Obeziteti dhe Bypass-i Gastrik/Kur humbasin betejen me dietat !

5 Mars 2016, 20:17Shëndeti TEMA
Obeziteti dhe Bypass-i Gastrik/Kur humbasin betejen me dietat !

Kur humbasin betejen me dietat , fitnesin dhe vullnetin shpesh njerzit I drejtohen kirurgjise per te arritur qellimin e renjes ne peshe. Kjo kirurgji qe perdoret ne keto raste quhet Bypass Gastrik dhe ne thelb ka si parim zvogelimin e kapacieteit mbajtes te stomakut per ushqim.

Vetëm bypass-i gastrik nuk është zgjidhja përfundimtare për humbjen e peshës. Në fakt të ndihmon të hash më pak, por sërish juve do t’ju duhet më shumë përkushtim. Që të humbni peshë dhe të evitoni komplikacionet e kësaj kirurgjie, ju duhet të kryeni ushtrime dhe të ushqeheni sipas guidës dhe dietës së rekomanduar nga mjeku specialist.
Pas kirurgjisë, stomaku juaj do të jetë zvogëluar. Ju do të ndjeheni të ngopur me pak ushqim. Ushqimi që do të hani tashmë nuk do të shpërndahet nëpër pjesët e stomakut tuaj dhe zorrën e vogël që e shpërbën atë dhe trupi juaj nuk do të mund të absorbojë të gjitha kaloritë nga ushqimi që ju konsumoni.

Procedura kryhet me anestezi te plote dhe konsiston ne krijimin e dy pjeseve te stomakut tuaj egzistues , nje pjese e siperme e vogel dhe nje pjese tjeter te poshtme me te madhe.Pjesa e siperme do te jete edhe pjesa ku do te shkoje me vone ushqimi qe ju konsumoni dhe qe eshte pak me madhe se nje koker arre. Ma pas kirurgu ben by passin gastric , nje lidhje te shkurter midis zorres se holle dhe qeses te vogel te siperme qe ka sajuar ne stomakun tuaj. Tashme ushqimi qe ju konsumoni jo vetem qe nuk mund te jete ne sasi te madhe sepse stomaku I sajuar eshte teper I vogel por vec kesaj ai tashme kalon direct nga stomaku I ri ne zorren e holle dhe per kete arsye nuk ka mundesi te absorboje me kalori si me pare

Dy jane llojet e operacioneve qe realizohen per kete problem, me kirurgji te hapur tradicionale dhe me kirugji miniinvazive ose laparoskopi e cila realizohet nepemjet kamerave dhe ka me pak dhimbje , hemoragji dhe le me pak shenja.
Bypassi Gastrik realizohet nëpërmjet 2 lloje ndërhyrjesh. Me kirurgji të hapur dhe me ndërhyrje mini-invazive.
Mënyra e dytë, e quajtur laparoskopi, realizohet nëpërmjet një kamerë të hollë që vendoset në stomakun tuaj.

Operacioni zgjat 2 deri ne 4 ore dhe pas tij priten nje sere problemesh shendeti qe te rregullohen dhe qe kane qene te lidhura me mbipeshen.

Pritet te normalizohet tensioni I gjakut, diabeti tip 2,kolesteroli etj.

Por te gjitha keto perfitime sigurisht kane edhe nje kosto.Operacioni nuk zgjidh gjithshka . Duhet kryer nje aktivitet I larte fizik I perditshem edhe duhet mbajtur nje regjim strikt ushqimor qe te mundni obezitetin.Dita juaj pritet te jete ndryshe ndaj duhet te jeni te pregatitur per kete.Mbasi I keni beret e gjitha sju mbete vecse te prisni te vilni frutet e sacrifices qe bête , te prisni renjen tuaj ne peshe .Dhe ajo nuk ju zhgenjen .10 deri 20 kg ne muaj mund te humbni gjate vitit te pare pas operacionit dhe eshte ne doren tuaj si do ta menaxhoni renjen tuaj ne peshe

Ajo qe duhet te ngulitni mire ne mendje per obezitetin eshte fakti se nuk eshte e njejta gje sit e ndodhe tek te rinjte sit e ndodhe tek ata qe jane te rritur.Obeziteti tek te rinjte mbetet me I rrezikshem sepse I dedikohet rritjes ne numur te qelizave dhjamore ndersa tek ata qe kane mbaruar rritjen obeziteti nuk I dedikohet me rritjes se numrit te qelizave por vetem rritjes se mases se qelizave egzistuese dhjamore ndaj duhet te bere kujdes me obezitetin e femijeve sepse eshte veshtire te korigjohet me vone pos u parandalua ne kohe.

2 komente në “Obeziteti dhe Bypass-i Gastrik/Kur humbasin betejen me dietat !”

  1. aida docaj says:

    prsh jam nj zonje ng tirana..jam 1 86 e gjate por kam marr shume kg kam vajt 130 kg do kisha deshire te dija sa kushton kjo procedure dhe sa kg mund te humbas ne muaj kam ndonj rrezik shendetesor

    1. Emma says:

      Cfare cmimi ka kjo ndeehyrje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje