djalosh i ri t’ua marre situaten nga dora…E ardhmja i perket njerezve punetore e jo atyre dallkauke!!!!

  3. albpetroli i shndruar ne albjurist prej Rames says:

    Tani, e ka rradhen menaxheri i Kkokedhimes-drejtor i albpetrolit, i besuari i vecante i Edi Rames. Miliona euro te zbuluara nga Kontrolli i larte i Shtetit, si humbje nga menaxhimi abuzues dhe i qellimshem, ndersa te plotfuqishmit ( te emruar ne Patos nga Rama d.v.)—personit kryesor pergjegjes nuk i bene asnje pershtypje konkluzionet e kontrollit te KLSh-se, perkundrazi Ai- menaxheri i KK dhe i besuari i Rames i zboi, nuk pranoi te bashkepunonte me Ta (!!??!!) .
    Eshte vec nje ender, sepse Edi Rama nuk mund te largoje nje nga besniket e vet.

  4. Treviso says:

    Kokdhima duhet te dorzoje mandatin. Sa me shume te vonohet dorzimi i mandatit prej Kodhimes aq me keq do jete per partine Socialiste dhe per qeverine e Rames.

  5. nik says:

    Ja ta shohim kush do zbutet i pari.
    Nje tel i Rames i ve ne rresht te dy.
    Jane te perkedhelur qe presin ti hedhe Rama karamele nga ballkoni.

  6. Droni says:

    Koco Kokedhima eshte turpi i Edi Rames

  7. Eri says:

    E pse qenka sulm kunder Erjon Velise ky? Dmth Mero, te gjitha mediat duhet ta fshehin vendimin e Gjykates Kushtetuese qe te mos e marrin vesh njerezit. Madje paska edhe komentues qe e mbeshtesin kete teori.
    Kjo eshte e tashmja e medias shqiptare, te fshehe lajmet qe cenojne Veline? Nuk guxoj te imagjinoj si do te jete e ardhmja bazuar ne kete logjike…

  8. tahipi says:

    kokedhjeri po shkon per lesh nashti.

  9. Leshanaku says:

    Kjo kundervenie e Kokedhimes eshte nje sinjal i forte per Ramen, i cili duhet te zgjedhe midis nje djali punetor, por pa pasuri, si Veliaj dhe nje dallaveraxhiu pasanik si Koçoja. Per mua zgjedhja eshte e padiskutueshme – Erion Veliaj.

  10. Anila says:

    Njerez si Koço i japin vetem ngarkesa PS. Na bejne ne socialisteve te hezitojme ti japim voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje