Buxheti i këtij viti solli rritje të taksës së sigurime nga 3% në 10%, çka priret të sjellë edhe rritje të tarifave për konsumatorët. Përfaqësues të kompanive janë mbledhur për të vendosur tarifat e reja që sipas tyre janë të nevojshme në kushtet e rritjes së taksës.
“ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhojë nuk subvencionohemi për këtë pjesë.
Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%. Këto kanë ndikuar në xhirot tona dhe ne po studjojmë mundësinë që të rishikojmë tarifat e TPL-së”, thonë drejtuesit e disa prej shoqërive të sigurimeve, citon “Monitor”(http://www.monitor.al/tpl-kompanite-e-sigurimeve-te-reflektojmerritjen-e…).
Kjo është thjesht dhe vetëm një mënyrë për të larë duart dhe për të vendosur rritjen e tarifës nga kompanitë, pasi në mbrojtjen që i bëri buxhetit, ish-ministri i Financave u shpreh shumë qartë kur deklaroi se “ndonëse qeveria e ulir taksën nga 10% në 35 një vit më parë, ajo nuk u reflektua në ulje tarifash nga kompanitë”.
Sipas Canit, qeveria ishte e legjitimuar të ricaktonte taksën 10% për arsye sepse ajo nuk dha asnjë efekt.
Pyetja që pason këtë lloj sjellje është se si është e mundur që në treg operojnë disa kompani, që presupozohet të jenë konkurrente, por të cilat sillen krejt në të kundërt: Mblidhen dhe vendosin një çmim fiks?
Është e qartë se këtu problemi i konkurencës është zeruar thjesht duke mbyllur tregun me marrëveshje, shkruan Respublica.
A duhet ndonjë Autoritet të ndërhyjë në kësi rastesh?
Trustet jane te ndaluara me ligj. Shteti duhet te veproje, ti fundosi me gjoba.
E vetmja kompani shteterore qe mund te nderhyje ne treg per te zhvilluar konkurrencen sapo u deklarua nga qeveria para disa ditesh qe do shiten 100% ne treg aksionet e saja!
Ky eshte tregu dhe ekonomia e lire ne Shqiperi?!
Kjo eshte mbrojtja qe i ben shteti qytetareve te tij?!
Fatkeqsia e atij mut tregu eshte kapter Avni Ponari prej Trapoje. Ai ka korruptuar gjithe zyrtaret e AMF(Autoriteti Mbikqyrjes Financiare) dhe ben ci do qejfi. Asnje kontroll I rregullt nuk i eshte bere kompanise SIGAL per rezervat teknike, investimet financiare, trajtimi i demeve. Dhente Zoti mos kemi ndonje termet apo fatkeqsi te tjera te natyres dhe aty do te shikoni qe kompanite e sigurimeve jane piramida te mirefillta qe tallen nen hunden e gruas se Dash Shehit(Drejtoreshe e Pergjithshme e AMF). Tung.
kompani sigurimesh prej leshi