Fatos Lubonja thotë se kryeministri Rama iu shërben oligarkëve.
Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lubonja tha se oligarkët zotërojnë partitë dhe pushtetin në Shqipëri.
“Edi Rama është maskë e oligarkëve, Veliaj është maskë e Ramës, që mbulon interesa të tjera dhe maskë që ne duhet të na bëjë këtë lojën, të na sjellë ndonjë arkitektë që thonë jeni barbarë.
Pas kësaj është pushteti i oligarikë.
Kam frikë se me kaq pak forca sa kemi ne, do të bëhen të gjitha, edhe kërpudhat.
Jo pse do Edi Rama, se ka dhe pak pjesën e delirit, të bëjë gradaçela 25 kate, por është oligarkia që ka pushtetin.
Ata sponsorizojnë, partitë kanë media dhe urdhëro maskën që do të luash këtë lojë”, thotë ai.
Sipas Lubonjës, zhvillimi në Shqipëri nisi me kioskat dhe ka përfunduar me vilat dhe pallatet.
“Nëse do ta shikojmë historikisht, ajo që Spiropali e quajti zhvillim, unë e kam quajtur zhvillim tumoral si rritet trupi, por në fakt është ritur tumori, jo indi i shëndoshë i trupit.
Po të kërkosh, mutacioni i parë që zhvilloi këtë tumor fillon me ndërrimin e sistemit.
Është një deformim për shumë arsye i asaj që mund të quhet prona private e privatizimit.
Filloi me ato kioskat.
Ai të jepte ryshfet, u bë i gjithë parku kioskë, ku lidhja ishte të jap ca lekë, ti më jep kioskën. Unë fitoj me kafene, ti fiton në xhep dhe bën vilë, dhe ai që humb është publiku.
Kjo është qeliza e parë e mutacionit të kësaj që po ndodh.
Shteti në vend që të mbronte interesin publik punoi kështu, tani çfarë ndodhi?
Erdhi një moment që u ndërrua, u bë pastrimi i Lanës, u bënë bukur ata kioskaxhitë, kishin ca buldozerë, më pastro Lanën që të më bësh reklamë dhe pastaj unë të jap leje ndërtimi.
Lanën e pastroj me taksën dhe ndërtoj plan urban dhe kjo nuk u bë.
Shpesh dëgjon Bashkinë që thotë nuk kemi lekë për të bërë park, po gjetëm njërin që na jep ca lekë, ai s’ti jep kot. Të jep 100 dhe të merr 500.
Kjo është logjika edhe e këtij këndit të lojërave,do të gjesh interesa gjithmonë. Shteti nuk funksionon kështu, këta kanë mësuar që po kape disa të pasur, po patën televizion, kaq mjafton të marrësh pushtetin dhe bëhet lidhje e shkurtër.
Këta nuk kanë pikë përgjegjësie, janë bërë disa banditë, kanë ca oligarkë dhe këta sundojnë Shqipërinë. Të gjithë shqiptarët punojnë për 1 përqind dhe 1 përqind tregon sesi këta mbyllen në geto, jetojnë në vila, nuk duan t’ja dinë për pjesën sociale, nuk duan solidaritet dhe kjo është tjetërsim i pushtetit dhe tani ne bëjmë maskën, ne jemi në rolin e maskës, se interesat janë të atyre”, tha më tej Lubonja.
epo ky esht kapitalizmi,qe shumica e don dhe voton.
dikush do pasurohet
te shumtet do shurrohen
po se deshe kte,shko n kore t veriut qe te rikthehesh ne koh te dull bab komunizmit,me kazma triska dhe lopata dhe citatet e dull maocedunit me pushk druni
Si gjithmone shqiptaret nuk vleresojne asgje po pas cdo te mire do gjejne sesben 100 te keqija, ose me sakte do shpikin 100 te tilla ashtu sic ben dhe Lubonja! Rama eshte i vetmi politikan qe der me sot ka menduar per interesat e shqiptareve. Kemi patur per mjaftueshem vite nje qeveri ne krye dhe e pame ku perfundoi shqiperia. Dhe per vetem 3 vjet urdhero ku eshte tani. Sigurisht jo atje ku do donim te gjithe te ishte por shume me mire se me pare dhe me shume me shume rregull.
Apo jo Lubonja? Por jo nje person qe punon per Beketin ska si ti pranoje kto gjera…
Ne cfare pune “robetohet” ky Toshja?
Ky eshte gazetari me kot.Nihilist qe shan cdo gje.
Rri e rri Lubonja dhe keput ca brockulla. Nuk e kupton dot i shkreti qe nuk e beson njeri, te pakten jo njerezit qe kane 2 fije mend ne koke. Ne fund te fundit si mund ti besosh dikujt qe ka punuar per Beketin ?!
Problemi ktu ne Shqiperi eshte qe per cdo gje qe behet nga nje drejtues , pak rendesi ka se kush eshte apo ca poti mban , gjithmone ne do mendojme se pas ksaj te mire qe po behet per ne ka sesben dicka te fshehur, dikush sesbn po perfiton dicka te paligjshme. Nga njera ane nuk kemi faj dhe ne , se duke patur Berishen per kaq shume vite ne pushtet keto lloj perfitimesh ishin krejt normale po jo cdo rast eshte i tille. Nuk e hedh poshte mundesine qe ende mund te kete perfitime te pandershme por jo per cdo rast duhet ta prezumojme te vertete kete fakt. Dhe aq me pak nje gazetar , roli i te cilit eshte te informoje drejt publikun dhe jo te beje artikujt sipas mendimeve te tij personale.
Te falenderoj per sinqeritetin e pjesshem. Dakort qe punon per oligarket sic e thua dhe dukshem qe nuk I referohesh Rames. Por per cilin oligark tjeter e ke fjalen?
Me vjen keq ta them se ka ardhur koha te dalesh ne pension ose te heqesh dore nga profesioni I pseudo-analistit
Sa e lumtur do isha sikur ne Shqiperi te kishm gazetari te mirfillte po kur lexoj artikuj te tille me dhimbset qe niveli i gazetarise shqiptare ka perfunduar ne nivelin “Lubonja” , gazetare qe punojne me shume per xhepin e tyre dhe jo per profesionin qe kane marre persiper.. e dhimbshme.
Pra Lubonja i bie gjate e gjate per te dale tek ceshtja e parkut te femijeve, nje pseudo gazetar qe nuk ben detyren e tij perpiqet te kundershtoje cdo gje vetem e vetem te dale sikur i interesojne vertet qytetaret apo femijet e Tiranes. Fundja smund te presesh me shume nga nje person qe punon per Beketin
Ti opsikopat nuk paske problem se te shajn me liber shtepie, vazhdo se i dashke sharjet te behen realitet.
Ky Lubonja eshte nje shpifes i pa-pare,ndaj e ka merituar burgun qe beri,biles duhet futur pereseri per shpifje pasi eshte bere nje-lloi si Saliu..!
cuditerisht,ke shume te drejte.po kete e kupton kush eshte objkektiv,shumica e popullit jane tifoza partish..hajt per hair
Ketu disa shajne Tosin, por e kane nga injoranca. Tos Lubonja eshte i guximshem sepse thote te verteten. Eshte i drejte dhe i lire ne mendimet e tij sepse nuk eshte i shitur tek asnje parti. Pse “disa” nuk e pranojne te verteten e Lubonjes ? Kjo ndodh sepse ka njerez e pelqejne te PRESIN e te shpresojne tek nje genjeshter sesa te LUFTOJNE e te punojne per nje te vertete. Ne filmin e tij AMERIKA, Gianni Amelio pohon se shqiptaret jane popull qe besojne lehte ( ingenui ); U thua qe deti eshte kos, dhe ata marrin luget.
Cdo qeveri e cdo shteti ka te njejten orkestrim ku jane te shtyre qeveritaret nga interesat e njerezve te prapaskenes si edhe te fakteve qe Shqiperia dominohet nga interesat gjeopolitike Amerikane. Fatos Lubonja nuk ka folur kurre mire per Shqiptare edhe pse ne si popull jemi te percare dhe me nje mentalitet e dominuar nga e kaluara qe i ka rrenjet ne fene me te eger te planetit feja myslimane ku shumica e Shqiptarve edhe pse nuk besojne ne fe jetojne si barbare te ngjashem me arabet. Shqiptaret nuk jane me ata qe ka njohur bota si emrat F.Noli .I.Qemali,Konica L.Poradeci por sot nje shtet i njerezve te pasuruar nga korrupsioni 23 vjecar i muto demokracise ku F. Lubonja i cili ka humbur jeten e tij ne Spac shembellen ne kritikat e tij si nje realist ku ne fakt ky spordhjak eshte nje provokator dhe percares i pa kufishem i Shqiptarve nje pro-serb i kategorise se pare.
Psikopat mitomani Fatos Karamelja nga edhe kjo pike sot njihet nga turqit shqiptare si HIPOKRATI i kohes ha-ha-ha cfare ka sot shqiperia njerez qe shesin mendjen e tyre per reklama tipike Albaneze
Me pelqen a shkrimi. Po nuk do tingellonte me bukur re degjosh te thuhet:kjo eshte qeliza e pare e ndryshimit……,e non mutazioni.
Te thuash se,Tosi nuk i sherben Berishes, eshte ose naivitet ose injorance e bashkuar me idiotesi! Te gjithe media,”analiste” si Tosi “Qorri” apo Andi me Ylli Rakipin,ruana o Zot, jane te shitur tek politika! Sofizmat e tjera jane qe te shesin bythen!