Edhe Prokuroria e Përgjithshme paralajmëron hetime për gjyqtarët e korruptuar, që dyshohen se për këtë shkak iu është refuzuar apo anuluar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sikurse ministri i Drejtësisë apo Unioni i Gjyqtarëve, edhe organi qëndror i akuzës duket se është në pritje të listës së këtyre gjyqtarëve. Top Channel kërkoi një reagim nga Prokuroria e Përgjithshme, për qëndrimin që do të mbajë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu.
“Prokuroria vlerëson çdo informacion për korrupsion në drejtësi dhe më gjerë, që mbërrijnë nga burime të besueshme. Ambasada amerikane është një ndër partnerët më të ngushtë të Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, ndaj dhe informacionet e saj për vepra të ndryshme penale kanë shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve konkrete”, tha Albi Serani, këshilltar i prokurorit të Përgjithshëm.
Por, nga ana tjetër, zyra e shtypit nuk dha asnjë koment, nëse kanë nisur apo jo sërish hetimet për Gjin Gjonin, gjyqtar dhe anëtar i KLD-së, emri i të cilit u publikua nga Top Channel, si njëri ndër gjyqtarët që u është refuzuar viza nga SHBA-të.
Gjatë javës, Top Channel mësoi ekzistencën e listës me emrat e gjyqtarëve, të cilët kanë aplikuar, ose do t’u refuzohet viza në rast se do të aplikojnë, për të marrë vizën për në Shtetet e Bashkuara, raporton TCh.
Mes tyre ka gjykatës dhe drejtues në të gjitha nivelet e gjykatave të vendit. Ndërkohë, të hënën priten gjithashtu emërime të reja në disa gjykata, përfshirë edhe atë të Apelit. Mbetet për t’u parë nëse reagimi i ambasadorit Lu, për gjyqtarët e korruptuar, do të ketë apo jo ndikim edhe në këto emërime.
Prokuroria deklarohet me sherbim te Ambasades Amerikane te shohim z Lu eshte I kenaq deri ketu apo do dhe gjykata te bej t njejten . Ne se istitucjonet shqiptare bejne ate qe do Ambasada kush e pengon Ambasaden te jete pro popullit ??
A jane ne te tyret drejtuesit e institucioneve shteterore ne Shqiperi, apo u ka ikur mendja fare?! Ne informacionin dhe konkluzionin e T.CH. thuhet:
“Sikurse ministri i Drejtësisë apo Unioni i Gjyqtarëve, edhe organi qëndror i akuzës duket se është në pritje të listës së këtyre gjyqtarëve. Top Channel kërkoi një reagim nga Prokuroria e Përgjithshme, për qëndrimin që do të mbajë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu….”
Si ka mundesi te presin te gjitha keto hallka shteterore dhe shoqerore ne Shqiperi qe te veprojne pasi ambasadat e huaja, ne rastin konkret ambasada e aleatit tone Amerikes, qe te jape listat e anetareve te korruptuar te gjyqesorit, apo dhe te hallkave te tjera te administrimit shteteror?! A mos keta te korruptuar jane qytetare amerikane me banim ne Shqiperi dhe jashte saj, apo te shtetesive te tjera te huaja, dhe institucionet shqiptare nuk dine apo nuk kane kompetencat e duhura per te goditur kete kancer shoqeror me emerin korrupsin?! Ku jetojne te gjithe keta njerez te hallkave shteterore, ne Hene, apo ne Toke, apo ne Shqiperi? Eshte me se e qarte qe njerezit e ekzekutivit dhe politikanet e te gjitha partive politike ne Shqiperi nuk jane me kembe ne toke. Ata te gjithe jane ne ajer, duke fluturuar mbi “qylymat magjike” te perrallave, perralla te bera realitet me ane te korrupsionit.
Keta administratore dhe politikane, qe “mbeshtesin” hapat e drejte te ambasades amerikane, kunder korrupsionit ne Shqiperi, fatkeqesisht nuk e mbeshtesin ate sepse duhet qe kjo semundje e keqe, qe ka zene per fyti gjithe jeten politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi te zhduket. Keta e mbeshtesin per servilizem, per frike, dhe per capital politik duke u deklaruar, dhe vetem deklaruar, qe jane kunder korrupsionit.
Po mire more “trima” shqiptare, ju qe “doni dhe e ruani” etiken profesionale te nenpunesit te shtetit, ju “qe doni” zhdukjen e korrupsionit, cfare ju ka penguar deri me sot qe te veproni ne mbeshtetje te interesave te vendit dhe te popullit, kunder korrupsionit galopant qe lulezon cdo dite dhe mbush vetem xhepat tuaj dhe llogarite bankare jashte Shqiperise? Per ju nuk ka asnje rendesi sado te vogel varferimi i pandalur i mases se popullit, prandaj, ju qe prisni te ushqeheni me informacione dhe lista nga ambasada amerikane, dhe nuk jeni ne gjendje ti ballafaqoni me drejtesine te korruptuarit, pa ndihmen e ambasadave, ju duhet te largoheni nga pushteti, dhe t’ja lini vendin njerezve te ndershem qe e duan vendin dhe popullin, dhe qe i sherbejne atij pa kerkuar dhe menduar te mbushin xhepat e tyre.
o sot,o kurre!
o sot, o kurre!
Amerika,shtet super i,korruptuar qe nga gjykatat deri tek shtepia e bardhe.Bankat dhe korporatat bejne ligjin dhe politikanet shiten,si dele ne,mes te dites.Pagesat dhe rryshfetet nga korporatat i quajne dhurata politike per fushaten.Shitje dhe korrupsion i ligjeruar.Keto dite bejne plane si tia vjedhin votat Trumpit.Shtet pleher hipokrit por,me,plehra jane keta lyrashet dhe qlbesirat palaco politikane tane qe i,neneshtrohen karaputanes Amerike
Që të lëvizin nga vendi shëmtirat e prokurorisë duhet patjetër të flasë amerika, ndryshe për prokurorinë shqiptare nuk ka as korrupsion as kriminalitet, as mafie. Kush i mbron interesat e qytetarëve shqiptarë, ky gojshtrembsi në foto? Qytetarë leshi, popull leshi, që duroni këta lloj surretërish!!!
ne durres jane te gjithe
Atdhetari,
Me ato cfare shkruan aty,nuk jam dakort,sigurisht per ate qe ti e deklaron Ameriken,karaputane dhe shtet te korruptuar.Je gabim,Amerika eshte vend demokrat dhe i lire,ku vepron ligji dhe drejtesia.Amerika eshte vendi ku,kushdo qofsh ti,nese je i afte te jepet merita qe te takon.Pra talenti vleresohet.Kjo gje nuk ndodh ne pjesen me te madhe te botes.Kurre nuk mund te thuhet qe gjykatat ne Amerike jane te korruptuara,sepse nuk jane. Mund te thuhet qe sistemi i drejtesise ka shume probleme,ose sic thone vete Amerikanet,”The Justice System is Broken”.Amerika eshte vendi me i mire ne bote ku te drejtat e tua nuk shkelen kurre,derisa ti nuk shkel ligjet.Nese ti shkel ligjet,atehere domosdo do te persekutohesh.
Por ajo qe une dua te them ketu eshte: “Eshte turp i madh per Prokurorine apo cdo institucion tjeter,qe te veproje mbi bazen e informacioneve nga nje Ambasade,qofte kjo edhe Amerikane.Kjo tregon paaftesine e organe tona te drejtesise. Gjithashtu do te thosha,qe ate qe beri Ambasdori amerikan ne Shqiperi,ku deklaroi se disa gjygjtareve u eshte refuzuar hyrja ne amerike,sepse dyshohet se jane te korruptuar,eshte shkelje e rende e te gjithe konventave dhe te drejtave te njeriut.Pse e them kete:
Sepse,nuk eshte degjuar ndonjehere,qe nje ambasade te vleresoje leshimin e nje vize,mbi bazen e opinioneve,kur ne realitet,per kete person nuk ka nje vendim gjykate qe eshte denuar per korrupsion.Kjo nuk eshte aspak e drejte te behet.Duket qe Ambasada Amerikane,po vepron si autoritetet shqiptare qe te penalizojne mbi bazen e opinioneve,ose me rende,Komunistet ishin ata qe te penalizonin mbi bazen e opinioneve. Cdo Ambasade ka te drejte te refuzoje dhenjen e vizes,por kjo behet ne baze te procedurave te vendit te tyre,dhe jo mbi bazen e opinioneve.Kjo eshte e papranueshme ne shqiperi,ku njerezit shpesh akuzohen pa te drejte,sepse ne shqiptaret,duam sduam,e kemi ne gjak shpifjen per ti bere keq tjetrit.
Une nuk mendoj qe Departamenti Amerikan i Shtetit,mun te kete dijeni te plote te ketij veprimi te ndermarre nga Ambasadori Amerikan.Me duket e pamundur qe te thuhen gjera te tilla,te pakten me sa kam mesuar duke studjuar ne Universitetet Amerikane.
Pra Atdhetari, Amerika eshte vendi me i lire dhe me i mire ne bote.Veprimin e nje personi,ose institucione nuk duhet ta perdorim per te shfryer vrer mbi nje shtet,sepse ashtu humbasim gjykimin dhe behemi te pa besueshem.
Faleminderit per mbeshtetjen.
I juaji Barack Obama
Problem i madh se smorem vize.Leke te kemi pa e gjejme ku shkojme.