Blushi: Ngjarja e Elbasanit e ka burimin nga selia e PS-së

7 Mars 2016, 14:37Politika TEMA

Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, se ngjarja e Elbasanit e ka burimin pikërisht nga selia e partisë në të cilën bën pjesë.

“Ngjarja e Elbasanit e ka burimin në këtë seli.

Unë i kam falur ata djemtë në Elbasan sepse e di që janë nën ndikimin e një presioni psikologjik që i bëhet nga selia, kur i flitet për armiq të partisë. Unë do të doja që PS-ja të distancohej nga kjo vijë politike”, u shpreh Blushi.

Deputeti shtoi se Partia Socialiste “jo vetëm qeveris, por ka edhe rol të edukojë njerëz”.

“Nëse partia nuk mban distancë nga këto sjellje, kemi një problem të madh pedagogjie politike. Njerëzit po nxiten për të urryer dhe për të kundërshtuar me dhunë ata që nuk mendojnë si ata. Në Elbasan pati dhunë dhe PS-ja duhet të distancohet nga kjo tendencë”, shtoi deputeti.

Në lidhje me dekriminalizimin, Blushi tha:

“PS-ja ka votuar një ligj për dekriminalizimin. Nëse nuk do të kishte asnjë kriminel në parti, nuk kishte pse e votonte fare”.

3 komente në “Blushi: Ngjarja e Elbasanit e ka burimin nga selia e PS-së”

  1. keqardhja says:

    O Blush e dhjeve fare te doli boja dhe antirucua je per tu meshiruar edhe pse shume vone te nxorri e dogji si delfin te tij Sali Berisha.Je bere si lymi i tutit.

  2. koli says:

    besoj ne kete blushi ka te drejte, jo ne kauzen e tij. Une mendoj qe eshte e drejte nese fiton zgjedhiet, vashdon te jesh kryetar partie, dhe te hiqesh automatikisht kur humbet zgjedhjet. Persa i perket lincimit publik, kjo eshte e turpshme, nuk i takon ps te sillet keshtu, ose me sakte lakejt e rames te sillen keshtu. gabim edo.

  3. lini says:

    Po ajo kafja e ato marrveshjet me kreshnik spahiun nga e kane burimin edhe kto nga selia ps apo nga selia pd.
    O ben blushi paske qene si gjithe te tjeret per pak karrike i shite te gjitha idealet e cfare ke me kto bashkpunimet e fundit me salen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje