A do ta lejoni fëmijën të martohet me një rom? Ja si përgjigjen shqiptarët

2 Mars 2016, 11:24Sociale TEMA
A do ta lejoni fëmijën të martohet me një rom? Ja si

Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira jetese, diskriminim dhe përjashtim social. Edhe pse vendi ynë ka ratifikuar një sërë konventash për të drejtat e njeriut, instituconet shqiptare janë ende shumë larg zbatimit të tyre për komunitetin rom.

Historia ka treguar që marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe romëve kanë qenë të largëta dhe të ftohta, duke i konsideruar ata si qytetarë të “dorës së dytë”. Por në ndryshim nga vende të tjera të Evropës, në Shqipëri nuk ka patur konflikte dhe persekutime raciale.

Për të kuptuar se cilat janë perceptimet e qytetarëve për komunitetin rom sot, Historia Ime ka zhvilluar një sondazh online. Sondazhi ka qendruar i hapur për 25 ditë dhe ka konsistuar në pyetje që lidhen me mënyrën e jetesës, edukimit dhe punësimit.

Ajo që bie në sy nga sondazhi, është se shqiptarët nuk e kanë aspak problem punësimin e një personi nga komuniteti rom apo edukimin e fëmijëve të tyre bashkë me ata romë, por kur bëhet fjalë për ta bërë pjesë të familjes, këtu janë përgjigjur “Nuk do të më pëlqente por do ta pranoja”.

Një tjetër e dhënë e sondazhit ku qytetarët duken të painformuar apo “të lëkundur”, është për diskriminim. Të pyetur nëse diskriminimi ndaj komunitetit rom ndodh pa arsye apo ata provokojnë me sjelljen e tyre, 29.03% e personave nuk kanë asnjë informacion dhe 27.96% e tyre mendojnë se romët provokojnë me sjelljen e tyre. Vetëm 43.01% e të anketuarve nuk janë dakord me këtë gjë.

 

Më poshtë ju njohim me rezultatet e këtij sondazhi.

Në progres raportin e vitit 2015 për Shqipërinë, thuhet se një nga fushat ku haset më tepër mangësi për respektimin e të drejtave të njeriut është komuniteti Rom dhe Egjiptian. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë për karvanin e ngjarjeve të dëbimit të romëve nga banesat e tyre gjatë këtij viti.

Romët shpesh jetojnë në banesa informale, pa leje ndërtimi apo dokumenta pronësie, por kjo nuk do të thotë që kanë më pak të drejta se pjesa tjetër e popullsisë.

Në tetor të këtij viti, bashkia vendosi ripyllëzimin e zonës së “Liqenit të thatë” duke larguar prej andej dhjetra familje rome, pa asnjë zgjidhje afatgjatë strehimit. Të njejtin problem e kanë përjetuar edhe familjet rome në zonën e “Selitës” ku do të kalojë Unaza e Madhe e qytetit. Familjet aty jetojnë prej vitesh, por në mungesë të dokumentave të pronësisë, iu është ofruar vetëm dy vite qera, një tjetër zgjidhje jo afatgjatë.

Nga ana tjetër ky komunitet nuk e ka të lehtë as mundësinë për të jetuar në banesa sociale. Ata përballen me rregulla të rënduara apo shfaqje diskriminimit kur bëhet fjalë për banesat sociale, gjë që shkakton ndarjen fizike të këtij komuniteti nga mazhoranca.

Përsa i përket shkollimit të fëmijëve romë, ndonëse përfshirja e tyre është përmirësuar paksa, sipas të dhënave të fundit, 16.1% e fëmijëve ndjekin arsimin e detyruar dhe vetëm 2.1% e tyre përfundojnë shkollën e mesme. Pas gjithë këtyre fakteve mund të thuhet se intsitucionet shqiptare janë mospërfillës ndaj komunitetit rom./historiaime

5 komente në “A do ta lejoni fëmijën të martohet me një rom? Ja si përgjigjen shqiptarët”

  1. islam says:

    shqiptare si puna e romeve ka sa te duash,pastaj jane race e tille qe u pelqen jeta qe bejne,po te shohesh edhe ne greqi vetem ata lypin.

    1. Atdhetari says:

      Kush i ben,keto sindazhe te genjeshterta? Asnje,njeri qe njoh une nuk i do keta rrac muter

  2. ardiani elbasan says:

    ku i gjeni kto lajme mor amon e kto t dhona duhet t ket qen rom ai qi ka bo kto statistika jo t verteta
    e ksh osht ky i bardh europian shqiptar qe don me i martu fmijene vet me rom jevgj kush .asnji kshu bien posht kto t dhona pa asilloj baza jetojm e punojm ktu gabelt romet jevgjit martohen mes vetit sepse e din fort mir se asnji i bardh si don n kohen e enverit ndodhnin tek tuk pa dit lidhje mes i katrare t trash e i jevgu sidomos gabel se ata s duken nga lekura dhe aq dhe familja kur e merte vesh e perzinte vajzen nga shtepia e si fliste sa t ishte jeta kshu ishin zakonet i bardhi me t bardhen jevgu me jevgen .po sot shum jevgj gabel maskohen e duken si t bardh . ky osht realiteti tani t jemi realist asnji sdo ja jepte gocen i gabeli o jevgu o romi s kemi pse genjejm e verteta esht keshtu.

    1. Sadiku zemra ime says:

      fisqir pff u ba dhe rraca katnarit me sha ky qe a rrit me pula me dela
      tshkerdhefshin jevgjit motren kushurijnt e ca ke o cop katnari

  3. Atdhetari says:

    Keta qe bejne keto sndazhe jane klyshet e Sorrosit.As ne kohen e Enver Hoxhes nuk na hynte njeri ne punet amiljare ne seke,do fusim ne shtepi.Mosna xaje trapin shume se do tua thyejme hunden ketyre qelbesirave fashiste liberale.Rimet jane rraca me,e qelbur dhe me e ndyre.Kurre me romet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje