Koço Kokëdhima del hapur kundër Erion Veliajt

4 Mars 2016, 10:48Politika TEMA

Gazeta e Koço Kokëdhimës ka vijuar sulmet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sulmet vijojnë prej disa ditësh.

Sot gazeta “Shekulli” është hapur me një intervistë të një aktivisti që kundërshton ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë tek Liqeni Artificial.

Sulmet vijnë pas shkarkimit të drejtorit të Ujësjellësit, Neritan Gjojdeshi, pas abuzimeve me faturat e ujit.

Gjojdeshi njihej si njeriu i Kokëdhimës dhe duket se ky i fundit nuk e ka kapërdirë dot këtë shkarkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje