Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, ka dhënë disa mesazhe të forta gjatë konferencës së mbajtur me kryeministrin Rama, pas vizitës së saj në Tiranë.
Ajo ka theksuar tre mesazhe të rëndësishme.
1.Hapja e negociatava duhet të ndodhe.
2.Mesazhi yne eshte i njejte me te USA, dhe e keni degjuar me pare nga Kerry.
3.Roli qe shqiperia po luan ne rajon eshte i shkelqyer.
“Mesazhi i BE është i njejte me te USA.
Ju jeni duke bere gjene e duhur per vendin dhe ndryshimi eshte i dukshem.
Keni ndertuar nje rruge te shkelqyer per ne Europe. Prandaj ju mbeshtesim.
Ndërsa roli i Shqiperise ne rajon ne kete moment eshte i shkelqyer, ka thënë Mongerini.
Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se:
“Ne e duam reformën në drejtësi si një imperative jo vetëm për të sotmen dhe jo thjesht është çelës për të shkuar më tej në rrugëtimin drejt BE-së, por dhe sepse kemi detyrim parësor për fëmijët tanë. Dihet botërisht rëndësia e kësaj reforme. Shqiptarët e mbështesin masivisht dhe ne na takon të jemi në lartësinë për ta votuar pa humbur kohë, në pjesë të parë ndryshimet kushtetuese dhe për të vijuar më pas me pjesët e tjera”.
Sa i takon krizë së emigrantëve, Edi Rama tha:
“Nga ana jonë do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka na takon. Do të përballojmë dhe krizën e rëndë të refugjatëve, Shqipëria është vend i voglë por asnëjherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vet në cdo sfidë. Jemi besnik ndaj vlerave e parimeve të Europës. Mbetemi të gatshëm të marrim pjesën tonë edhe në këtë sfidë por jemi të vetëdisjshëm se nuk mund të shpëtojmë të vetëm botën.
Nuk do të hapim kufijtë dhe nuk do të ngremë muret, jemi gati të bashkëpunojmë të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian
Vendime unilaterale të vendeve të tjera janë pa lidhje nga ato çka na takon të bëjmë të gjithë bashku dhe nuk mund të jenë një imponim për ne. Kjo nuk është sfida e Italisë apo e Greqisë, nuk mund dhe nuk ka si të jetë sfida e Ballkanit apo aq më pak e Shqipëria por është sfida e Europës”
”tre” dha Kerry,”tre” Mogherini………………..!!!
a sorry,Kerry vec te ”tre”-jave dha dhe 3000 mujahedine dhe 20mln dollars……………
Po nderroje melodine pak. Fyelli ka me teper se nje brime dhe besoj kete e di shume mire
Shpreson Rama nai pare…
Artikulim I qarte ,I drejtperdrejte dhe reciprokisht ne terma partneriteti,qofte nga perfaqesuesja e larte e BE,qofte nga Kryeministri I shqiptareve.Per mua ,eshte lajm shume I mirepritur.
Sukses i qeverise
me qarte nuk ka.
Mua , tek kjo grua e nderuar , me beri shume pershtypje ngrohtesia dhe sjellja e saj ne te folur . Me beri pershtypje paraqitja e saj dinjitoze , me nje veshje te thjeshte , me nje paraqitje natyrale , qe nga fytyra , floket e krehura thjesht , buzeqeshja e saj e sinqerte , si dhe mesazhet qe percolli . Krahesoeni me deputetet tona femra , te lyera e te ngjyera , me buze te fryra e me fytyre te ribere tek kirurgu , me çanta mijra eurosh , me ora te shtrenjta e me veshje firmato , a thua se rroga e tyre , do te jete dhjete here me e larte se e zonjes Mogherini . Ishte me te vertete nje shembull i qarte , se si duhet te jete nje zonje e vertete , qe te imponon respekt .