Eshtë zbardhur projekt-statuti i ri i Partisë Socialiste. Dokumenti me 95 nene që pritet të votohet në Kongresin e 19 marsit, ndryshon mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të partisë.
Propozimi parashikon që kur partia është në qeveri dhe kryetari është Kryeministër, atëherë zgjedhjet e brendshme për kryetar do të mbahen vetëm nesë 10 % e delegatëve të Kongresit kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështetet nga shumica e delegatëve në Kongres.
Ora News ka siguruar projekt-statutin e Partisë Socialiste të Shqipërisë i cili do të votohet nga delegatët e kësaj partie në Kongresin e datës 19 mars.
Statuti i ri përmban 99 nene në 116 faqet e tij.
Kryetari i partisë që ka qenë edhe pika më e nxehtë e statutit, ajo për të cilën është debatuar më së shumti do të zgjidhet me një anëtar një votë, por ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga funksionarë të PS, në rast se partia është në pushtet dhe kryetarizgjidhet Kryeministër, partia do të zhvillojë zgjedhje vetëm nëse 10% e delegatëve kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështet nga shumica e delegatëve në Kongres.
Statuti rregullon dhe detyrat dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, ku nga 145 anëtarë parashikohet që numri total i Asamblesë të shkojë në 220.
Një detaj i rëndësishëm është se lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë do të përmbajë jo më pak se 40% të anëtarëve nga secila gjini dhe 10% e këtyre listave duhet të jenë anëtarë të FRESSH.
Neni 58 i statutit shpeh papajtueshmërinë e mandateve të funksionarëve të shtetit me poste të caktuara në parti dhe kjo shtrihet deri tek administratori i njësisë administrative.
Anëtarët e PS do të jenë të detyruar të paguajnë kuotën financiare për partinë dhe nuk do të pranohen dhurata që e kalojnë shumën prej 1000 euro nga shtetas të huaj ose shtetas shqiptarë që banojnë jashtë vendit.
Ky statut përmban edhe një kod etike në nenin 55 të tij i cili rregullon marrëdhëniet e komunikimit brenda partisë dhe përcakton një formulë të cilën duhet ta përmbushë çdo kandidat përpara paraqitjes së kandidaturës së tij.
Shqiptarët, përgjithësisht të zhgënjyer dhe të pashpresë, kanë filluar të ndërgjegjësohen masivisht
per cmendurite autokratike te Krietarit piktor qe u degjenerua nga pushteti duke shitur idealin
e rilindjes tek Berisha dhe Meta.
kush del kunder krietarit te pushkatohet nga taulant palla
…,partia do të zhvillojë zgjedhje vetëm nëse 10% e delegatëve kërkojnë zgjedhje dhe kjo
kërkesë mbështet nga shumica e delgatëve në Kongres.
Hahahaha…!Si do te arrihet ky 10% perballe autoritetit te Enver Hoxhes,Sali Berishes,
Skender Gjinushit,Ilir Metes dhe Edi Rames???Ben Blushin ndoshta e mbeshteten vetem
1%,dhe kjo perqindje u sfumua,per te mos arritur kurre as 2%,sepse autoritari angazhoi
provincialin Palla,qe te nxiste turmat histerike injorante kunder Blushit,turma qe te kujtojn
pogromet e turmave mesjare fanatike ne Spanje kunder te pafeve,nazistet kunder hebrejve,
bolsheviket kunder armikut te klases dhe deri tek skizofrenia e rrevolucionit kulturor kinez.
Nuk ka “vetëm nëse”(litari sherrit jasht),por ka percaktim kohor te zgjedhjeve,po ose jo.
shume e vertete. KETE BERI EDHE ME KUSHTETUTEN Beri pazaret me saliun sepse pa interesin e vet( po as ate nuk e pa dot se eshte karabush ne politike. Te vesh kushte eshte arrogance, frike, imoralitet, psikopati.
Teper urgjent. Te ndalohet, masivisht, pa dallime te panevojshme partish qe pothuajse nuk ekzistojne. Gjithmone jemi penduar. Per Shqiperine.
Parti Turpi
Te gjithe ata qe flasin tere diten per demokraci dhe liri dhe tere naten flene ne krevat me Saliun, do shkruajne gjera nga me te çuditeshme. Jane pa pune dhe kalojne kohen apo jane pa shpirt dhe duan te marrin fryme? Kjo e dyta qendron me shume. . Jepini shqiptare te tille qe vetem emrin keni shqiptar pa jeni kthyer ne barbare! U emancipuan, i civilizuan dhe u çthuren si lemshi plakes.
Kot trmbeni, nuk mund te behesh dot dictator sot ne nje vend te vogel si Shqiperia. E genjeu mendja Berishen, mund te genjeje mendja supozojme edhe Edi Ramen, [pr fundi dihet. Menyra e qeverisjes sot, ne cdo vend eshte objekt per te cilen kujdesen seriozisht ata qe e duan dhe mbrojne kete lloj sistemi. Natyrisht, menyra jone e te vepruarit si popull te cdon me insistim ne diktature, por mekanizmat mbrojtes qe ofrojne institucionet ne demokraci jane pengese per voluntarizem ne ushtrimin e pushtetit. Ketu, ajo qe duhet marre ne konsiderate per tu permiresuar jane partite politike, jeta e tyre e brendshme, e cila qartesisht ne cdo parti le hapur te merret vesh se me teper kemi te bejme me banda se me parti te verteta politike. Zaten asnjera nga ato qe quhen parti politike tek ne, nuk operon jashte psikologjise se bandes. Por per qytetarin, me shume rendesi kane fuqizimi I institucioneve te pavarura shteterore. Pa po te ngelet puna ne dore te cdo partie politike tek ne, dy jave nuk na zene ne demokraci si popull. Edhe vet Ducja dhe Hitleri, Stalini dhe Enveri do vinin buzen ne gaz me menyren tone te ndertimit te demokracise.
Zigur je i sakte kur ben sarkazmen por vetem me nje ndryshim ne mbeshtetje te mendimit tend;
Eshte shume interesante fakti se duhet te propozojne 10% dhe te mbeshtesin kete propozim me shume se 50% !!!!!!! Ckuptim ka kjo ??!!
Kush e ben dallimin ne kete rast se une nuk e kuptoj nese u dashkan 10 apo 50 % . Apo thjesht bejme loje fjalesh qe te dalim aty ku kostumi del me bukur per kryetarin…… O hartues juriste !!! Mos bini ne qerthullin e sofizmave por tregohuni pak me dinjitoz per profesionin !!!
E drejte, skuadra qe fiton, nuk nderrohet