Arrihet marrëveshja midis Bashkisë dhe bizneseve, zerohet taksa e tavolinës

2 Mars 2016, 18:30Sociale TEMA

Pas 20 minutash negociatash, Bashkia e Tiranës dhe përfaqësues të bizneseve kanë rënë dakord për rishikimin e taksave të vendosura. Sipas kësaj marrëveshje, do të ketë një rindarje të zonave për llogaritjen e tarifave që duhet të paguajnë bizneset për zënien e hapësirës publike.

Një pikë e rëndësishme e marrëveshjes së arritur parashikon heqjen e taksës për tavolinat për të gjitha bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Takimi rezultoi i suksesshëm për të gjitha bizneset pasi do të ulet një peshë e madhe taksash që do të duhej të paguanin për Bashkinë e Tiranës. Në këtë mënyrë, kryetari i Bashksië së TIranës, Erion Veliaj, i cili ka pasur rolin kryesor në këto negociata do t’i propozojë Këshillit Bashkiak ndryshimet përkatëse.

Një tjetër lajm i mirë për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në Tiranë është që për muajin janar dhe shkurt nuk do të paguajnë taksat e vendosura më 30 dhjetor 2015 dhe që u kontestuan përmes protestave.

10 komente në “Arrihet marrëveshja midis Bashkisë dhe bizneseve, zerohet taksa e tavolinës”

  1. Tarrasi says:

    E ore u zbythe more buzequmesht kaq e pate nje proteste dhe ike per lesh…

    Taksa eshte shume e drejte po nuk pate pune mos e zer trotuarin. Se sa duhet paguar eshte dicka tjeter por taksa eshte shume e drejte.

    Erjoni na doli buzequmesht si thote ai buzequmeshti I Berishes se I njohin mire keta zoq gomari njeri tjetrin.

    1. loli says:

      ca thua o tarrasca??? taksa e drejte??? fillo lexo ligjet e do shohesh qe nuk lejohet, pastaj si mund te marresh tax per tavolinen kur ke marre qera per token ku eshte vendosur tavolina. lali eri duke e ditur qe ne gjykate kjo gje do i binte poshte beri show e rradhes si djal i mire dhe gjoja hoqi taksen qe vet kishe vendosur. me kujton fiks martin shkrelin qe e rriti cmimin me 5000% te ilacit pastaj tha ok ok po ju a ul dhe e la te rritur thjesht me 400%

    2. testimus says:

      Ke shume te drejte. Hajde durroji me tavolinat sheshit ne Vere tani.

      Bera mire qe nuk e votova Erion Veline, e tregoi qe nuk e meriton mbeshtetjen e neve qe jemi kundra PD-se.

  2. sit .back. _and_ relaks says:

    na mbiten lajmet e mira vella, nuk po ia dalim dot te notojme me tere keto axhanse te shkelqiera

  3. Tarrasi says:

    Mos u gezoni para kohe !
    Prisni kur te valojne tarifat astronomike te parkingjeve.

  4. Eri Fiku says:

    Kjo eshte e padegjuar : bizneset fiksojne taksat me pushtetin.
    Pse nuk e beri ky trimi me pare kete marrveshje ?

  5. zihnitelha says:

    otarrasa mos gezo per picilleqe se ne bithe do ta kesh….o kelysh i sales nuk mund te jesh pronar ne bithen time thjesht mund te jesh vetem nje morr bithe.

  6. albatross says:

    Kjo quhet demokraci, të gjejmë një të drejtë, dhe e drejta është më shumicën, prandaj quhet Demo…. Kur qeveria ndaloi pirjen e duhanit, atëherë ku do e pije kafene duhanxhinjte në majë të pemëve? Kemi gjithë dimrin që pimë kafe jashtë, I bëmë milionere doktorët, tani do dalim nga liqeni të bëjmë një cigare. Qeveria qahet se kanë rënë të ardhurat nga tregtia e duhanit, atëherë kur ndalon duhanpirjen brenda dhe jashtë lokaleve, çfarë pret?Të nxjerr një udhëtim të ri që ndalohet pirja e duhanit trotuareve dhe nuk ka për të nxjerrë njeri tavolina jashtë…

  7. rudini says:

    Eh mor Erjon,na premtove se do te na ktheje hapsirat publike te marra me force nga kafet e te forteve,por u zbythe menjehere.Na shpjego te lutem nese administratori nuk na kthen themelet e pallatit dhe hapsirat e perbashketa,atehere si tja bejme.

  8. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Mos u merzitni !
    Xhaxhi Eri I ka parashikuar ne buxhetin e bashkise per kete vit ato taksa.
    Do gjeje nje menyre qe ate shume qe e humbet nga marreveshja me tregtaret ta arketoje perseri.
    Menyra me e lehte jane taksat e parkingjeve qe kane filluar te na rrjepin.
    Them me e lehte sepse tregtaret u bashkuan dhe e detyruan bashkine te heqe taksat e tavolinave , kurse taksat e parkingjeve jane individuale , harrojeni qe do mblidhen qytetaret per ti kundershtuar.
    Ne rruget qe eshte implementuar taksa e parkingjeve , nje person qe parkon se aty ka vendin e punes , I shkon dita minimalisht 800 leke te reja.
    Kjo eshte vetem maja e ajsbergut , se shpejti do fillojne te shperndahen pullat identifikuese per banoret rezidente .
    Mos kujtoni se jane falas ???? Harrojeni !!!!
    Ne fakt xhaxhi Eri thote hajdeni me biciklete , se ai keshtu udheton ( sigurisht vetem kur ka kamera afer ). Po kur te kete femije neser , a thua do ta coje me biciklete ne kopesht apo shkolle ?????
    Me keto , nuk dua te them se jam kunder tarifave per parkingjet , por jo kaq te ekzagjeruara. Ne disa qytete shume te njohura evropiane , ku rrogat jane disa here me te larta , tarifa eshte 1 Euro ne jave per cdo person qe ka makine. Po ti mbledhesh del shume me e ulet se tarifa ne Tirane.
    Por kam pershtypjen se njerezit jane genjyer nga fjalet plot lluster te xhaxhi Erit ( qe flet sikur ka cliruar Tiranen dhe tani eshte padron I saj ) , dhe nuk kuptojne se cfare I pret.
    Njelloj jane te gjithe :
    Rama = Basha = Veliaj. ———- Secili ka menyren e vet se si t’ia fute popullit qe e ka votuar.
    Eshte e vertete qe nje shumice e votoi Erionin qe ta ndryshoje Tiranen , vetem se Erioni nuk na tha qe do te na rrjepe per te ndryshuar Tiranen.
    Ato leke po ia mbajti le t’ua marre firmave VIP qe nuk dijne ku ti cojne leket , po ato si prek dot se s’ia mban , keshtu qe merret me shitesit e perimeve dhe fiqve duke u llogaritur metrat katrore , megjithese vete kur ishte shites fiqsh , s’ka paguar asnje lek.
    Ate taksen e biznesit te vogel qe ua hoqen , ja u kane nxjerre 100 fish nga hundet.
    Per 6 muaj ka bere namin me taksat , dhe ne televizor thote se I duhet te mbaje premtimet qe u ka dhene atyre qe e votuan. Perse nuk ben nje referendum te vogel ne Tirane per ato taksat , dhe te shohe rezultatin.
    Ka rrezik deri ne fund te mandatit te tij , ne Tirane do kemi edhe ca taksa te tjera :
    – Taksa e ecjes , sepse demtohet asfalti kur ecim ne te.
    – Taksa e frymemarrjes , sepse demtohet cilesia e ajrit ne Tirane kur nxjerrim dioskid karboni.
    – Taksa e te vdekurit , sepse nuk eshte e drejte qe te vdekurit te prehen falas ne ate cope toke qe eshte prone publike. duhet nje takse mujore qe e paguajne familjaret.
    – Taksa e jashteqitjes , kush do te dale jashte , duhet te paguaje sepse duhen trajtuar edhe jashteqitjet sepse eshte proces qe kerkon leke.
    -Taksa kur flasim ne rruge , sepse quhet ndotje akustike.

    Mblidhi edhe keto Erion , se me pas do ta kesh buxhetin maksimum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje