Siguracionet e makinave do të rriten

2 Mars 2016, 10:42Sociale TEMA

Çmimi i siguracioneve të makinave (TPL) do të rritet këtë vit. Kompanitë e sigurimeve do t’ia ngarkojë konsumatorit rritjen e taksës së sigurimeve nga 3 % në 10 %. Kjo taksë ka hyrë në fuqi në muajin janar, por dy muajt e parë kompanitë i kanë shfrytëzuar si test, duke mos e faturuar atë në TPL.

Në janar, tarifa mesatare e TPL-së u llogarit në rreth 16,900 lekë, pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga viti i kaluar.

Drejtuesit e shoqërive të sigurimit po diskutojnë për të vendosur përfundimisht se në çmasë do të jetë rritja e tarifës.

“ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhoj nuk subvencionohemi për këtë pjesë. Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%. Këto kanë ndikuar në xhirot tona dhe ne po studjojmë mundësinë që të rishikojmë tarifat e TPL-së”, thonë për Monitor drejtuesit e disa prej shoqërive të sigurimeve.

Sipas të dhënave tëAMF-së vlera e primeve të shkruara bruto për sigurimet motorike në janar të këtij viti u llogarit në rreth 486 milionë lekë ose rreth 10% më pak se e njëjta periudhëe vitit të kaluar.

Ndërsa në një intervistë të dhënë për “Monitor” në fillim të këtij viti, drejtoresha ekzekutive e AMF-së sqaronte se reflektimi i rritjes së taksës në 10% do të varej tërësisht nga politika që ndjek secila shoqëri sigurimi nëse taksa e re pasqyrohet në çmimin e sigurimit.

“Përgjithësisht, në ekonominë shqiptare, ndryshimet në rritje të ngarkesës fiskale kanë tentuar të përfshihen të plota në çmimet e produkteve dhe të shërbimeve, pra ti ngarkohen konsumatorit. Përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm veprimi nuk bëjnë as produktet financiare, dhe konkretisht të sigurimeve. Gjitashtu, duke patur në vëmendje që sigurimi motorik ofrohet për një element të zakonshëm në shpenzimet e familjeve shqiptare, nuk pritet që kërkesa për këtë produkt të bjerë. Por mund të pritet që kërkesa për produktet vullnetare të jetë më e frenuar. Pra, në tërësi rritja e nivelit të ngarkesës fiskale nuk favorizon zgjerimin e tregut të sigurimeve”, sqaronte kreu i AMF-së, Enkelejda Shehi.

1 komente në “Siguracionet e makinave do të rriten”

  1. elona says:

    Sigurisht qe konsumatorit do ja ngjeshin si gjithmone.Perderisa nuk ka asnje institucion qe te merret seriozisht me kete makuterine e biznesit qe nuk pranon asnje lloj humbje…Po ndajeni barren pra legena te pangopur ,beje 50-50.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje