Zgjedhjet në Vlorë dhe Gjirokastër, Rama: Po transformojmë vendin dhe PS

5 Mars 2016, 15:53Politika TEMA

Socialistët e Vlorës, Sarandës dhe Gjirokastrës kanë votuar për zgjedhjen e delegatëve që do t’i përfaqësojnë në kongresin e 19 marsit ku do të zgjidhet kryetari i Partisë Socialiste. Në Vlorë kryeministri Rama ka ndjekur nga afër procesin, që e cilësoi shtysë për reformat në kuadër të mirëfunksionimit të shtetit.

Rama: “Ky është një proces shumë mbresëlënës. Në rajonin Vlorë-Gjirokastër, pas një pune të madhe për hapjen, riorganizimin, reformimin e strukturës sociale të çdo organizate, sot, mesa duket me një pjesëmarrje të pazakonshme, po votohet për delegatët e kongresit. Partia Socialiste në këtë proces, në afro dy muaj ka zhvilluar mbi 5 mijë procese zgjedhore, procese për organizatat, për kryetarët e organizatave, procese për delegatët dhe do të vazhdojmë me kongresin e partisë, që ka një rëndësi themelore, pasi është një moment kyç për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave, për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë transformimit të gjithanshëm të vendit, duke thelluar operacionin në çdo sektor, për ta çliruar organizmin e vendit tonë nga kanceri i shumë viteve pa shtet, pa reforma, pa institucione dhe pa asnjë sens të drejtimit. Kështu që, ashtu si vendi, edhe Partia Socialiste ka detyrimin që jo vetëm të ecë në drejtimin e duhur, por ta udhëheqë vendin në drejtimin e duhur.”

Për deputetin e Vlorës Koço Kokëdhima, procesi i votimit për zgjedhjen e delegatëve vijoi normalisht, ndërkohë që sqaroi dhe shkakun e mosvotimit në Njësinë Administrative të Lazaratit.

Koço Kokëdhima:  Eshte e vetmja njësi ku nuk do të ketë proces për zgjedhjen e delegatëve pasi në Lazarat numri i anëtareve nuk mjafton për t’u perfaqesuar me 1 delegat.

Rajonet Vlorë-Gjirokaster do të përfaqësohen në kongresin e 19 Marsit me 80 delegatë gjithsej./ Ora News

1 komente në “Zgjedhjet në Vlorë dhe Gjirokastër, Rama: Po transformojmë vendin dhe PS”

  1. Genti says:

    Si ka mundesi qe gjithe psikopatet dhe njerezit e ligj, behen politikane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje