Intervista e Ardit Gjebresë me Marjan Rrokun, është bërë para një viti!

5 Mars 2016, 12:52Politika TEMA

Intervista që moderatori Ardit Gjebrea realizoi me autorin e vrasjes së dyfishtë në vitin 2002, të dënuar me burgim të përjetshëm, është realizuar para një viti.

Ky fakt del në pah kur gjatë intervistës në burgun e Fushë-Krujës, shfaqet ish-drejtori i burgut, Arben Sulo i cili futet në qeli ndërsa Rroku bisedonte me Gjebrean, duke i pyetur nëse gjithçka shkonte mirë.

Por, Arben Sulo është liruar nga detyra si drejtor i burgut të Fushë-Krujës në 12 nëntor të vitit 2015, lajm që konfirmohet edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Duket qartë që intervista është realizuar para shkurtit pasi në këtë muaj, Arben Sulos ju bë atentat me tritol pranë portit të Durrësit, ku ai mbeti i plagosur rëndë, e për muaj me radhë deri në verën e 2015-ës mori mjekim të specializuar jashtë Shqipërisë, raporton Dritare.net.

Pak kohë më parë, në shkurt të 2016-ës, Marjan Rroku iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të shpallur antikushtetuese vendimin me burgim të përjetshëm dhënë nga Shkalla e Parë, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e mori në shqyrtim çështjen e tij.

2 komente në “Intervista e Ardit Gjebresë me Marjan Rrokun, është bërë para një viti!”

  1. Glorja says:

    Komentues pa vizion o burra brockulla i gjykojne njerzit pa gjyq te flasim si qysh tek vetem te mbushim faqet sa turp

  2. Alban Istrefi says:

    Ja ke fut kot plako

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje