“Dita” i bën një profil Ben Blushit: Nga përgojimet për vajzën e Qazim Sejdinit, tek Tuaregu dhuratë nga një “klient i Rilindjes”

7 Mars 2016, 11:43Politika TEMA

Gazeta “Dita” ka bërë një profil të Ben Blushit, pas debateve të shumta që ka shkaktuar ky i fundit kohët e fundit.

“Nga përgojimet për vajzën e Qazim Sejdinit, tek Tuaregu dhuratë nga një prej atyre që sot ai e quan “klient të Rilindjes”. Karriera e një politikani që dikur “luante” me përqindjet e fajdeve”, shkruan gazeta “Dita”.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

“Historia e një gazetari që bëhet politikan nuk është e re në Shqipëri. Aq më pak, në botë. Madje, në rastin e Ben Blushit mund të flitet më tepër për një politikan që paralelisht me këtë karrierë, shfaqi edhe damarin e tij të shkrimtarit, ku e ku më tepër sesa e kishte demonstruar kur punonte si gazetar. Në karrierën e parë, kolegët dhe bashkëkohësit që u gjendën atypari (tek Koha Jonë e viteve ‘96-98) flasin fjalë të mira për një menaxher të veçantë redaksie, çka padyshim është pjesë e zanatit të drejtuesit të gazetarëve. Por flasin gjithashtu edhe për një “lojë” jo fort gazetareske me botimin çdo ditë, në vend të dukshëm, të përqindjeve të reja të fajdeve që përditësonin firmat piramidale shqiptare, që sipas presidentit Berisha, kishin në duar paratë më të pastra në botë. Se çfarë ndodhi kur plasi tollumbacja e fajdeve, e dimë të gjithë.

Sot Ben Blushi është personazh kryesor në media të shkruara, elektronike e ekrane televizive, për shkak se ka vërejtur vonesë dhe moszbatim të statutit të PS-së, parti kryesore qeverisëse. Blushi bëhet dhe ribëhet kollaj personazh i aktualitetit politik, sa herë zgjedh t’i kthehet këtij roli. Kur nuk dëgjojmë gjë prej tij, do të thotë se ai po shkruan diçka. Të paktën kështu ka ndodhur katër herë këto vitet e fundit. Dhe është kuptuar se kur vendos të bëhet i gjallë, mesa duket po bën një testim të ri lidhur mbi përqindjen e fajdesë… pardon, kuotave të tij në parti dhe në publik.

Prej vitesh, Ben Blushi me zërin dhe heshtjen e tij, është pozicionuar si brezi i ri i Partisë Socialiste që përgatitet të marrë stafetën. Më e pakta, si pjesë e këtij brezi që do zëvendësojë dora-dorës gardën e vjetër për njëmijë arsye, mes tyre padyshim edhe biologjia. Por teksa vitet kalojnë, pa u ndier ai vë re se është një militues 18-20 vjeçar në PS. Është ca si e tepërt të jesh një kandidat “i përjetshëm”, (romani i tij i fundit mban këtë titull) aq më shumë për një kalibër politik si ai që Blushi beson se është. Po si kanë ikur gjithë këta vjet?

Nga “Koha Jonë” gazetareske, Ben Blushi hyri në kohën e vet politike, fillimisht në detyrën e zëdhënësit-këshilltarit të kryeministrit Fatos Nano. Në periudhën 1999-2000 ish zv.ministër i Jashtëm, pastaj një vit prefekt i Korçës, dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës (2001-2002) dhe në përmbyllje, tre vjet

Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit (2002-2005). Siç shihet, të gjitha këto etapa kanë ardhur me ngritje, ku mungon vetëm një post madhor, ai që zinte Fatos Nano. Dhe që e kanë zënë ato vite me periudha të veçantë vërsnikë të tij, edhe pse më të vjetër në PS, si Majko e Meta.

Si zv.ministër i Jashtëm, Blushi u përfol asokohe se ishte publikuesi (tinëzar) i përmbajtjes së një bisede konfidenciale mes sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt dhe Ilir Metës. Si ministër i Arsimit nuk pati kohë kushedi, ndërsa tek Pushteti Vendor kishte shansin të hynte realisht në histori me një punë konkrete dhe shumë të përparuar, kur u miratua projekti i pasaportave dhe kartave biometrike. Duke parë koston e tanishme, odisenë dhe momentet e dyshimta të këtij operacioni që qeveria Berisha ja besoi një kompanie të huaj private, kryerja e atëhershme e këtij procesi padyshim do vulosej si një punë e mirë e ministrit Blushi. Dhe patjetër e gjithë qeverisë. Ashtu siç sot, ndryshimi total i situatës energjetike është meritë e ministrit të linjës dhe qeverisë.

Ben Blushi e mbështeti “prezantimin” e Edi Ramës tek socialistët duke garuar pa sukses për kryetar kundër Nanos, në një kohë kur vetë Rama deklarohej “mik i socialistëve”. Por tek e fundit, gjurma e tij në ministrinë e Kulturës dhe më pas në bashkinë e Tiranës, e kishte bërë prezantimin që më herët. Nuk është harruar pritshmëria e madhe e socialistëve asokohe për “mikun” Rama, madje dhe atyre që simpatizonin paralelisht kryetarin, kryeministrin dhe logon historike të PS-së, Nano, sado difektoz të jetë termi “historik” për një parti socialiste 13 vjeçare. Rrumpallhania e korrupsioni, trazuar me sherret e brendshme, ngeshmëria, barcoletat me bëmat e Nanos dhe cic-micet moçalore ku befas kishte ngecur PS-ja, mund të kapërceheshin me modelin Rama, thuhej mes simpatizantëve të majtë. Blushi pra e mbështeti profilin e ri, duke e nuhatur se herët a vonë, e ardhmja nuk do ishte me Nanon; por nuk shfaqi ndonjë entuziazëm të madh. Ai ishte e tek e fundit, prurje e Nanos dhe socialistët ato vite besonin me naivitet se Berisha nuk do vinte kurrë në pushtet, me ato që kishte bërë. Duke kontribuar pikërisht për të kundërtën.

Sot ai që mund të quhet “popull i majtë” nuk është kaq naiv. Shumëkush mund të besojë se Berisha (ose pasaardhësi i tij klon në PD) nuk DUHET të vijë në pushtet, por që fare mirë MUND të kthehet. Sot nuk rezulton (të paktën ende nuk është shfaqur) ndonjë socialist që thotë, ju mos u zini pa ne bëjmë si bëjmë. Ndoshta sepse elektorati shqiptar, i majtë, i djathtë dhe pa parti, po hyn në një fazë post-ideologjike dhe kërkon rezultate në qeverisje më shumë sesa sherr për, fjala vjen, 28 apo 29 nëntorin. Akoma dhe vetë Berisha po i njeh disa anë pozitive Enver Hoxhës?! (Lufta antifashiste rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur, mirë bëri që u nda nga Hrushovi etj). Dhe befasisht, në momentin më kyç të qeverisjes së të majtës, Ben Blushi është rishfaqur si… kandidat për kreun e PS-së. Por jo vetëm për këtë.

Reagimi i parë i Blushit erdhi pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, kur i kërkoi Ramës largimin nga drejtimi i partisë sepse humbi zgjedhjet. Nisi udhën LMN, Lëvizja për Mendimin Ndryshe, ku Blushi dhe katër-pesë figura socialiste artikuluan kërkesat e tyre jetëshkurtra. Qëndrimi i zyrtar i PS-së ishte “zgjedhjet janë manipuluar” dhe filloi një valë protestash; dora-dorës Blushi u tërhoq, pasi, siç tha më pas, nuk donte të përçante PS-në në opozitë, që “edhe këtë kishte mangut”. LMN tashmë e shkërmoqur ironizohej si “Lëre Mos e Nga”, ndërsa Blushi i hyri të shkruarit. Në mos si kundërshtar konseguent i Ramës, le të profilizohej si shkrimtar që ka pasion politikën. Ose e anasjellta.

Blushi e mbështeti aleancën me LSI-në e Metës. Por pas fitores së zgjedhjeve të 2013-s nuk pati kohë as për veprimtari parlamentare e politike, as për debat brendapartiak. Shkroi “Hëna e Shqipërisë”, njëfarë huazimi oruellian të zhvendosur në një ishull… shqiptar të pakohë. Si socialist “me hënë”, i shtoi paskëtaj dozat e kritikave ndaj qeverisjes, ku nuk mungoi theksimi i problematikave sociale në intervistat e tij, me të atillë pathos që nuk ishte vënë re as kundër Berishës. Ekonomia, një valë ikjesh, rastet e ashpërsimeve të tepërta ndaj debitorëve të energjisë, problematika e spitaleve etj. Blushi nuk përmendi kurrë se në ç’gjendje ishte financa shqiptare me ikjen e Berishës, as se çfarë litarësh la pas ai në 2013-n. Se çfarë Shqipërie la pas Berisha në 1997-ën, Blushi e theksonte rregullisht atëherë.

Blushi sot kërkon garën brenda PS-së. Kjo kërkesë do të ishte parimore, përsa kohë, në një intervistë të tij me Eni Vasilin (por edhe prononcime të tjera), ai nuk do dilte qartaz tek ideja se nëse kryetari i një partie në pushtet ndërron rrugës, atëherë dhe kryeministri ndërron; në krye të qeverisë shkon kryetari i ri i partisë (nëse).

Pra, sot Ben Blushi kërkon PS-në apo qeverinë? A është parimore të bëhesh kryeministër në tavolinë, sado e madhe qoftë tavolina? A është kjo arsyeja pse sipas disa zërave, Blushi po kërkon sponsorizime për garën e tij kundër Ramës? Dhe e fundit: A nuk do të ishte një moment logjik për të bërë të zëshme këto pretendime, padyshim të ligjshme për çdo anëtar e eksponent të PS-së, pasi të bëhen zgjedhjet parlamentare që vitit që vjen, ku do verifikohej suksesi ose dështimi i këtij kryetari partie e kryeministri?

Problemi i kandidatit Blushi është se, siç e kemi vënë re në tërë ecurinë e tij politike në PS, ai zgjohet herë pas here, verifikon koordinatat e veta dhe kupton se nuk është aty ku duhej të ishte, pra në krye të PS-së. E pra, ai ishte gjaku i ri në PS, e solli vetë kryetari Nano. Por po mbushen 20 vjet dhe koha ikën. Nuk është më “koha jonë”. Përqindjet e fajdesë politike në të cilën ai mendon ka investuar, deri tani dueht të kishin dhënë rezultat. Por për t’u zgjedhur kryetar duhet të shpenzosh kohë dhe energji, të ndërtosh konsensus, të ngresh ura, të bësh për vete eksponentë dhe anëtarë, madje simpatizantë dhe njerëz pa parti. Këtë kohë, Blushi e ka harxhuar duke hedhur romuze dhe/ose duke u mbyllur për të shkruar romanin e rradhës. Nuk e gjen asgjë e keqe vendin dhe politikën, në fakt, nga deputetë që shkruajnë romane. Por e keqja është gjetkë; është kur rresht së shkruari një moment, dhe të mbushet mendja se duhej të ishe kryeministër”.

22 komente në ““Dita” i bën një profil Ben Blushit: Nga përgojimet për vajzën e Qazim Sejdinit, tek Tuaregu dhuratë nga një “klient i Rilindjes””

  1. Ben says:

    Hajde mo,varja.

    1. Dieta says:

      Ja keni kaluar 55 o derdimen! Sa turp! Gazetari kobure! Shkrime me sponsorizim! Kujdes llotarinr kombetare ju te Dites, kujdes se jeni me shef ate qe ndan parat qe jep shteti per shoqerine civile! A plehra njerez! Aty ne batak keni per te notuar tere jeten se jeni fshatat ne thelb dhe te te prapambetur menderisht, fundi i kavallit te evropes! Keni share berishen dhe mbroni metodat e tij!

  2. ela says:

    Ben Blushi,Kastriot Islami,Marko Bello,Arben Malaj te katert keta jane pjese e kolones se peste ke Ps,sepse keta te katert mblidheshin se bashku me Aleksander Frangaj te Klan TV dhe aty mernin porosite nga Berisha,dhe fakti tregon se jene te verteta,sepse dita dites,e shofim reagimin e ketyre te ashqujatur PSisatat.Po rama ka plot gabime dhe vertet duhet te reflektoje,po jo nje individ si Blushi,sepse nuk po arin ate pozicion personal qe do dhe po hiqet sikur socialistet I kane shpresat ke ai.Pra mund te themi se kryemafiozi Berisha,I ka hedh kthetrat dhe te keta socialiste ashtu sic porosity Xenin qe I mbledh gjith elementet ke Pallati liqenit,Adrian Resulit.pra po nuk vdiq mortja nuk ka per ete ec ky vend.lereni blushin me fantazit e tij,

    1. Edkari says:

      Kolone e peste ne Shqiperi eshteRilindja Socialiste,
      kolone e peste qe mund ta quash dhe kanceri Shqiperise
      qe duhet shkulur nje here e pergjithmone.
      Shqiperia po vuan nga kanceri.

      1. elda says:

        nje partie qe ka fituar bindshem zgjedhjet disa here dhe eshte e vetmja parti qe ben politike se te tjerat bejne lehje, vetem nje k..r si puna jote mund ta quaj kolone te peste.Ja ke gjetur taman emrin vetes prandaj mos u lodh te shkruash me here tjeter se nuk ia vlen te harxhosh minutat qofshin kto dhe bosh per te lexuar k..lleqet e tua.

        1. Aqif Kopertoni says:

          O zogu,
          edKari eshte EdKari dhe rilindja nuk eshte PS. Po ty mendja te paska mbetur te K**I prandaj nuk kupton gje.

      2. e verteta says:

        Rrugaci I PDse dhe socialisti komunist jane nje. Kesaj I thone une jam o i trashe o hajdar te bej dallim midis PDise tradhetare e kriminale dhe kancerit LSI -PS.

      3. babai i Bariut says:

        gjithe jeten KAR ke per te ngelur ti Salkari…..

    2. Tahipi says:

      Shqiperia ne halle te madhe.3000000në Shqipetare i bie veredalle nje sale.

  3. popolo di tirana says:

    Nje radiagrafi e shkelqyer per BB-në.
    Bravo !

  4. Mysafiri says:

    Sa bukur e paskeni “qendisur” profilin e Blushit. Pasi e lexojme profilin e tij te “qendisur” nga gazeta tema eshte nje pyetje qe rrjedh logjikshem! A jeni marre ndonjehere me pershkrimin e profilit te Rames? Kjo pyatje rrjedh logjikshem edhe per faktin se Blushi ka kerkuar kohet e fundit qe te behen zgjedhje per kryetar ne PS, duke sfiduar pikerisht Ramen per postin e kryetarit te PS-se. Perse nuk e provoni njeher te beni nje ballafaqim te profilit te Blushit, me ate te kryeministrit Rama? Si fillim duhet nisur me faktin qe Rama nuk u be k/minister per meritat e tij, por si rezultat i paterices se Metes pas marreveshjes se felliqur te 1 Prillit 2013. E theksoj e felliqur sepse siç e dime te gjithe, edhe 21 Janari pati si shkak vjedhjen me bllok ne dore te Ilir Metes, duke mos harruar gjithashtu te gjithe vrerin qe ky i fundit leshoi per Ramen si politikan dhe si njeri ne jeten e perditshme, duke e cilesuar si moster.
    Dihet qe te ndertosh profilin e nje personi publik, duhet te rremosh jo pak ne te kaluaren e tij jo shume te larget. Pra çfare na rezulton po te rremojme pak ne te kaluaren e Edi Rames? E para qe na bie ne sy jane fotot e tij nudo ne plazhet e Frances, te cilat ky edhe sot e kesaj dite i konsideron normale. Eshte me se normale per te, qe nje gje te tille ta konsideroje normale, ne krahasim me ate ç’ka ka thene per djalin e tij, se ky i fundit nuk eshte djali i tij, por i babait te tij, pra i Kristaqit. Ne periudhen qe ka drejtuar Bashkine e Tiranes per 11 vjet rresht, eshte pergjegjesi kryesor per betonizimin e saj, ku per nje leje ndertimi kerkonte 30 mije euro, plus 20 % te hyrjeve te pallatit ne perfundim, dhe me e paturpshmja ne fund te mandatit te tij te fundit, deklaronte me paturpesine me te madhe se dispononte nje shume totale prej 3 mije euro. Ne periudhen perpara se te behesh kryetar i Bashkise, pra ne kohen kur Fatos Nano e beri minister te kultures, nuk mbahet mend per ndonje arritje, perveç faktit(nqs kjo do quhesh arritje) qe nxorri studentet e mjekesise nga greva e urise me dhune policore. Pra te krahasosh profilet e ketyre te dyve, pra Blushit me ate te Rames, eshte e pamundur, nuk mund te krahasohen, sepse ndersa Blushi faqen e korrupsionit e ka te bardhe, Rama e ka te mbushur plot, bile sa nje çarçaf. Mirepo problemi eshte se gazeta Tema nuk mund te merret me profilin e vertete te Rames sepse pas kesaj do ta shikonin veten ne rruge te madhe Merua me gjithe bashkepunetoret e tij. Megjithate nuk eshte kjo gazete, apo Merua qe vendos se cili profil nga keta dy eshte me i paster.

    1. s.s. says:

      po ti kush je qe paske te drejte te besh profile… ik vizitohu …

  5. Shaba says:

    Ela, ja ke fut pordhes zemer. Cdo gje e lidh me Berishen. Ka rrezik ta akuzosh edhe mamin tat se ka shku me Berishen, po qe se nuk ta leshon ndoj i lek. Komentuese trape.

    1. babai i Bariut says:

      o Shaba..n ik futi ndonje pace kormine o katunar

  6. Lpl says:

    Kjo eshte fatkeqsia e ketij vendi qe e vrasin ate tjetri qe ne nisje me ane te shtypit e njerezve qe nuk ju ndine per te tjeret vetem mendojne per interesa te vetat e te pushtetit se si te perfitojne sa me gjate dhe duke i dhene force sundimit dhe dhunes shume dimensjonale me te vertete qe ju Shqiptaret nuk e doni demokracine nuk e rrespektoni tjetrin dhe demokracia kete mesazh ka qe gjithsecili ka te drejte me u shpreh dhe me kandiduar per dicka qe ai mendon se kontribon .Organizimi ne partit kete funksion ka por diktatoret eleminojne te afermit perpara se e ndjejne se rreziku i pushtetit te tij vjen nga ata dhe kur te eleminoje keta per kundershtaret opozitare nuk e ka problem se perdor medjan propaganden edhe forcen pastaj dhunon edhe popullin se e ka lene pa mbrojtje dhe per kafshaten e gojes vendos ai me sherbetoret verbal a me ta dhene api jo .Elemente te kesaj shihen qe tani me rekrutime per nje premtim pune duke hequr njerez nga puna ndihmen ekonomike dhe diskriminuse e ironike qe perdore per tu dukur si i zgjuar e me humor por nje njeri qe urren qe eshte dhunues nuk din te beje humor se humori i duket si me e pas gjet ne kanal humoristi eshte pa urrejtje dhe i gezuar dhe njerezit gezohen dhe nuk irritohen .

  7. sat eme says:

    artikull shume i dobet, duke pasur parasysh dhe pagesen e majme , fatkeqesi

  8. korcari USA says:

    Eshte cudi qe kjo gazete remon ne te gjithe mediat per te gjetur nje shkrim,njoftim apo nje cike lajm qe atakon kundershtaret e Rames dhe e ben Ramen te tregoje barcaleta.Nuk mjafton qe germon ne per gjirizat e shkruara apo jo por qe te mbaje me shume ere i fut nje krye artukull te qelbur qe nuk e gjen gjate shkrimit.Ti merni te keqen gazetes 55 se po ja kaloni ne aspektin e lepiresit te K/M.Turp zoti Mero se cdo dite po i heq vetes ato pak merita qe ka patur Tema.Ke staf te talentuar por po i orienton keq.Nje dite do te dersije tulla kur te perballesh me Blushin.Nuk eshte koha qe therisnin Poshte mbreti Rofte mbreti.

  9. petrit zela says:

    Mos harxhoni frymen me Blushin..Se kush I ka pare filxhanin e kafes,se blushi do te behet kryetar partie…Prej shum kohesh po enderron me sy hapet…

  10. mira says:

    Nga Enveriste! keta komentusit u bene Nanoiste! pastaj mbasi e hudhen dhe Nanon u dashuruan me Ramen! te jete e fundit kjo? nuk ka faj as rama qe sillet me kete popull si bariu me delet, dhe ku vete ambasadori Amerikan na i kujton ne qe te mendojme te kunderten te qenit dele, po a do mundim ne no nje dite?! kjo ngelet per tu pare ne vazhdimin e viteve te artheshem, se tani per tani nuk e besoj!

  11. asd says:

    Cudi qe gazeta Dita e shikon ceshtjen e demokracise ne Parti sipas interesave.

  12. dervishi says:

    Shkrimi i nje homoseksuali qe drejton gazeten e sponsorizuar nga Veliaj, te maskuar nga djemte e Arta Dades dhe nen mbrojtjen e krimineleve te Hakmarrjes per Drejtesi. Nje homosekuali qe Koco Kokedhima i pallonte gruan meqe vete nuk ishte ne gjendje. Nje gazete qe paguhet me parate e krimit, droges dhe prostitucionit. Nje shkrim prezervativ per Edi Ramen qe ska mut ta mbuloje….Adriana Thano nje qelbesire qe se bashku me Andrea Stefanin e aleances se qelbesirave shkrehin impotencen e tyre. Kapterret e Enverit te kthyer ne bythelepiresit e Edvinit…

  13. labinot says:

    Sa koncessione 140 miljardeshe ka dhene Blushi per “KECHAP -CHEKAP’,per mbledhjen e TVSH,per mbledhjen e doganave dhe tatimeve,per mbledhjen e rrogave dhe pensioneve,qe nuk do ja dalin dot as pas 140 vjeteve te shlyejne keto koncessione miljardere.Sa police dhe sa fakire ka vrare Blushi ,”offenduesi” i vajzes muslimane te lale Qazimit ,offenduesi i cetes se dhendureve te lale Qazimit, dhe te mijra nenave dhe motrave muslimane te Qazimave nga Orenja,qe mbjellin pallate 20 kateshe ne qender te Elbasanit.Blushi e ka ate bar-kafe Uznova ne Berat,me nje tavoline dhe 4 karrike,qe ka fituar koncessionin 140 miljarde te Hemodializes?????/.Sa zyra pune klandestine ka hapur Blushi nga Librzhdi ne Elbasan dhe nga Zgjoshi ne Korce?Po hapni nje zyre Blushit,te ndaje edhe ai nje vend pune ne Elbasan,se dhenderi lale Qazimit nga shofer u be drejtor,vajza muslimane e lale Qazimit nga shushke katuni me 5-sa u be zv.rektore e universitetit. Pse keni frike ta kontrolloni Blushin me banden e tij,kur hyn ne pallatin e sportit te Elbasanit,apo trembeni se mos mban revole prapa bythe!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje