SMS-të/ Ja si manipuloi Enno Bozdo kryesinë e PD

5 Mars 2016, 13:47Politika TEMA
SMS-të/ Ja si manipuloi Enno Bozdo kryesinë e PD

Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo ka qenë urdhëruesi dhe manipulatori i zgjedhjeve në degën e PD-së në Korcë. Citynews ka mundur të zbardhë dhe të sigurojë të gjitha faktet që vërtetojnë se Bozdo ka drejtuar një skenar të turpshëm manipulimi për kryesinë e PD-së në Korçë.

Kuvendi i PD Korcë, është zhvilluar në fund të qershorit 2014, në këtë kuvend kreu i degës u zgjodh Andrea Mano. Ky ishte edhe njeriu i preferuar i Bozdos, dhe se bashku janë duke luajtur një skenar, kandidimin e Genc Pollos në Korçë si kryesues të listës. Për të siguruar një mbështëtje sa më të gjerë në kryesi dhe bazë, Mano ka kërkuar edhe mbështetjen e kryesisë e cila mund të ishte jashtë kontrrollit të tij. Në këtë mënyrë së bashku kanë ndërtuar një skemë të qartë manipulimi.

Së pari kërcënime në sallë ndaj numëruesve, presion dhe terror, ushtruar nga njerzit e urdhëruar prej Manos. Nga ana tjetër numëruesit do silleshin nga Tirana dhe të gjithë ishin vartës dhe punonjës të Ennos në Bashki. Të gjithë nën presion dhe urdhra, gjithçka nën kontrrollin e Bozdos dhe Manos.

Citynews ka siguruar sms-të dërguar nga Bozdo tek numëruesit duke ju kërkuar që të manipulohet renditja e fituesve për qytetitin dhe komunat.

Siç duket edhe nga foto numri i telefonit 069 20 93 518, ka qenë urdhërues për fituesit në kryesi. Numrat e nisur nga Bozdo përkojnë 100% me anëtarët e zgjedhur të kryesisë.

Janë më shumë se gjysma e kryesisë të degës të PD në Korçë anëtarë të zgjedhur me manipulim. Kutia dhe fletët kanë pasur të tjerë emra, ndërkohë Enno ka udhëruar manipulim nëpërmjet vendosjes të të preferuarve të tij dhe Manos.

Enno Bozdo ndoshta do jëtë i vetmi sekretar organizativ në një forcë politike që manipulon edhe votat e militantëve të partisë të tij për të zgjedhurt në degë. Diferenca e tyre nuk ishte e madhe, por Bozdo dhe Mano kanë preferuar të kenë gjithçka në duart e tyre, fakti manipulativ i cili tashmë është publik.

6 komente në “SMS-të/ Ja si manipuloi Enno Bozdo kryesinë e PD”

  1. TJ says:

    E gjithe PD eshte njelloj! Hajdute , genjeshtare dhe vrases!

  2. Shoku shpati says:

    Po me ketà te gjirokastres ca po ndodh
    Se spo gjejne emrat.

  3. Beniku says:

    Uëëëë………….. Si ka mundësi që t’a ketë bërë Bozdua Këtë? Paska turpëruar Partinë demokratike që as nuk i shkon ndërmend këto. PO .poooooooooo tani që e dëgjoi Saliu ,ku do futet i shkreti Bozdo. Vizdo-vozdo. ,Bozdo-Bozdo……… PO ju legena kini qene e legena jeni,po mjerë ata që u vijnë nga prapa. Duhet t’a kuptojne se ju jeni të mbaruar dhe me të vjrdhur nuk rrohet. Populli ua di se sa u vlen lekura.
    Parti hajdutesh e vrasës………. Parti kalamanjësh dhe një plaku të rrjedhur …….

  4. kashi says:

    ky lajm nuk me habite fare sidomos ky bozdua njeri pa cipe

  5. Arturi says:

    Epo kot nuk i thone, Enno me 2 “n” ?

  6. rigoni says:

    ky e ka emrin me dy “n” ,s’e besoj kette genjeshter,jo joooooo nuk e ben zoti ENNO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje