Prezantimi i një modeli të ri të VolksWagen në “Geneva Motor Show” nuk ka shkuar siç duhet kur një protestues ka hyrë në skenë, i veshur si një mekanik i kompanisë dhe duke mbajtur në dorë atë që ai e ka quajtur “kutia e re e mashtrimit.” Ai është shtrirë nën makinë duke u përpjekur të instalojë kutinë, por është ndaluar nga stafi i sigurisë dhe është nxjerrë jashtë. Ngjarja vjen pas skandalit të kompanisë VolksWagen e cila pranoi se kishte instaluar një “kuti mashtrimi” për të manipuluar të dhënat në lidhje me ndotjen që modelet e saj shkaktojnë në ajër.