Një prej atyre që drejtojnë prej ditësh protestën kundër parkut të fëmijëve te Kodrat e Liqenit është edhe Zirkon Disha.
Një emër që sot na shfaqet si përfaqësues i shoqërisë civile, por që në të vërtetë rezulton të jetë dhe një prej drejtuesve të “Lëvizjes Zgjohu”, një organizatave kjo që njihet si e sponsorizuar jo vetëm financiarisht por edhe në ide nga Partia Demokratike.
Për herë të parë Zirkon Disha dhe “Lëvizja Zgjohu” ka nisur të njihet në publik për fushatën publicitare dhe organizimet kundër atyre që protestuan në 21 Janar të vitit 2011, ku dhe mbetën të vrarë 4 persona.
Për Zirkon Dishën dhe miku i tij afërt Altin Goxhaj, në atë kohë rreziku nuk ishte qeveria që vriste njerëz por qytetarët që protestonin kundër qeverisë.
“Lëvizja Zgjohu” në atë kohë ndërmori një fushatë të gjerë spotesh publicitare të transmetuar në një sërë mediesh ku sulmoheshin protestuesit dhe mbrohej qeveria e atëhershme demokrate.
Lidhur me këtë angazhim të Dishës dhe “Lëvizjes Zgjohu” në atë kohë media publikoi një sërë faktesh që vërtetonin financimet e tija nga para të Agjencisë së Mbështetjes së Shqipërisë Civile që drejtohej nga një tjetër “demokrat i pavarur”, Altin Goxhaj.
Madje lidhur me këto afera si Disha ashtu edhe Goxhaj janë edhe zyrtarisht të kallëzuar në Prokurori.
Për Dishën kërkohet ndjekja penale për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu në Prokurori është kërkuar edhe ndjekja penale për Altin Goxhaj për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit të kryer në bashkëpunim.
Për kallëzuesit e këtij denoncimi në prokurori, “Lëvizja Zgjohu” ishte një organizatë e mirëfilltë politike pas së cilës fshihet Altin Goxhaj.
Në kallëzimin e dorëzuar në organizimin e akuzës thuhej se “Lëvizja Zgjohu” ka në fokusin e veprimtarisë së vet luftën kundër opozitës së atëhershme dhe këtë e tregonin spotet e saja televizive të reklamuara ne disa media vizive.
Pse nuk i zhdukin keta monstra te keq.Keta nuk jane,dhe nuk punojn per te miren e vendit,por vetem te nje partie me emrin e degjeneruat partia demokratike.Kjo parti nuk ka asgje demokratike.por vetem terroriste,dhe per kete, shikoni kush punon dhe jep kontribiut,si Zirko Disha dhe Altin Goxhaj,qe financohen nga pd-ke.Per keta dhe te tjere si keta ka dy gjera; o ne burg te perjeteshem,ose plumbin kokes.Keta nuk jane te dobishem per atdheun,se nuk njohin atdhe,per popullin se nuk njohin popull.
Jo si ti zhdukesh? Pasta i quajne heronj te demokracise siazemin me shok!!!1
po lali eri nuk merrte para per Mjaft dhe tani eshte krywtari i bashkise se Tiranes me partine socialiste?? apo lali quhet shoqeri civile sepse eshte lali jone ai.
PS: edhe mos ta kisha inat erjonin per keto qe ka bere deri tani, me kete propagand qe po beni ju te temes do me benit ta merrja inat sesben
Zorro nga kukesi kusheriri I mukit
Po beheni qesharake. Nje pjese te protestuesve qe dalin aty une i njoh mire, jane te majte dhe kane votuar per kete fotokopjen e shemtuar arrogante te Rames. Me mire nxirrni nga ato lajmet, bota prane Luftes se III Boterore se shkruani keshtu pallavrash.
Lali Erit i ka hyre frika ne palce perderisa e ka te nevojshme te mbrohet me broćkulla te tilla.
Mos u beni qesharak se nuk eshte momenti i duhur per te mbrojtur Veliajn.
Me parkun e Liqenit Veliaj po ben nje krim te papare,qe as shpellarit te Tropojes nuk i kishte shkuar ndermend.
Nga Tirana ne ate qytet a ka mbetur njeri,apo jan Velizuar e katunarizuar te gjithe ?
Nje sqarim per Baton kam,se atat te majtet qe thote ai, jane cunat e LSI -se te Ilir Metes>E kuptoni lojen ?????????? Tung