5 pyetje Ardit Gjebresë

4 Mars 2016, 11:42Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Në ortekun e polemikave që shkaktoi intervista e Marjan Rrokut, vrasësit, i cili ka pranuar vetë krimin e kryer ndaj Aldës 16-vjeçare dhe nënës së saj që përpiqej ta mbronte të bijën duke goditur kriminelin me çantë, sigurisht ka shumë moralizma dhe një det retorikash. Për fat të keq, me këtë intervistë, Ardit Gjebrea e katandisi televizionin shqiptar në atë nivel trash-nacional-popullor, ku ai prej vitesh ka arritur edhe në vende të tjera, duke filluar nga Italia.

Intervistat skandaloze të Barbara d’Ursos në Canale 5 (as ajo nuk është gazetare) kanë skandalizuar edhe italianët, megjithëse, në fund të fundit, kanë qenë me miliona ata, që janë ngulur para ekraneve për t’i dëgjuar. I gjithë reportazhi i Gjebresë, i montuar si një film horror, është një mizanskenë plot falsitete, duke filluar nga një kronikë e rreme direkte e hyrjes së tij në burgun e Fushë Krujës, brenda të cilit shihet qartë se ishin vendosur më parë dy telekamera të tjera të Klanit.

Por ka disa gjëra të tjera në intervistën e vrasësit Rroku që, sipas mendimit tonë, janë me të vërtetë të rënda, nga të cilat dalin disa pyetje për Ardit Gjebrenë.
E para është “koinçidenca” ne kohe mes intervistës dhe procedurave gjyqësore të ndërmarra nga Rroku, i cili pikërisht dy javë më parë ka bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar anulimin e procesit (një detaj shumë i rëndësishëm, por për të cilin nuk përmendet absolutisht asgjë në intervistë).

Këtu lindin dy pyetjet e para për Ardit Gjebrenë. A ishte ai i informuar për një gjë të tillë? A ishte i ndërgjegjshëm që ai reportazh, i realizuar në këtë moment, mund të influencojë vendimin e gjyqtarëve (përfshirë edhe ata të Gjykatës te Larte), të cilët, pikërisht këto ditë po vendosin mbi fatin e Rrokut?

Momenti i dytë i rëndë është rikonstruksioni rrëfyes i bërë nga Gjebrea. I gjithë reportazhi, planet e para, montazhi, muzika, kanë një qëllim të vetëm: të të mallëngjejnë. Gjithshka është ndërtuar në mënyrë që të zbutet dhe të bëhet njerëzore figura e një vrasësi, që vrau me gjakftohtësi nënë e bijë.

Për të arritur tek akti teatral i Gjebresë, që emicionohet, derisa të derdhë lot të vërtetë, të cilat, në vend që të fshihen për arsye turpi në fazën e montazhit, amplifikohen me pamje me shpejtësi të ngadalësuar dhe me muzikë plot pathos. A ka qenë Ardit Gjebrea ai që ka kërkuar të evidentojë lotët e tij në montazh? Dhe pse nuk e ka fshirë? Kush ishte vlera e tyre artistike, veçse ajo, që të përpiqej ta transformonte Rrokun, nga xhelat, në viktimë?

Momenti i tretë i rëndë është ai, që Marjan Rrokut i është dhënë mundësia të gënjejë pa u kundërshtuar nga askush. Të dëgjosh vrasësin “stalker” të thotë se ishte Alda e vogël ajo që i binte në qafë “duke e puthur në rrugë”, ndërkohë që ai e konsideronte “vetëm si një motër të vogël”, kjo është diçka që të neverit.

Është i njejti argument, që zakonisht përdorin përdhunuesit për të shpëtuar nga dënimi: vajza donte vetë. Por, të paktën, procese të tilla zhvillohen me dyer të mbyllura, jo në një televizion kombëtar në kohën kur ka dëgjimin maksimal.

Para se të intervistonte Marjan Rrokun, Ardit Gjebrea të paktën kishte lexuar dokumentacionin e procesit gjyqësor? Kishte studjuar në të për të kuptuar se për çfarë ishte akuzuar me të vërtetë vrasësi? Dhe, si pati kurajon për të mos reaguar përballë tentativave për të shpifur kundër viktimave? Kush tjetër veç tij, Gjebresë, duhej të përpiqej të mbronte kujtimin e tyre, duke iu kundërvënë vrasësit, të paktën përballë kësaj?

Momenti i katërt i rëndë është konkluzioni skandaloz, në të cilin Gjebrea, shtrirë në një krevat marinarësh në qelinë e vrasësit, arrin, në një atmosferë të tipit “Bidai”, ta shqiptojë: “Nga të gjitha këto, mendoj se Marjani është penduar dhe për këtë duhet të dalë nga burgu”. Kjo, sipas mendimit tim, është një frazë shokuese, e cila e kthen intervistuesin në një bashkëfajtor moral të vrasësit të intervistuar, një grackë kjo, në të cilën një gazetar nuk duhet të bjerë.

Po Arditi, duke shqiptuar këtë frazë, që ështe destinuar qartazi në adresë të gjyqtarëve, të cilët, në javët në vazhdim, do të vendosin mbi fatin e Rrokut, a ka menduar ndopak për njerëzit e familjes të të dy viktimave?

Edhe po të shpjegohen këto kater skandale horror të para në televizion, duke menduar se Ardit Gjebrea do të kishte vullnetin të jepte sqarime, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, më mbetet prapë njëpyetje e pestë, për të cilin, ama, nuk i takon vëtëm Arditit të japë shpjegime: Në cilin burg të botës mund të shihet një drejtor ta përqafojë miqësisht një të dënuar me burgim të përjetshëm?

Drejtori i burgut përfaqëson shtetin dhe minimumi që mund të pretendohet prej tij është sjellja e qytetëruar ndaj vrasësit, por, mbi të gjitha, respekti ndaj kujtimit të viktimave të tij. Ai përqafim i vrasësit, në sfond të një buzëqeshjeje të kënaqur të prezantuesit dhe para telekamerës, tregon, në të kundërt, një nivel solidariteti maskilist, që përfaqëson një tjetër njollë të turpshme në këtë ngjarje të trishtuar.

Shqiptarja.com

60 komente në “5 pyetje Ardit Gjebresë”

  1. Shtriga says:

    per here te pare jam plotesisht dakord em ju zoti Bollino…ne nje shtet normal kundrejt zotit Ardit do hapej nje hetim per te kuptuar pse pikerisht ky personazh …

    1. Shkop says:

      Gebre trapi duhet te denohet me Burg dhe te fle ne dhomen e kriminelit duke derdhe LOT atje. Perkrahesi i kriminelit eshte po av kriminel

      1. Pilo Lala says:

        Amerika e ka shpallur Rrokun nder 10 Kriminelet me te medhenj, ne vitin 2005.
        Ka bere nje program, dhe e ka kapur kriminelin, qe sot e mbron Frangaj.

    2. flokeprasi says:

      ti shikonte kaq me hollesi ky bollari artikujt e gazetareve te vet nuk do kishte gazete fare. Ky nuk ka te drejte morale te analizoje pasi eshte vete i kapur dhe po ti veme kete kut sigurimsi qe ka vene ky ne artikull per gjebrene ky duhej te ishte ne burg tashme dhe jo te jipte opinione neper gazeta.

      1. Ermir says:

        Ti je nje cop idjot dhe asgje me shume….

        1. paradoxal says:

          Ai eshte nje idiot e gjysem dhe plehre si sera e A Frangajt te klanit….e me siguri ka marre nai dore lekesh per ket koment.

  2. Anna Kamp says:

    Jam totalisht e shokuar se cfar ben ky lapanjoz gjebrea, per nje kriminel te rrezikshem, Rroku me kohe duhej te kishte marre denim me varje ne publik! Gjebrea nuk duhet te dale me ne ekran!

    1. NYC says:

      Ne nuk e bejme dot Arditin te mos dale ne ekran. Ajo qe mund te bej publiku shqiptar eshte te bojkotoje TV Klan. Te mos e shoh ne asnje plehere emision qe transmeton TV Klan

      1. Bagetia says:

        ti do jeshe ndonje qe nuk ke bo ndonje gje ne jete mor NYC Ardit gjebrea ka bere shume dhe me sukses nuk mund te dalesh ti si anonim dhe te te zere fjala vend. Fillo pergatitu te mesosh te shesesh ndonje fik ne vere qe me pak fat te dalesh ne 24 ore te Arditit se perndryshe nuk ka ku te gjeje tjeter.

        1. Lexuesi nr2 says:

          sic ke pseudonimin ke dhe mendjen ik qaj cik me Arditin tani dhe ti, dele

        2. armando says:

          Ore bageti dhe bujqesi, po nga nickname qenke bere ti zotrote per te dale tek 24 oreshi. Fiqte shko tregoja xhixhilese se telebingos qe t’i kape kur te piqen se i ka pike te dobet. Vetem Ardit Gjebrea me delenxhinjte e klanit mund te thurin skenare rehabilitimi per nje manjak pedofil. E paska shkundur mire qesen ky tipi nga burgu. Ku ke pare ti te vrasesh nje 16-vjecare bashke me mamane pa t’u dridhur dora dhe te pretendosh t’ia hedhesh lumit pa lagur? Aty ngordhte mes atyre kater mureve.

        3. KOT FARE says:

          O BAGETIA,, IK GJEJ NDONJE KULLOT ANEJ NGA MALET DHE USHQEU,,,,

        4. Dendata ded GJoluli says:

          O Begatia, qenke fare bagel edhe ne mendie, po cfare lidhje ka fiku me ate mikun qe ka paguar , ose me mire sponsorizuar nje palo interviste, qe nje kriminel te mare nje denim me te bute. Po te pyes; po te kishin vrare (large qofte) ndonje nga familja jote? Zotrote me cfare frymezimi do mbroje Arditin.
          Dhe per ta mbyllyr, qenke njeri pa vlera sepse ne kete emisjon gjobvenes nuk ke cfare te meshirosh kur atij palles “specialist” te CIA apo te F Klosit i bie qe ta rrjepin mire e mire si TV dhe mandej ata specialistet e gjykates. Keshtu eshte kur nje hodo me leckaman, nje cop manjak seksual pervers, e kurvar si Klosi u vu ne krie te sherbimit, skishte si te shkonte ndryshe, njerez pervers i duheshin ..
          CIA KGB MOSAD MI 5 apo MI6, co sherbim ne bote para se te te rekrutoj te studion gjenezen der me 7 breza.

      2. Arturi says:

        Une kam vite qe nuk e shoh KLAN-in e katundaro-mafiozit Frangaj!
        Nderkohe “Bagetia” vazhdon e kenaqet me KLAN dhe me Ardit byçshpuarin … ?

  3. Agim says:

    I shkelqyer ky shkrim ,respekte per ju Carlo

  4. vali says:

    Heu, bre BOLLANO!
    Kur e analizon kaq mire dhe qarte kete interviste te “xhirxhilese” Gjebrea ke mbi vehte respektin e njerezve te thjeshte qe URREJNE deri ne pafundesi kriminelet, POOOOOOR, na vendos ne pozicionin, qe sic thua ti, te urrejme edhe bashkefajtorin moral !
    Dergoja kete material, por me shkronja te medha, te trasha dhe zeza stere qe ta lexoje edhe ……Bushatlliu i “kalemi”.com!!!!!
    Respekt, Bollano!

  5. Gjergj Lezhja says:

    Shkrimi plotesisht i sakte.

  6. vali says:

    Heu, bre BOLLINO!
    Kur e analizon kaq mire dhe qarte kete interviste te “xhirxhilese” Gjebrea ke mbi vehte respektin e njerezve te thjeshte qe URREJNE deri ne pafundesi kriminelet, POOOOOOR, na vendos ne pozicionin, qe sic thua ti, te urrejme edhe bashkefajtorin moral !
    Dergoja kete material, por me shkronja te medha, te trasha dhe zeza stere qe ta lexoje edhe ……Bushatlliu i “kalemi”.com!!!!!
    Respekt, BollIno!

  7. qytetar says:

    Nje pergjigje e mrekullueshme dhe me se e merituar , per Arditin ,i cili eshte skandalizuar komplet nga dikush qe e ka detyruar te beje teatra te tilla , skenaristi eshte klani .

  8. Viktor says:

    Nje Bravo te madhe per Bollinon.

  9. lexuesi says:

    Bolinoka sistemuar gjithe opinionet e paraqitura deri tani
    nga gazetare te shumte,por edhe nga rangu i komentueseve nga rradhet e popullit.
    Te gjithe kane shprehur se Gjebrea nuk e ka skenarin e vet!
    Dhe per kete duhet te intervenoi Drejtesia.
    Perdorimi i TV.per te zhgarravitur realitetin,e ben edhe me te madhe indinjaten
    ndaj vrrasesit,por tani me mbrojtje te perforecuar.
    Bolino keto irradhiti sakt dhe i qepi sic duhet,vecse dy gjera duhet ti thoshte me ze te larte.
    Atehere kishte segmente te Shtetit qe ndihmuan largimin e Kriminelit.
    por kjo eshte aq e dukshme edhe Sot,kur po segmente te pushtetshem
    u perpoqen te montojne deri ne mallengjim per Rokun,mbi gjakun e Aldes dhe
    Nenes se saj.Sa per Gjebrene dua te them se eshte nje sekser i ketij horrori
    e megjithate eshte shume me teper fajtor se ato segmente qe kerkojne ti japin Liri
    atij qe di vetem ta vrrase ate. U zgjodh Gjebrea,per reputacionin qe gezon,pavarresisht
    se e vrau ate perfundimisht. Turp o i Pa Udhi Ardit Gjebrea.
    Nuk e di a e kupton Ti kete qe bere? C,fare mesazhi do te japesh me tej?
    Me cfare Surrati do te na shtirresh sikur na buzeqesh? O cfare Hipokriti.

  10. Engjell Shehu says:

    Nuk i heq asnje presje shkrimit te Bollinos, vetem dua te shtoj se me keto veprime gazetareske vetem gazetari nuk eshte kjo qe ka bere Ardit Gjebrea..

  11. asd says:

    Prokuroria duhet te hape nje hetim per kete ceshtje, qe nuk eshte kaq naive sa duket. Follow the money

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ne nje vend perendimor kjo do ndodhte.. Ka me shume nen te sec shihet dhe mbrapaskenat zbulohen vetem duke ndjekur depozitat dhe terheqjet e parave..

  12. alto says:

    “Gazetaret” dhe analistet e vendit tone kane shume se cfare te mesojne nga ky shkrim, por klani i tyre do te kishte shume probleme po te shkruajne, paster, qarte dhe drejt.
    SEPSE JANE PJESE E INTERESAVE
    Ata e kane harruar si shkruhet paster, qarte dhe drejt

  13. Eva says:

    Arditi nuk është gazetar dhe bëri show-n e rradhës. Po ju gazetarët e tjerë pse nuk merreni me të dënuarin Marjan Rroku, i cili përgjatë gjithë historisë vetëm ka mashtruar. Dëshmitarët e ngjarjes janë gjallë, si motra e Aldës, i ati apo miqtë e tyre edhe zoti Klosi dhe mbështetësit e Rrokut. Atëhere, ku qëndron problemi ? Tek cektësia e gjithçkaje në Shqipëri. Një show banal, si në të gjithë prodhimet televizive të vendit, një gazetari e shitur dhe mediokre dhe një sistem ligjor i mbërthyer nga krimi. Kaq thjesht.

  14. Voli says:

    Bravo Bolino, nje gjykim nga kendveshtrimi moral! Na mungon kaq shume morali ne shoqerine tone……..

  15. Luani says:

    Meritoni nje bravo te madhe .Analize e shkelqyer, por Ardit legenit i ka hyre vehtja ne qejf dhe as qe e vret mendjen per keto qe thoni ju.Edhe sikur motren e tij te kishte vrare ky kerme, qe perpiqet te dale nga burgu, per te avancuar edhe pak ne kariere, ky karierist i felliqur, te njejten gje do bente.Megjithate, ky shkrim vlen per te tjeret dhe sidomos per ata gjyqtare qe akoma kane edhe pak dhembshuri per njerezit e tjere qe aspirojne ne drejtesine e nje shteti qe i thote vetes demokratik.Shpresoj qe kete rast te mos ta gjykojne gjyqtare si ata qe gjykuan 21 janarin….apo te tjere qe i bejne veri Sali Berishes e kompani.

  16. Den says:

    Se pari shteti duhet ta pushoje ne vend ate maskara drejtor dhe ta çoj per ndjekje penale per shperdorim detyre,se dyti familja e viktimave duhet te hape nje proçes civil ndaj ardit pedes dhe se treti perfundimisht tv klan e tregoi veten qe nuk tv informimi por nje biznes mafioz

  17. enrik says:

    Po te kishte qene motra dhe mamaja e Gjebrese ato te gjorat, do ta kishte bere kete interviste ky kllufi?

  18. Gaspri says:

    Bravo Karlo Bolino. Teper i sakte si askush deri me sot, kunder ketij skenari skandaloz.

    Jam i bindur se ky eshte nje skenar banal i nje media e cila perkundrejt shumave te medha te parave, tentoi te pergatite opinionin publik per te nxjerre nga burgu, apo per t ia hequr burgimin e perjetshem nje vrasesi te dyfishte. Deri ketu ka arritur te katandiset nje media dhe nje kengetar si A.Gjebrea. Shume e turpshme. Megjithate, mos u cudisni qe njerez te caktuar ne Gjykaten Kushtetuese edhe mundet ta nxjerrij kete njeri nga burgu per shuma te medha parashe. Te shohim.

    Sa i perket A.Gjebrese, mos u cuditni, nje njeri pervers, nje zvarranik qe e ka kete ves qe nga koha e partise se punes, e vazhdoi po ashtu pas 90-tes e deri me sot, nje servil i peshtire qe nuk njeh asgje tjeter para parave.

    Ne doni te njihni Klanin dhe Gjebrene, shihni ate programin e “famshem” cdo jave ku ballafaqojne ne studjo njerez fatkeqe e te dermuar moralisht qe perdoren nga vete Gjebrea dhe nje avokate pipiruqe, ne menyren me cnjerezore.

  19. capajevi says:

    JA C’DO ME THENE TE JESH GAZETAR…

  20. al says:

    mire shkrimi po vetem nje fjale nuk e kuptoj “PATHOS” SHQIP ESHTE KJO?.

    1. Lexuesi nr2 says:

      Po shqip karakterizon ndenja te trishta, kur themi nje muzike plot pathos, do te thote muzike shume e trishte qe ka veti te te preki

  21. MAJAKOVSKI says:

    Me se i sakte Bolino.Argumenton thjesht,bukur qarte per te gjithe nivelet e lexuesve.Edhe pse tashme Gjebrea gezon reputacionin e Showman,TV Klan duhet te ndjej pergjegjesine dhe ketij TV i duhet hequr titulli Televizion Kombetar,sot e tutje duhet quajtur TV rrokjan.Ndjej keqardhje per familjen e viktimave dhe nje urrejtje akoma me te madhe per kriminelin dhe njerezit qe marrin persiper ta suportojne Marjan Rrokun.

  22. Ay says:

    Mendoj qe duhet hapur urgjentisht hetimi, gjerat nuk jane kaq te pafajshme, lote Arditi, lote krimineli dhe krimineli del nga burgu.

    Media po funksionon si bande e organizuar mafioze ! Kush ja dha tagrin Frangajt te behet lojtar kaq i ndyre ??????????????

    Dhe pergjigja vjen natyrshem, Berisha dhe Rama qe kane ndyer duart ne aferat e tij mafioze! GAzetare filloni flisni per pallatin tek ekonomiku!!!!!

  23. Model says:

    Nje analize dhe nje gjykim i drejte. Nje njeri banal si Ardit Gjerbre, duhet ti hapet proces gjygjsor ndaj ti. Ti vije turp.

  24. Halil says:

    Bravo Bolino!! TURP Ardit!!

  25. ilir says:

    Nuk do habitesha ne se emisionet e ardheshme te tv-klanit , do te organizonin nje ” seance ndermjetsimi”, ndermjet kriminelit vrases dhe familjes se viktimave.
    ..

  26. Andia says:

    Shkrim i drejte! Mesa duket zoteria ka mbledhur opinione te shprehura keto dite dhe e ka me te thjeshte te tregohet jo shume i anshem meqe Z. Gjebrea nuk do e kete dhe aq mik, krahasuar me disa “opinioniste” te tjere.

    Ben mu qe i gjithe emisioni ka qene inskenim. Z. Gjebrea i paguar ose jo nga pronari i tij beri cfare ju kerkua. Per mendimin tim ai i vuri nje damke te madhe emrit te tij artistik me kete qe beri, me apo pa vetedije. Ishte fallso gjate gjithe filmimit dhe ne montazh, megjithese ai shquhet per kopjim/perdorim frazash klishe sic ishte premtimi absurd ne fund, habitja mbi faktin qe krimineli cuditerisht po pranonte krimin vetem para te zgjedhurit, te madherishmit, Z. Gjebrea. E perforcon me shume kete gabim te piste do thoja, ta quaj trashanik do ishte kompliment, me post-reagimin e tij – Nuk kerkoi falje ?!

    Nga njera ane bravo se totalisht pa dashje kjo interviste me ne fund e zgjoi popullin tone te ceket qe mashtrohet cdo minute nga cdo lloj medie ne Shqiperi. Kam pershtypjen pervec disave qe jane fatkeqesisht nga natyra pak budallenj, te tjeret pesuan nje hapje sysh.

    Media eshte nje kosh i madh plehrash e njerezish te poshter (ka dhe nga ato karikaturat plastike qe jane siperfaqesorë/e e te trashe/a) nga i cili shume pak do vecoja si njerez qe akoma kane ndonje pike dinjitet. Populli shqiptar duhet te hape syte, te perdore cdo mjet (rrjetet e tij sociale) te mundshem per te shprehur i lire opinionin e tij, te denoncoje cdo shpifje sikur thjeshte me nje koment, me nje postim. Te mos fleje me gjume se indiferentizmi nuk po na con ne asnje vend.

  27. Lefter says:

    Analize shkencore e gazetarit Bollino gje qe nuk e ka bere asnje gazetar tjeter.Te perkdhelesh vrasesin e dy femrave nene e bije dhe te poshterosh viktimat e ketij krimineli eshte teje e tmerrshme por gjera te tilla b ehen nga njerez te shitur te paraja,pa moral e dinjitet te stampuar si gjebrea.As nuk ka kuptim te flasesh per tv klan nje klan anti kombetar.Drejtori i burgut duhet pushuar qofte dhe me lejen e ministrit qe dhe ky duhet pushuar.Kjo eshte alarmante,prokuroria nese ekziston duhet te nis procedurat urgjentisht pasi eshte vrare drejtesia, dinjiteti i viktimave nga nje vrases profesionist,eshte vrare dinjiteti e ndjesia e popullit.

  28. Z. Bollino i ke bere nje pasqyre ku i nderuari Gjebrea duhet te beje testin vetvetes nese ra viktim ne kete iterviste pleherash dhe ta kerkoje falje publike ,apo nese do ia dale dote te mose mare me persiper prej te beje <> te kesaj permase skandaloze e paparashikuar dhe jashte cdo lloje mendimi njerezor , por per mendimin tim u be mire qe u hape ky SKANDAL sepse prokuroria duhet te mare seriozishte per shqyrtim padine qe ka bere para vrasjeve babai i Aldes qe ju pre jeta pa filluar te lulezonte si dhe nenes me fatkeqe ne bote qe shefe vrasesin ti mare jeten femijes se saj te shtrenjte .KY ESHTE SKANDALI QE HAPE NJE CESHTJE TE MBULUAR PRAJ KRIMINELAVE TE VESHUR ME PUSHTET DHE KU DREJTESIA DUHET TE GJYKOJE TE GJITHE ATA PERSONA SADISTE QE U VUNE NE DIJENI PREJ z FASLLI. resekt z. Bollino .

  29. Radisti says:

    Izolimi I nje krimineli nuk behet per cfare ka bere , kjo nuk kthen viktimat mbrapsh ne jete, por per rrezikshmerine qe paraqet per shoqerine. Arditi Eshte nje plere qe pluskon ne cdo lloj shoqerie, dalja ne mbrojtje te nje krimineli te mirefillte eshte e paprincip dhe tregon qarte cfare maniaku eshte.
    Nje kerme televizive qe nxjerr te pafajshem nje kriminel te dyfishte nuk eshte gje tjeter por bashkefajtor dhe duhet te ndaje te njejten qeli me kriminelin.

  30. Zani Burimi says:

    Redaksise se gazetes Dita,
    Disa nga komentet e mesiperme duhet t’i botoni qe neser ne Gazete.

  31. beni says:

    Nje shkrim i arrire, sh. i drejte.

  32. toni says:

    te gjithe lojtaret e telebingos te dielen , ne vend qe te thone telebingo te thone je prostitut o ardit !!!!!!!!!!!

  33. greshicjoti2 says:

    une do te shtoja se nga analiz e ti j kuptojme se shteti yne ka plot si marjani pra ne pushtet jane kriminelet dhe ai drejtor burgu duhet te pergjigjet ligjerisht dhe penalisht per perkrahje te krimit po do thoni ju kush do i gjykoje se dhe gjykatesit tane qe ua mbyll rrugen amerika jane ne gjykaten e larte shqiptare peshku qelbet nga koka…

  34. Shoku Rrok i Druve says:

    Eh, zoti Karlo ka vite qe Gazeta Shqiptare, qe drejtonit eshte perpjekur te emancipoje keta njerez, po ku marrin vesh? Si me i fole murit maskuliste ordinere e te pakorrigjueshem. Pyetje me vend dhe, mbi bazen e tyre, sipas Ligjit te medias, jo ne print po ne nje studio te hapur, Ardit Gjebrea dhe ai drejtori masovik i burgjeve t’i pergjigjen opinionit te shendoshe publik. Nuk mund te kalohet kjo ngjarje, per t’u arshivuar me te tjerat dhe as nga “mbrojtesit” e Arditit, qe kane fituar ndonje lloto te varferit.

  35. kolonjari says:

    Me ka habitur intervista e z.Ardit Gjebrea ku meshiron dhe merr ne mbrojtje nje kriminel !!…Per kapacitetet qe ka dhe lotet qe derdhi duhet meshiruar ai.Turp per ate dhe per TV.Klan apo te dy palet e kane bere per biznes ?…

  36. bushi says:

    Nje shkrim I perpiket, bravo.
    Prokuroria dhe shteti shqiptar duhet te investigoj kete ceshtje dhe te mari para pergjegjesise si Ardit lengun edhe drejtorin e burgut.
    Eshte I vetem shtet ne bote ku drejtori dhe gazetari mbeshesin nje kriminel ordiner duke ofenduar jo vetem familjen e viktimes por inteligjencen e popullit. NQS keta tipa lejohen te vazhdojne me drama te tilla, nuk ben cudi qe kriminel ordiner si Rroku ti kemi deputete e me tej.
    Zgjohu Ardit sa nuk eshte vone, kerko falje dhe leri shkrimet poetike qe nuk kane fare lidhje me gazetarine dhe realitetin e kesaj ngjarje tronditese per te gjithe ata qe kane nje familje, kane zemer dhe e duan jeten.
    I bej thirrje qytetareve ti bejne peticion TV Klan.TURP

  37. ZZZZZZ says:

    POR ARDITI NUK KA DHE AQ FAJ,,, SE DISA PYETJE JA BERI KETIJ, SI PS. SI ARRITE TE IKESH DHE KU E GJETE PASAPORTEN, POR KETIJ NE ATE KOHE I ISHTE PRISHUR KANCJA DHE TELEVIZORI JA KAPTE ME MIZA, DHE KESHTU NUK E KISHTE PAR DOT FILMIN,, INTERVIST FALLCO DHE CDO GJE E PREGATITUR NGA SKUTAT E KLANIT, JAM I SIGURT QE ARDITI KA HYR DHE HERE TE TJERA NE BURG, KA KONTATUAR DHE PREGATITUR CORBEN ME KETE VRASES, TE HETOHET NGA PROKURORIA KY RAST FLAGRANT,,,

  38. Nik says:

    Gazetari dinjitoz Italo – Shqiptar Bollino na dha shkrimin me profesional nga pikpamja e gazetarise!
    Falemnderit dhe respekt Z.Bollino!
    Nik

  39. Dendata ded GJoluli says:

    O Begatia, qenke fare bagel edhe ne mendie, po cfare lidhje ka fiku me ate mikun qe ka paguar , ose me mire sponsorizuar nje palo interviste, qe nje kriminel te mare nje denim me te bute. Po te pyes; po te kishin vrare (large qofte) ndonje nga familja jote? Zotrote me cfare frymezimi do mbroje Arditin.
    Dhe per ta mbyllyr, qenke njeri pa vlera sepse ne kete emisjon gjobvenes nuk ke cfare te meshirosh kur atij palles “specialist” te CIA apo te F Klosit i bie qe ta rrjepin mire e mire si TV dhe mandej ata specialistet e gjykates. Keshtu eshte kur nje hodo me leckaman, nje cop manjak seksual pervers, e kurvar si Klosi u vu ne krie te sherbimit, skishte si te shkonte ndryshe, njerez pervers i duheshin ..
    CIA KGB MOSAD MI 5 apo MI6, co sherbim ne bote para se te te rekrutoj te studion gjenezen der me 7 breza.

  40. rigoni says:

    Ardit pederasi beri vet-vrasje.

    komentuesi me nofken ‘bagetia ‘ mund te jete vete Arditi.

    Bravo Carlo !

  41. Earta says:

    CUDIA

    Do ti’i thoja Arditir qe ka plot tema e njerez me te cilet ai mund te kaloje 24 per te bere emisionin e tij :”24 ore me…” Po rendis disa “Varfanjaket e Shqiperise , perpjekjet e tyre te mbi njerezores per mbijetuar. Njerez me aftesi ndryshe qe jane heronj te heshtur te jetes se tyre qe ndoshta jane gjymtuar nga nje pune me ndergjegje te larte qe sot duket si jashte mode . Dhe ui takon mediatve t’i bejne JEHONE . Po nje student i shkeqyer qe studion jashte shtetit ne UNIVERSITETE ME TE MIRA te botes dhe ben perpjekje maksimale per te studiuar dhe punur njekohesisht per te plotesuar nevojat e perditshme . Pse jo 24 ore me nje shqiptar qe ka nje Histori Suksesi ne vend te huaj ku shqiptaret i nenvleresojne nen racizmin e terbuar .
    Po 24 me nje familje qe nje nene rrit e vetme 6 jetimet e saj ne nje skamje te tejskjashme .KJo eshte heroine.
    Pse jo 24 ore me nje shkencetar qe BEN EMER .. pse 24 ore me nje grua qe derjton nje BUSINESS TE sukseshem dhe rrit e edukon femije te shkelqyer qe vlejne te behen shembull per shume familje e terinj qe kalojne kohen neper kafene me librat nen sqetull dhe nuk mesojne asgje .Sic hyne ne Universitet ashtu dalin ?
    Pse jo 24 ore me nje Grup punetoresh qe punojne nate dite per te realizuar ne kohe nje PROJEKT qe i sherben banoreve te X fshati apo qyteti .
    Emisioni 24 ore me .. ishte shume i arrire , permendimin tim kishte vlere te madhe sepse dha pikerisht ajo qe i duhet populli tone .

  42. Milo says:

    Ishte vertete nje shfaqje tetrore e peshtire. Natyrisht jane bere paraprakisht edhe prova per te arritur ne ate stisje kaq te felliqur. Duhet qe organi i akuzes kryesiht te nise hetimet per te zbardhur kete krim te dyte ndaj viktimave. Se pari ku eshte pare e degjuar qe nje person si i ashtuquajturi gazetar te rrije ne burg 24 ore. Denimet me burg i jep gjykata. Pyetja shtrohet se cila gjykate e denoi Gjebrene me 24 ore ore ne qeli? Kush ia dha kete leje ketij te fandaksuri qe ta kthente ne skene teatri qeline e burgut? Cfare roli e c’pergjegjesi kane organizatoret e ketij spektakli, duke u nisur nga drejtori i Pergjithshem i burgjeve e deri tek gardianet? Po ministri i Drejtesise pse hesht? Deri kur burgjet tona do te shnderrrohen ne skena kriminale? Sepse ne rastin konkret kemi te bejme me nje krim te dyte shtetror ndaj viktimave, me veprimet e mosveprimet e punonjesve te burgut ne Fushe Kruje, prandaj edhe hetimi duhet shtrire per te zbardhur motivet qe kane çuar ne kete persevitet te ketyre personave te veshur me pushtet.

  43. ODISEJA says:

    une them qe ARDITI NUK I KA BERE PYETJEN THEMELORE “KUR PE QE TI VRAVE ATO PSE NUK U BERE BURRE DHE TE QENDROJE NE SHQIPERI DHE TE POHOJE VRASJEN DHE TE PRANOJE CDO LLOJ DENIMI DHE TE KERKOJE NDJESE DHE FALJE POBLIKE “???????????????????; POR ISHFRYTZOVE TE GJITHE MIQTE DHE TE NJOHURIT E TU PER BERE DOKUMENTIN FALLCO DHE U LARGOVE SI NJE FRIKANJOS DHE VRASES I PASHPIRT JASHTE SHTETIT DHE VZHDOVE EDHE ATJE NGRITE NJE FAMILJE ME GENJESHTRA DHE MENDOJ PA NDJENJA SE GRUAJA NUK E DINTE TE KALUAREN TENDE !

    TRIMAT NUK VRASIN KURE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    FRIKANJOSET , EGOISTET dhe HAJDUTET E TRADHETARET BEJNE CDO GJE EDHE VRASJEN ,SE NUK KANE PRINCIPIENE JETE DHE NUK E DINE PSE JETOJNE ;NUK DINE SE CKA ESHTE THEMELORE NE JETE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ARDIT GJEBREA ESHTE SHUME I TRASHE NE GJYKIM DHE KETE E TREGON EDHE ME PYETJET GOMARE QE NE EMSIONET E TIJA !!
    ARDITI MUND TA KISJH FILLUAR ME FEMRAT NE BURG
    DHE KJO MUND TE ISHTE “NAZIMJA ” OSE§ ME “ALKET RIZAIN “”NE GREQI QE ULERIN SE E KANE FUTUR ME TE PADEREJTE NE BURG QE NE FILLIM ETJ ETJ ETJ :::::::::::::::!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  44. ODISEJA says:

    une them qe ARDITI NUK I KA BERE PYETJEN THEMELORE “KUR PE QE TI VRAVE ATO PSE NUK U BERE BURRE DHE TE QENDROJE NE SHQIPERI DHE TE POHOJE VRASJEN DHE TE PRANOJE CDO LLOJ DENIMI DHE TE KERKOJE NDJESE DHE FALJE POBLIKE “???????????????????; POR ISHFRYTZOVE TE GJITHE MIQTE DHE TE NJOHURIT E TU PER BERE DOKUMENTIN FALLCO DHE U LARGOVE SI NJE FRIKANJOS DHE VRASES I PASHPIRT JASHTE SHTETIT DHE VZHDOVE EDHE ATJE NGRITE NJE FAMILJE ME GENJESHTRA DHE MENDOJ PA NDJENJA SE GRUAJA NUK E DINTE TE KALUAREN TENDE !

    TRIMAT NUK VRASIN KURE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    FRIKANJOSET , EGOISTET ;HAJDUTET ;TRADHETARET DHE INJORANTET ( QE JANE NE POPULLIN TONE E KUDO TE SHPERNDARE NE BOTE ME SHUMICE ) BEJNE CDO GJE EDHE VRASJEN ,SE NUK KANE PRINCIPIENE JETE DHE NUK E DINE PSE JETOJNE ;NUK DINE SE CKA ESHTE THEMELORE NE JETE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ARDIT GJEBREA ESHTE SHUME I TRASHE NE GJYKIM DHE KETE E TREGON EDHE ME PYETJET GOMARE QE NE EMSIONET E TIJA !!
    ARDITI MUND TA KISJH FILLUAR ME FEMRAT NE BURG
    DHE KJO MUND TE ISHTE “NAZIMJA ” OSE§ ME “ALKET RIZAIN “”NE GREQI QE ULERIN SE E KANE FUTUR ME TE PADEREJTE NE BURG QE NE FILLIM ETJ ETJ ETJ :::::::::::::::!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  45. Alban Dardani says:

    z CALO BOLLINO Bravo, bravo. SUME thjesht, shum qarte e kuptushem , per cdo nivel e kategori lexusi. ,
    POR,.. ju do mbeteni i PA KUPTUSHEM e i PA VLERE , ne radhe te pare per GJEBRET , grupet e klanet mafjoze qe kane infiltruar e uzurpuar shtyllat kyesore MEDJEN , SHIKun , RENDIN , GJUKATAT , PROKURORIT dhe administraten .

    Lexova pergjigjen e …cinike, ofenduse dhe percmuse per opinionet e komentet jo apo kunder GJEBRE. Ai ME PEGJIGJEN E TIJ TE TURBULLT E TE TRAZUAR akoma ben sikur s’kupton , direkt e indirekt vazhdon te helmoje , te vrase , te friksoj e tulas opinionin e gjere , te thelloje ndjenjen e frikes e te pa siguris NE NJE VEND QE KA VITE KU BOTA E KRIMIT E KRIMINELET DIKTOJNE EBEJNE LIGJE EDHE NE PARLAMENT.
    ME aq sa tregon intervista e mare ne burg , por dhe pese pikat e shkrimit tend jane te mjaftushme qe ”fenomeni gjebrea” te behet objek i shume hallkave dhe oganizmave shtetrore dhe civile , ku puna e tyre lidhen me krimin dhe kriminelet. me familjet e viktimave, me burgjet e te burgosurit, me mediat , opininistet e kalemxhinjte vrastare te cilet me gjuhen e doren e helmatisur kane coroditu, friksuar, tulatur, dhe vrare opinionin e gjere, shpresen dhe besimin tek e ardhmja duke i bere te marin rrugen e arratis dhe vendimin e mos kthimit. GJE ME TE POSHTER NUK KA.
    Mir qe organizmat shtetrore te caktuara e specializuara mund te jene komprmentur a bere pre e krimit , po shoqerija civile, forumet rinore, studentet si e ardhmja e vendit , opinioni i gjere perse hesht. Protesta [per nje kend lodrash sado e diskutushme kishte vleara se edukon vret indiferentizmin ndaj protestave te perbashketa me shoqerine civile, pse jo dhe pozite e opozite bashk ,LUFTA KUNDER KRIMIT DHE KRIMINELEVE ESHTE FENOMEN I LUFTES SE PREBASHKET , SKA RENDESI KUSH PARTI DEL NE KRYE. Pervec organizmave shtetrore duhet dhe e reagimi fuqishem i mbar opinionit.

  46. Beni says:

    E DIJA QE GJEBREA KISHTE MARRE FUND SI ARTIST PREJ KOHËSH POR TANI PO E KUPTOJ QE PASKA MARRE FUND EDHE SI PERSON…..BOJKOTIM I KLANIT PER MUA DHE FAMILJEN TIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje